PROGRAMI I PUNËS DHE PLANI FINANCIAR
I
SHOQËRIISË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR “VEPRIMTARITË KOMUNALE” GUCI
PËR VITIN 2017
GUCI, Tetor 2017
PROGRAMI I PUNËS – AKTIVITETET
Programi i punës së SHPK-së “Veprimtaritë komunale” Guci (në tekstin e mëtutjeshëm të Shoqëria) për vitin 2017 është i ndarë për tre muaj, dhe janë paraqitur veprimet që do të kryhen ose që tashmë janë marrë në mënyrë që të krijohen kushtet për funksionimin normal të Shoqërisë si dhe punën që punonjësit e Shoqërisë do të kryejnë në periudha të caktuara.
Me Programin e Shoqërisë për vitin 2017, janë planifikuar aktivitetet e mëposhtme për të lehtësuar mbledhjen e fondeve të planifikuara për funksionimin normal të shoqërisë.
Shoqërisë do të kryejë aktivitete, të cilat i besohen nga komunën e Gucisë, me iniciativën e vet në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Shoqërisë, në aktiviteteve për të cilat është regjistruar.
Ofrimi i shërbimeve me përfundim të datës 31.10.2017 në komunën e Gucisë është bërë nga SHPK “Veprimtaritë komunale” e Plavës ,për të cilat shërbime janë dhënë fonde nga buxheti i komunës së Gucisë.
Veprimtaritë e Shoqërisë janë:
Pastrimi dhe fshirja e rrugëve, trotuareve, urave, shkallëve dhe parkingjeve;
Mirëmbajtja e zonave publike të gjelbra, lëndinave;
Mbledhja, transportimi dhe asgjësimi i mbeturinave komunale;
Shpërndarja e ujit të pijshëm dhe mirëmbajtja e furnizimit me ujë të qytetit;
Mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe të pakategorizuara në periudhën e dimrit dhe të verës
Mirëmbajtja e ndriçimit
Shërbimet e artizanateve
Pjesëmarrja në realizimin e punëve publike.
I Tremujori i Parë
Tremujori i parë mbulon muajt janar, shkurt dhe mars.
Më 30 maj 2017, Kuvendi i Komunës së Gucisë, në seancën e dytë, miratoi Vendimin për themelimin e Shoqërisë, si dhe Vendimin për emërimin e Këshillit të Drejtorëve.
II Tremujori i Dytë
Tremujori i dytë përfshin muajt prill, maj, qershor.
Këshilli i Drejtorëve më datën 24 prill 2017 ka miratuar Statutin e Shoqërisë dhe më 23 qershor 2017, Kuvendi i Komunës së Gucisë në seancën e tij të tretë miratoi Vendimin për dhënjen e pëlqimit të Statutit të Shoqatës.
III Tremujori i tretë
Tremujori i tretë mbulon muajt e korrikut, gushtit dhe shtatorit.
Më 8 korrik 2017, Këshilli i Drejtorëve të SHPK “Veprimtaritë komunale” Guci emëroi ushtruesin e detyrës së Drejtorit Demir Bajroviq, duke krijuar kështu kushtet për regjistrimin e Shoqërisë.
Drejtori i Përgjithshëm mori të gjitha veprimtaritë brenda kompetencave të tij me qëllim që sa më shpejt që të ishte e mundur të grumbullohej dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e Shoqërisë. Më 1 gusht 2017, Shoqëria u regjistrua zyrtarisht në RQSE të Malit të Zi.
Pas regjistrimit të Shoqërisë janë përgatitur aktet, vendimet, planet, programet etj.
IV Tremujori i katërt
Tremujori i katërt për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Gjatë kësaj periudhe, theksi është vënë në krijimin e parakushteve, dmth marrjen e vendimeve që janë jetike për funksionimin e Shoqërisë. Kjo i referohet faktit se themeluesi i Shoqërisë në këtë rast Kuvendi i Komunës së Gucisë ta jep pëlqimin me listën e çmimeve të shërbimeve të përcaktuara nga Këshilli i Drejtorëve.
Në këtë periudhë, përveç aktiviteteve të renditura më lart, aktivitetet kryesore do të jenë në përgatitjen më të mirë për periudhën e dimrit.
Përgatitja e rrugëve lokale, kanaleve, largimin e bimëve që pengojne qarkullimin e makinerisë që do të pastrojnë borën në rrugë.
