HUSO BRDAKIQ ISHTE NËM HAPJEN E REACT 2017
- On 25/08/2017
Nënkryetari i komunës së Gucisë Huso Brdakiq ishte në hapjen kampit të dhjetë Regjional Euroatlantik REACT 2017 të mbajtur në Zhablak.
Kampi regjional Euroatlantik REACT 2017, që organizohet për të dhjeten herë nga Alfa Center, ka filluar sot në Zhablak, duke mbledhur rrath 90 fillestar nga shumë vende Evropiane. Ata në mënyrë tradicionale do të diskutojnë dhe ndëgjojnë ligjerata në trmrn e integrimeve euroatlantike, si dhe dy viteve të fundit kampi është pasuruar me tema të shetit të së drejtës dhe fortësimin e demokracisë në shtetet e regjionit
“Është nderë i madh që për herë të dhjetë të mirëpresim këtë energji të këtij numri kaq të madh të këtyre të rinjëve kaq entuziast, duke kaluar me ta 5 ditë, dhe duke drejtuar njohuritë e tyre dhe energjinë e investuar për ndryshime demokratike të shteteve prej nga vijnë ata” ndër të tjera është shprehur Aleksander Dedoviq, kryetar i këshillit të ekspertëve të REACT-it.
Ambasadorja amerikane Margaret An Uehara i ka shprehur mirëseardhje pjesëmarrësve duke theksuar se pikërisht janë këta lideret e së ardhmes dhe prej tyre pret gjëra të mëdha.
Ambasadori gjerman në Mal të Zi Hans Ginter Matern gjatë fjalimit të tij është fokusuar në bashkëpunimin me NATO dhe BE, duke theksuar se vlerat njerzore duhet të mbrohen por pa shfrytëzimin e armëve.
“Kur flasim për BE duhet të përmendim që në Evropë me mija vite kemi kacafytje e luftra të cilat jan zgjidhur me luftë e armë, por me krijimin e BE-së gjithçka zgjidhet qetësisht. Kjo në fakt është puna e BE-së”, është shprehur Matern.
Ambasadori i Hungarisë në Mal të Zi Kristijan Posha ka theksuar se Mali i Zi si bashkësi ka një rol të rëndësishëm ku në rrugen e saj drej Aleancës ta afrojnë dhe të ua ndriçojnë atyre shteteve që dëshirojnë të ndajnë këto vlera të Aleancës.
Kryetari i komunës Zhablak, Veselin Vukiqeviq i cili i ka lavdëruar Alfa Qendren për punën dhe mundin që ka dhënë për informimin dhe arsimimin e qytetarëve rreth konceptimit dhe përparësive të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
“Është e qartë se anëtarësimi i plotë në NATO nuk është vetëm një cak, kjo neve na mundëson që ti avancojmë proceset tona demokratike, të sigurojmë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik për qytetarët tanë” ka theksuar Vukiqeviq. Koordinatori nacional për NATO Dragan Pejanoviq ka cekur se është bërë shumë punë për tu realizuar qellimi historik- anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.
“Mjaft punë është realizuar që nga pavarësimi i Malit të Zi dhe njohja ndërkombëtare e Malit të Zi si shtet. Një nga sferat e rëndësishme ka qen edhe informimi i qytetarëve për këtë proces në të gjitha aspektet e anëtarësimit në NATO dhe komunikimi me të gjitha grupet punuese të caqeve, heqjen e paragjykimeve, mendimeve stereotipe dhe kuptimeve emocionale” ka thënë Pejanoviq duke shtuar se Mali i Zi duke u afirmuar dhe mbrojtur vlerat Euroatlantike dërgon mesazh të qartë të gatishmërisë për përparim dhe fortësim të bashkëpunimit regjinal dhe ndërkombëtar.
Përfaqësuesja e Ministrisë së mbrojtjes Alma Droviq ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO nuk do të thotë se puna jonë është e përfunduar. “Tani do të fillojmë të realizojmë reformat dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve tona. Gjatë viteve Mali i Zi ka qenë partner i besueshëm e edhe që tani duhemi ta dëshmojmë se kemi mbetur edhe më tutje partner i besueshem dhe i sigurtë i Aleancës” ka theksuar Adroviq.
Ligjeratën e parë të hapjes së REACT e ka mbajtur nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu.
REACT do të zgjas deri të mërkurën me 29 Gusht. Gjatë ceremonisë është marrë vesh të fillojnë bisedimet me kryesuesit e komunës së Gucisë që organizimi i rradhës i REACT-it të bëhet në Guci. Nënkryetari Brdakiq gjatë takimit ka pasur rast të takohet me ambasadoren e SHBA-ve Margaret ANN Uehara dhe e ka ftuar për vizitë në Guci në mënyrë që të hapen tema në drejtim të projekteve të mundshme për Gucinë.
0 Comments