NËNKRYETARI

Alt Text

mr Huso Brdakić, potpredsjednik opštine Gusinje

 NËNKRYETARI

Huso (Beli) Brdakiq, nga babai Ismeti dhe nëna Ismeta (e lindur Radonçiq)  ka lindur 23 tetor 1986 në Beran, Mal të Zi. Është shtetas i Malit të Zi dhe jeton në Guci. Ai përfundoi shkollën fillore në Guci, ndërsa shkollën e mesme – Gjimnazin e përgjithshëm në Plavë.Në vitin 2005 regjistroi Fakultetin e Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Ndërkombëtar në Novi Pazar dhe pas përfundimit të studimeve të tij në vitin 2009, dhe si 23 vjecar fitoi titullin inxhinier në teknologjinë e informacionit.

Në tetor të vitit 2009, ai vazhdoi shkollimin e tij duke u  regjistruar në studimet pasuniversitare në Universitetin Singidunum në Beograd, programin e studimit të teknologjisë moderne të informacionit, dhe me 24 vitet e tij fiton një titull të ri akademik Master i shkencave të aplikuara kompiuterike dhe informatikë. Gjatë studimeve të tij ai mori pjesë në shumë seminare, konferenca dhe simpoziume, ku ishte organizator dhe moderator.

Me sukses krahazi ka përfunduar edhe shkollën e Integrimeve evropiane në Podgoricë në vitin 2008-2009 ndërsa në vitin 2013 morri pjesë në një studim specialistik në akademinë Nansen në Norvegji ku ka percijellur seminarin “Institucionet e përgjegjshme” në Oslo dhe Lilehamer nga ku është njoftuar se si funksionon ai shtet nga qeverisja lokale deri tek ajo qendrore. Po të njejtin vit ka përfunduar shkollimin e udhëheqjes demokratike në organizatën e Aleancës qytetare. Është pjesmarrës e një numri të madh koferencash dhe forumesh prej të cilave edhe “Bashkëpunimi i konkurrencës në turizëm” e organizuar nga organizata gjermane GIZ. Si ligjerues ka marrë pjesë në kampin Regjional Euro Atlantik rreth NATO integrimeve “REACT 2013”. Ishte koordinator i Fondacionit “Gusinje” nga New Yorku ku për momentin është edhe përfaqësues i saj për Mal të Zi, është pjestar i këndit Amerikan në Podgoricë, Bashkësisë së Informaticientëve si dhe pjestar i këshillit organizues për manifestimin “Vera e Gucisë”. Gjithashtu ishte pjestar dhe korrespondent i revistes “Focus” nga New Yorku, ka shkruar për listen e vendlindjes “Izvor” në Sloveni si dhe magazinës “Dijaspora e Malit të Zi” të cilën e ka shtypur qendra për refugjat. Gjithashtu ka derguar shkrime për portalin www.Gusinje-Plav.com si dhe një kohë të gjatë ishte pjestar dhe redaktor i këtij portali të njofshem dhe njëri ndër më të vizituarit.  Shkrimet e tij janë botuar në shume buletine në gjuhën angleze në temën e Integrimeve Evropiane, magazines së udhëtimit etj. Ishte këshilltar aktiv i mbledhjes së pare konstituive të Kuvendit të komunës së Gucisë prej qershorit të vitit 2014, deri në qershor 2016. Ishte drejtor i Organizates turistike të komunes së Plavës prej shtatorit të vitit 2012 deri në nentor 2014.

Momentalisht po vazhdon studimet në vitin e dytë të Doktoraturës në Universitetin e Beogradit program studimor: Sistemet e avancuara të mbrojtjes, duke fituar kështu edhe nje titull profesional Doktor shkenc.

Përvojat e punës:

*Komuna e Plavës (qershor 2010-qershor 2013) – praktikant në kabinetin e Kryetarit

* IP SHMP “Beqo Bashiq” Plavë ( Shtator 2012- Nëntor 2014)- Profesor informatike

*Organizata turistike e komunës Plavë (Shtator 2012- Nentor 2014)- Drejtor

*IP SHF “Xhafer Nikoçeviq” Guci (Janar 2015- Qershor 2016 dhe Janar 2017-Qershor 2017)- Profesor

 

Në kohë të lire merret me ngasje të biçikletes, skijim, udhëtime, lexim etj…  karakteristika kto që e bëjnë më komunikativ, kreativ, transparent si dhe me veti organizuese dhe punë ekipore.

Motoja e tij është: “Shpejtësia është rruga drejt suksesit”

Fushat e interesimit të tij janë: turizmi, politika, diplomacia, biznisi i aviacionit prej nga ka lind edhe dëshira për të hulumtuar në këtë temë inovative nga e ka bërë edhe temen e magjistraturës: Sistemet distributive globale të kompanive ajrore. Ai është i martuar me Mersiha të lindur Saboviç dhe babai i djemve Ilhan dhe Rejan.

Për nënkryetar të komunës së Gucisë është zgjedhur me 23 Qershor 2017.

  • Kontakti

e-mail:  brdakic@t-com.me

potpredsjednik@opstinagusinje.me

telefoni: +382 (0) 67 510 157

Nënkryetari i komunës:

Komuna mund të ketë një ose më shumë nënkryetarë. Nënkryetari emërohet dhe shkarkohet nga kryetari  i komunës me miratimin e Kuvendit.Mandat i zgjat për aq kohë sa të kryetarit të komunës.

Nënkryetari zëvendëson kryetarin e komunës, në rast të mungesës së tij dhe kryen detyra tjera të caktuara nga Kryeta