Sigurimi i sasive të mjaftueshme të zhavorit në seksionet kritike të rrugëve të lira. Sigurimi i sasisë së kërkuar të kripës. Përgatitja e mekanikës që në kohë dhe gjendje të rregullt të pritet dimëri.
Punimet e nevojshme në furnizimin me ujë të burimit si dhe në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në mënyrë që shpërndarja e ujit të pijshëm të jetë e saktë dhe e rregullt.
AKTIVITETET TJERA
Përveç këtyre “Veprimtaritë komunale”, Guci do të kryejë të gjitha detyrimet e tjera që rrjedhin nga Ligji dhe Statuti i Shoqërisë.
Testet e cilësisë së ujit do të kryhen rregullisht.
Pastaj, llogaritja dhe faturimi i shërbimeve për grumbullimin, transportimin dhe hedhjen e mbeturinave komunale do të kryhet rregullisht, dhe pastaj për ujin e konsumuar.
Do të punohet në miratimin e akteve, planeve, programeve, buxheteve etj. Do të llogaritet dhe do të paraqitet edhe aplikacioni i TVSH-së.
Do të miratohet Plani i festave, Plani i punës, Plani financiar, Plani i prokurimit publik etj. Kompania gjithashtu do të kryejë të gjitha detyrat e tjera për të cilat lind nevoja.
UD DREJTORIT
Demir Bajrovic d.v.
PLANI FINANCIAR
Paraqitja Tabelare e Planit financiar për vitin 2017.
DESTINIMET E MJETET E NEVOJSHME NË €
I TË HYRAT
– Buxheti i Komunës së Gucisë 11.000,00
– Të hyrat vetanake
-Të hyrat nga mbledhja e mjeteve nga shërbimet komunale 15.000,00
– Të ardhura nga donacionet 1.500,00
– Të hyrat ngafitimi i mirëmbajtjes dimërore të rrugëve 4,500.00
-Të hyrat nga shërbimet e mirëmbajtjes së hapësirës publike 2,500.00
– Të hyrat nga shërbimet e tregut 100.00
TË HYRAT TOTALE: 34,600.00
II SHPENZIMET
- Të ardhurat bruto dhe kontributet në barrën e punëdhënësit
TOTALI: 27,000.00
- Shpenzimet për materialet dhe shërbimet
– Kostoja e furnizimeve të zyrës 150,00
– Shpenzimet e shërbimeve postare 10,00
– Kostoja e mallrave higjienike 50,00
- Shpenzimet për udhëtime zyrtare 100,00
- Shpenzimet për internet dhe tel. shërbim 150,00
- Kostot e mirëmbajtjes së pajisjeve 50,00
- Shpenzimet për material 150,00
- Kostot e analizës së ujit 250,00
8.Kontratat 300,00
- Krijimi dhe mbajtja e programit 50,00
TOTALI: 1,260.00
- Shpenzimet për pajisjet dhe makinerinë
– Mirëmbajtja e rregullt e makinerisë, pjesëve rezervë 300,00
– Karburanti (naftë + benzinë) 2.000,00
– Regjistrimi i automjeteve 1.600,00
– Blerja e klorit 400,00
– Vajrat dhe lubrifikantët 150.00
– Pajisjet 100,00
– Paisjet hidraulike dhe kanalizime 200,00
– Gomat 1300.00
TOTALI: 6.050,00
SHPENZIMET TOTALE 34,310.00
UD DREJTORIT
Demir Bajrovic d.v.
R A P O R T
I PUNËS SË KRYETARES SË KOMUNËS
DHE ORGANEVE TË ADMINISTRATËS LOKALE
PËR VITIN 2016
Guci, Mars 2017
HYRJE
Raporti i punës së kryetares së Komunës dhe organeve të administratës lokale dhe shërbimeve për vitin 2016 është i punuar në përputhje me dispozitat e nenit 57. Ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilin është përcaktuar që kryetari/ja e Komunës një herë në vit i raporton Kuvendit të komunës dhe qytetarëve rreth punës dhe funksionimit të administratës lokale.
Raporti i punës jep një përmbledhje të aktiviteteve si dhe punës së kryetarës së komunës, duke shikuar në pyetjet kryesore që kan të bëjnë me funksionimin e vetëqeverisjes lokale si dhe arritjen e interesit publik në Komunë.
