KOMUNA E GUCISË DHE AMBASADA E EBA ME MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
- On 07/11/2017
Sot kryetarja e Komunës së Gucisë Anela Çekiq dhe nënkryetari Huso Brdakiq e kan vizituar ambasaden e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë në mbledhjen e mbajtur me ambasadorin Abdulsalam Harem Alromaith kan nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për finansimin e projekteve të caktuara në Guci prej të cilave është edhe shtegu i këmbësorëve nga udhëkryqi Krushevë-Vuthaj deri tek Burimet e Ali Pashës në vlerë prej 270.000 euro.
Ambasadori Alromaithi ka premtuar që projektin do ta përciell qeverisë së vet të EBA prej të ciles beson që do të ketë përgjigjje positive. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për investimet potenciale në turizëm, bujqësi, prodhimtari (sidomis në prodhimin e mishit Hallall), prodhimin e ujit nga burimet e Ali Pashës etj. Ambasadori Alromaithi ka potencuar se në fillim të vitit të ardhshëm do ta vizitoj Gucinë për tu njoftuar më afër me resurset dhe potencialin e komunës më të re në Mal të Zi.
0 Comments