Para qasjes së përpunimit të raportit për vitin 2016, kam analizuar raportet e punës së organeve të administratës lokale, ashtu që në këtë material në mënyrë gjithëpërfshirse mund të shiqohet funksionimi i vetëqeverisjes lokale në të gjitha segmentet e saj. Gjithashtu materiali përmban edhe informata dhe të dhëna rreth punës së kryetares, detyrave dhe realizimeve të organeve në vitin 2016, aktivitetet e realizuara që burojnë nga dokumentacioni strategjik qendror, lokal, etj.
Duke ushtruar punën e kryetares së komunës, qëllimi im ishte të krijoj supozime juridike e materiale për funksionim të organeve të administratës lokale, që njëherit ka krijuar edhe mundësinë që në bazë të dispozitave ligjore të mundësohet përmbushja e interesave dhe kërkesave të qytetarëve.
Puna e kryetares së komunës ka qenë e drejtuar në arritjen e punëve normative, realizim, mbikqyrje, organizim dhe funksionim pritokolar.
Raporti është i konceptuar në këto segmente:
-PUNË NORMATIVE
-PUNËT E BUXHETIT
-PUNËT NË NDERTIMIN DHE REVITALIZIMIN E INFRSTRUKTURËS
-DOKUMENTACIONI PROJEKTUES
-ADMINISTRATA LOKALE- ORGANIZIMI, FUNKSIONIMI DHE MBIKQYRJA
-MARDHËNIET DHE BASHKËPUNIMI
-PUNA PUBLIKE DHE TRANSPARENTE
-MASAT PËR PËRMIRËSIMIN E PUNËS SË ADMINISTRATËS LOKALE
PUNËT NORMATIVE
Duke i propozuar vendime dhe akte tjera Kuvendit të komunës, e që ishin parakusht për krijimin e funksionimit të administratës dhe vetëqeverisjes lokale, është kryer funksionimi normativo-juridik i kryetarës së komunës në vitin 2016.
Në bazë të Planprogramit të punës për vitin 2016, kryetarja e komunës ka propozuar rregulloret si vijojnë:
- Harmonizimi i akteve normative të nivelit lokal me ligjet e akteve tjera.
- Propozim-vendimi nga fusha e financave dhe të hyrave publike.
- Propozim-vendimi për sjelljen e dokumentacionit planifikues në Komunën e Gucisë.
- Propozim-vendimi për tokën e ndertimit në qytet.
- Propozim-vendimi i rëndësisë së përgjithshme për funksionimin,formimin dhe rregullimin e administratës lokale.
Kryetarja e Komunës në bazë të përgjegjësisë së funksionit të vet, varësisht nga situata konkrete dhe nevojave, ka sjellë vendime, rregullore, aktvendime për realizim të punëve nga përgjegjsia e vetëqeverisjes lokale si dhe ekzekutimin e punëve te bartura dhe të besuara.
PUNET E BUXHETIT
Me vendimin për Buxhetin e komunës së Gucisë për vitin 2016 ishin të planifikuara mjetet prej 843699,00 Eura.
E rikujtoj që Vendimin për Buxhet e ka miratuar Këshilli i të besuarve i cili është formuar nga ana e Qeverisë së Malit të Zi për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Komunës së Gucisë, është miratuar në Gusht 2016.
Nga të hyrat e planifikuara, në fund të vitit 2016 janë realizuar 513048,98 Euro
Shpenzimet perfundimtare në vitin 2016 kan qenë 403520,10 Euro.
Bazuar në Ligjin për Buxhet dhe përgjegjësisë fiskale, si dhe Ligjit për financim të vetëqeverisjes lokale është siguruar raportimi drejt Ministrisë së Financave përmes raportimit të rregullt.
Sekretariati ka përgatitur, planifikuar dhe përpunuar Vendimin për Buxhet të Komunës së Gucisë për vitin 2016.
Ka mbajtur librin kryesor dhe librin e trezorit.
Ka përgatitur aktvendimet dhe akte tjera të përgjegjësisë së vet.
Ka përgatitur raporte, shkresa- Agjensionit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe sektorit joqeveritar.
Shërbimi për pagim të të hyrave lokale në periudhën raportuese.
Janë përpunuar dhe shtypur 4916 Vendime për tatim në patundshmëri.
-Tatim në patundshmëri 22067,50 Euro për objekte dhe 22338,45 Euro për tokë.
-Taksa administrative 4225,44 Euro
-Mbitaksë e tatimit në të ardhura të personave fizik 2288,28 Euro
-Kompenzim për shfrytëzimin e rrugëve komunale 11437,30 Euro
-Të hyra tjera 6383,75 Euro
Si arsye kryesore të inkasimit të dobët e cilësoj: mungesen e vendimeve të nevojshme për inkasim (arsyet janë politike), mos ndarja totale nga Komuna e Plavës si dhe arsye tjera objektive.
-Janë dhënë 20 leje për punë.
-Janë realizuar 35 inspektime në subjektet afariste.
-Janë perpunuar 79 kërkesa për pension të pleqërisë.
-Janë përpunuar 17 kerkesa për subvencione të blegtorisë dhe prodhimit bujqësor.
-Janë enutanazua 10 lopë të infektuara.
-Janë kshilluar dhe orjentuar 37 qytetar në ftesem publike IPARD Like.
PUNËT NË NDERTIM DHE REVITALIZIM TË INFRASTRUKTURËS
INVESTIMET E FINANCUARA ME MJETE VETANAKE
- Rregullimi i rrjedhes së ujrave 6500,00 Euro
- Rrugët lokale, mirëmbajtje dhe sanime të vogla 5200,00 Euro
- Mbushja e gropave me asfalt (rajonet rurale) 3700,00 Euro
- Pastrim të hapsinave publike 36000,00 Euro
- Mirëmbajtje të ndriçimit të qytetit dhe shpenzime të energjisë elektrike 21000,00 Euro
- Investime të ndryshme të imëta 1500,00 Euro
GJITHSEJ 73.900,00 Euro
INVESTIMET QË I KA REALIZUAR DPP-ja NË KOMUNËN E GUCISË
- Përfundimin e punëve në urën e këmbësorëve 30000,00 Euro
- Modernizimin e rrugëve lokale, shtrimin e asfaltit me trashsi 6cm dhe gjatësi 2km 80000,00 Euro
- Investimet në ndertimin e objektit administrativ të komunës 150000,00 Euro
- Mushjen e gropave me asfalt 5000,00 Euro
GJITHSEJT 265000,00 Euro
INVESTIMET E REALIZUARA NGA DREJTORIA PËR KOMUNIKACION SI DHE ORGANIZATAT JOQEVERITARE
- Asfaltimi, gjegjësisht veshja me asfalt e 700m rruge në rrugen regjionale Guci-Plavë investim prej 48000,00 Euro- drejtoria për komunikacion.
- Vazhdimi i punimeve në projektin për rregullimin e Burimeve të Ali Pashës- Euro Gucia nga New Yorku dhe përfaqësuesit e Evropes Përëndimore në vlerë prej 23000,00 Euro
GJITHSEJT 71000,00 Euro
INVESTIMET NË DOKUMENTACIONIN PROJEKTUES TEKNIK
- Drejtoria për punë publike 5000,00 Euro
- Komuna e Gucisë 5000,00 Euro
- Përpunimi i bazës gjeodezike dhe elaborateve- Komuna e Gucisë 3900,00 Euro
GJITHSEJT 13900,00 Euro
ADMINISTRATA LOKALE- ORGANIZIMI, FUNKSIONIMI DHE MBIKQYRJA
Në bazë të rregullave ligjore si kryetare komune kam mbikqyrur punën e punonjësve të administratës, kam drejtuar dhe i kam këshilluar për punë sa më kualitative duke dhënë sherbime për qytarët, përderisa administratori kryesor ka koordinuar punen e administratës dhe ai në bazë të rregullores dhe përshkallëzimit mban përgjegjsi për punën ligjore të administratës. Vlen të theksohet se Administratori, Kryetarja e Komunës si dhe Kryetari i Kuvendit ishim anëtarë të komisionit të Arbitrazhit për ndarjen e Komunave Plavë e Guci, komision ky i formuar nga Qeveria e Malit të Zi.
Administratori kryesor ka bërë punët nga përgjegjësitë e veta. Ka marrë pjesë në punimet e dhënies së mendimit për propozimet e akteve normative të organeve. Organeve lokale iu është dhënë ndihmë profesionale për kryerjen e punëve profesionalisht.
Në bazë të nenit 9 të Vendimit mbi themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Vetëqeverisjes Lokale dhe Organizatave Joqeveritare (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale nr. 29/17), Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Gusisë, shpall
F T E S Ë P U B L I K E
për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare
1.Organizatat joqeveritare që kanë selinë ose operojnë në territorin e komunës së Gucisë ftohen të propozojnë anëtar për Këshillin për bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare
Nga një organizatë joqeveritare në Këshillin mund të emërohet vetëm një përfaqësues. Organizatë joqeveritare mund të propozojë vetëm një kandidat për anëtar të Këshillit.
- Kandidatin për anëtar të Këshillit mund ta propozojë një organizatë jo-qeveritare që plotëson kushtet e mëposhtme:
– që është regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, të paktën një vit para publikimit të thirrjes;
– që ka selinë apo vepronë në territorin e komunës së Gucisë;
– se në vitin e kaluar, në fushat e referuara ka realizuar një ose më shumë projekte, ose ka marrë pjesë në së paku një fushatë apo zbatuar të paktën dy aksione;
– që në organin e menaxhimit të OJQ-së, nuk ka anëtarë të partive politike dhe zyrtarëve publikë, në aspektin e kuptimit të dispozitave për parandalimin e konfliktit të interesit.
3.Organizata jo-qeveritare është e obliguar që me propozimin e kandidatëve, organit kompetent të punës së Kuvendit ti paraqesë dëshmitë e mëposhtme:
1). Një kopje e vërtetuar e Aktvendimit mbi regjistrimin në regjistrin e administratës shtetërore kompetent për regjistrimin dhe evidentimin e të dhënave të OJQ-ve,
2). Statutin e organizatës të vertetuar;
3). Dëshmi mbi projektet e realizuara ose aktiviteteve në vitin e mëparshëm: të marrëveshjes së financimit, broshura, galeri, fletëpalosjeve, artikujt e gazetave dhe të ngjashme;
4). Deklarata e personit të autorizuar për të përfaqësuar organizaten joqeveritare që në organet drejtuese të organizatave jo-qeveritare nuk ka anëtar të partive politike, zyrtarë publikë, në aspektin e kuptimit të dispozutave për parandalimin e konfliktit të interesit dhe të zyrtarëve dhe të punësuarve lokal,
5). Kopje të vërtetuar të llogarive përfundimtare (bilancit të gjendjes dhe bilancit të suksesit) për vitin e kaluar.
4.Kandidati i organizatës jo-qeveritare, si anëtar i Këshillit mund të jetë një person i cili:
– banon në territorin e komunës;
– të ketë përvojë në aktivitetet e përmendura për vetëqeverisjen lokale;
– të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike apo funksioar publik, dhe
– nuk është i punësuar / në organet e vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet publike.
5.Organizatë jo-qeveritare që propozon kandidatin për anëtar të Këshillit, përveç dokumentacionit të përmendur në pikën 4, është e detyruar të paraqesë për kandidatin si më poshtë:
– kopje e vërtetuar e kartës së identitetit-letërnjoftimit;
– biografia e kandidatit me informacion në lidhje me posedimin e përvojës në organizatat jo-qeveritare në fushën e veprimtarisë për të cilën kandidohet;
– deklaratë se kandidati nuk është anëtar i ndonjë partie politike apo funksionar publik;
-deklaratë se kandidati nuk është i punësuar në organet e administratës lokale ose shërbimin publik të themeluar nga komuna,
– deklaratë që kandidati pranon emërimin si anëtar i Këshillit.
6.Afati i fundit për propozimin e kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të ftesës në adresën e Kuvendit të komunës së Gucisë-Këshillit për zgjedhje dhe emërime.
Guci,më 01.11.2017
Këshilli për zgjedhje dhe emërime
Kryetar
Demir Bajroviq
Në përputhje me Nenin 15 të Vendimit për themelimin e Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeveris lokale (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi –dispozitat komunale, nr.29 / 17), Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Gucisë, shpall:
F T E S Ë P U B L I K E
për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjes lokale
Ftojmë institucionet, ndërmarrjet, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe qytetarët që të propozojnë anëtarët e Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale.
Anëtarët e këshillit zgjidhen nga radhët e qytetarëve të shquar dhe të dalluar të komunës dhe ekspertë në fusha të rëndësishme për pushtetin lokal.
Propozimi për kandidimin e anëtarit të Këshillit përfshinë edhe një deklaratë e pranimit të nomimit të kandidatit.
Këshilli për zgjedhje dhe emërime duhet të krijojë një listë të kandidatëve për anëtarë të Këshillit, duke përcaktuar listen e kandidatëve për anëtar të Këshillit, duke siguruar përfaqësim proporcional të ekspertëve nga të gjitha fushat me rëndësi për vetëqeverisjen lokale.
Për anëtar të Këshillit nuk mund të zgjidhen: – deputetë ose këshilltarët – funksionarët lokalë, krerët e administratave lokale dhe drejtuesit e shërbimeve publike të themeluara nga komuna – të zgjedhurit dhe të emëruarit në Qeverinë e Republikës së Malit të Zi dhe organe të administratës shtetërore, – funksionarët e partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesisë, zëvendësit e tyre, anëtarët e këshilleve kryesore dhe ekzekutive, si dhe zyrtarë të tjerë të partisë.) – personat që janë dënuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare, personi që pavarësisht dënimit të shqiptuar ose të dënuar për një tjetër vepër penale që është dënuar me burgim më të gjatë se 6 muaj me Aktgjykim të formës së prerë.
Afati i fundit për propozimin e kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të ftesës në adresën e Kuvendit të komunës së Gucisë-Këshillit për zgjedhje dhe emërime.
Guci,më 01.11.2017
Këshilli për zgjedhje dhe emërime
Kryetar
Demir Bajroviq
Mali i Zi Komuna e Gucisë Kuvendi i Komunës së Gucisë ` Nr 001-16/17 Guci më, 16.06.2017.
Në bazë të nenit 46, të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale ( “Gazeta zyrtare e RMZ’’ nr.42/03,28/04, 75/05,13/06, dhe (“Gazeta zyrtare e MZ“nr.88/09,03/10,75/10,38/12,10/14 dhe 03/16), dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Gucisë (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale nr.25 / 14):
THËRRAS
Mbledhje e tretë të Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017
Mbledhja do të mbahet më 23. 06.2017(e premte), në IP-Qendra për Kulturë në Guci duke filluar nga ora 10 h.
Për mbledhje propozoi këtë :
REND TË DITËS
- Propozim Vendimi për kushtet,mënyrën dhe procedura e pjesëmarrjes së banorëve lokalë në ushtrimin e punëve publike.
2.Propozim Vendimi për transportin me taksi.
3.Propozim Vendimi për rrugët lokale dhe ato të pa kategorizuara.
4.Propozim Vendimi për këshillin për bashkëpunim në mes organeve të vetëqeverisjës lokale dhe organizatave joqeveritare.
5.Propozim Vendimi për Këshillin për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqevirsjës lokale në Komunën e Gucisë.
6.Propozim Vendimi për themelimin e Shërbimit të Policisë komunale
7.Propozim Vendimi për miratimin e Kodit të etikës së përfaqësuesve të zgjedhur dhe funksionarëve të vetëqeverisjes lokale për komunën e Gucisë.
8.Propozim Vendimi për miratimin e Kodit të etikës së zyrtarëve dhe shërbyesve lokal në komunën e Gucisë.
9.Propozim Vendimi për taksën e qëndrimit.
1o. Propozim Vendimi për inicimin e ndryshimeve në Statutin e komunës së Gucisë.
- Propozim Vendimi për emërimin e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të komunës së Gucisë.
- Propozim Vendimi për emërimin e Komisionit për përcaktimin e simboleve dhe ditës së komunçs së Gucisë.
13.Propozim Vendimi për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Komisionit për çështje komunale banesore, mbrojtje të mjedisit, zhvillim, ekonomi dhe financa.
14.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqimit në Statutin e SHPK “Veprimtarirë komunale”-Guci.
15.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqimit në Statutin e IP”Qendra për kultur”-Guci.
16.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqimit në Statutin e Organizatës turistike-Guci.
17.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqimit në Aktvendimin e Kryetarës së komunës në emërimin e nënkryetarit të komunës së Gucisë.
18.Propozim Vendimi për emërimin e sekretarit të Kuvendit të komunës së Gucisë.
19.Pyetje dhe përgjigjje të këshilltarëve
Në mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësues të mediave.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic d.v
Në bazë të nenit 45 paragrafi 1 në lidhje me nenin 108. paragrafin 1 i Ligjit për vetëqeverisjen lokale ( “Gazeta Zyrtare e republikës së Malit të Zi”, nr. 42 / o3,28 / 04,75 / 05,13 / 16 dhe ” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr.88 / 09,03 / 10,38 / 12 , 10/14 dhe 03/16), dhe nenit 35 paragrafi 1 pika 36 i Statutit të komunës së Gucisë, ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi -dispozitat komunale”. nr 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06. 2017, miratoi këtë:
VENDIM
për mënyrën dhe procedurën e pjesëmarrjes së popullatës lokale në ushtrimin e punëve publike
I – DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Për të arritur parimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në ushtrimin e punëve publike dhe transparencën e punës së vetëqeverisjes lokale, sigurimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve, ky vendim rregullon mënyrën dhe procedurën e pjesëmarrjes popullsisë lokale në çështjet publike, format dhe mekanizmat e pjesëmarrjes, lëndët, masat dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet komunale për të inkurajuar përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit, vendimmarrjes dhe në implementimin e tyre.
Neni 2
Autoritetet komunale janë të obliguara të sigurojnë që qytetarët të jenë të informuar në kohën e duhur për të gjitha çështjet që janë me rëndësi për jetën e tyre.
Qytetarët kanë të drejtë të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për përfshirjen e tyre në fazën e deklarimit paraprake për përgatitjen e planeve, programit të zhvillimin dhe politikave të investimeve, deklarimi për dispozitat, përkatësisht aktet që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e popullatës lokale, si dhe të gjitha procedurat dhe dispozitat e tjera që janë me interes për realizimin e të drejtave të tyre ose përmbushjen e detyrimeve.
Neni 3
Autoritetet komunale, jan të obliguar para se të marrin një vendim apo akt tjetër nga ana e tyre të informojë aplikantët dhe qytetarët për vendimin e marrë në propozimet e parashtruara, vërejtjet apo sugjerimet.
Organet e komunës sigurojë kushte për arsimimin e zyrtarëve lokalë dhe punonjësve dhe popullsisë lokale, për përfshirjen më të drejtpërdrejtë dhe të plotë në kryerjen e punëve publike.
Neni 4
Për të kuptuar më mirë arsyet e miratimit të ndonjë akti konkret; autoritetet komunale janë të obliguara të përshtaten formën e aktit, përmbajtjen dhe shpjegime me nevojat dhe aftësitë e pjesëmarrësve, të drejtat dhe detyrimet financiare që janë propozuar në aktë, e veçanërisht në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara; metoda e përgatitjes së akteve të pjesëmarrësve në procedurën e hartimit të aktit, mënyrën e dorëzimit të propozimit, vërejtjet, sugjerime apo mendimet në aktin e propozuar, dhe për çështje të tjera me rëndësi për përfshirjen e qytetarëve.
Neni 5
Organet e komunës janë të obliguara të sigurojnë përfshirjen dhe inkurajimin e qytetarët në procesin e vendim-marrjes, duke përdorur mekanizmat e këtij Vendimi, në varësi të rrethanave të veçanta dhe burimeve financiare.
II – Format dhe mekanizmat e pjesëmarrjës së qytetarëve
Neni 6
Banorët lokalë marrin pjesë në deklarimin dhe në vendimmarrje në çështjet publike me anë të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve të përcaktuara me ligj – iniciativë, iniciativë qytetarësh, tubime qytetarësh, referendum (lokal dhe komunal) dhe përmes formave të tjera në përputhje me Ligj.
Neni 7
Deklarimi paraprak i banorëve lokalë bëhet në procedurën para se të nxjerrën aktet e planifikimit (planin e zhvillimit, planifikimit hapësinor dhe urban, planin e zhvillimit, veprimtarisë dhe programet e investimeve).
Deklaimi paraprak për aktet e përmendura në paragrafin l të këtij neni, do të sigurohet duke u deklaruar bashkësitë lokale.
Varësisht nga natyra e aktit dhe mundësive materiale të përgjithshëm, deklarimi paraprak mund të sigurohet edhe me anë të një ankete në tubim të qytetarëve, diskutimeve të ekspertëve, tryezave të rrumbullakëta dhe formave të tjera.
Neni 8
Banorët lokalë marrin pjesë në vendimmarrje në një mënyrë që deklarohen për aktet e miratuara nga vetëqeverisja lokale, për: – Statutin e Komunës, – planet dhe programet e zhvillimit; – plani i investimeve shumëvjeçare dhe politika e investimeve, – planeve hapësinore dhe urbanistike, – programit të zhvillimi dhe përdorimi i tokës ndërtimore, – buxhetin e komunës – programin e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit – akteve të tjera që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve.
Neni 9
Autoritetet komunale, nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe përmes formave të tjera, të tilla si organizimin e Forumit të konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve, organizimin tematik apo forumet e palëve të interesuara (njerëzve me nevoja të veçanta, personat që janë në nevojë, etj), organizimin e tribunave për problemet specifike dhe çështjet e grupeve nacionale dhe etnike, gratë, të rinjtë dhe fëmijët, të moshuarit, pensionistët dhe grupe të tjera të interesuara, organizatat dhe shoqatat .
Neni 10
Mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarëve në çështjet publike janë:
– informimin e popullatës lokale nëpër faqet e internetit, broshurave informative, media, gazetat, planet, anketat, pyetësorët, panove dhe tabelat e shpalljeve, etj,
– marrjen e mendimet dhe propozimet e qytetarëve përmes linjave kujdestare telefonike, kutive të vërejtjeve, kutive të përshtypjeve, etj,
– trajnimi i zyrtarëve lokalë, punonjësit dhe qytetarët duke organizuar seminare,mbajtjen e mbledhjeve të rregullta ose të kohë pas kohëshme
– trajnimi i zyrtarëve lokalë, punonjësit dhe qytetarët duke organizuar punëtori, mirëmbajtjen e takimeve të përhershme dhe të rastit, seminare, qendër informacioni, ligjërues- mysafir, organizimin e tryezave të rrumbullakëta etj.
– angazhimi i vullnetarëve për të ofruar ndihmë për personat në nevojë,
– sigurimin e pjesëmarrjes së grave dhe grupeve kombëtare e etnike, të rinjëve dhe grupet e tjera në miratimin dhe shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë për ta.
Neni 11
Organet e komunës janë të detyruar të krijojnë kushtet për aplikimin e mekanizmave sipas nenit lo të këtij Vendim.
Neni 12
Autoritetet komunale janë të detyruar të aplikojnë forma të ndryshme të pjesëmarrjes së të rinjve në planifikimin dhe vendimmarrjen në komunë, në konsultim me ta dhe me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Për të mbështetur aktivitetet e organizatave dhe shoqatave rinore, ose në mënyrë të shoqërimit së tyre, autoritetet komunale do të inkurajojnë punën e këtyre organizatave dhe shoqatave me masa konkrete dhe aktivitete, të tilla si: krijimi i një qendre për të rinjtë (ose qendrat e këshillimit), caktimin i kohës së lirë për aktivitete kulturore, krijimin e bashkëpunimit me shkollat, përfshirjen e të rinjve në programet e formimit profesional, nxitjen e punësimit, akomodimin dhe trajtimin e nevojave për strehim, përfshirja në punën e Parlamentit, parandalimin në luftën kundër sëmundjes, varësisë, etj
Neni 13
Autoritetet komunale do të sigurojë që në çështjet e rëndësisë së përgjithshme në procesin e vendimmarrjes të përfshijë publikun e gjerë: qytetarët, bizneset dhe sipërmarrësit, organizatat joqeveritare dhe grupet e tjera të interesuara .
Neni 14
Para fillimit të procedurës për përgatitjen dhe miratimin e akteve të përmendura në nenin 8 të këtij Vendimi, autoriteti kompetent do të krijojë një plan të pjesëmarrjes së qytetarëve për secilin nga këto akte.
Me planin e pjesëmarrja do të përcaktohen format dhe mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e miratimit të atij akti, dhe përcaktohet afati për të vepruar autoritetet.
Plani i pjesëmarrjës do të publikohet në mënyrë të përshtatshme për të informuar anëtarët.
Neni 15
Organi i administratës lokale për mardhënje në fushë të administratës është i detyruar për të siguruar zbatimin e formave dhe mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare për secilin akt individual të përcaktuar me këtë Vendim.
Neni 16
Organet e qeverisjes vendore janë të detyruar të mundësojnë personat me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtën sipas këtij Vendimi, në një mënyrë të përshtatshme me nevojat dhe mundësitë e personave të tillë.
III – PROCEDURA E PJESËMARRJES SË POPULLËSISË LOKALE
- Përcaktimi i nevojave të popullatës lokale
Neni 17
Punët përgatitore për hartimin e akteve normative dhe planifikuese sipas nenit 8 të këtij Vendimit, si rregull e kryejnë organet përkatëse të administratës lokale.
Neni 18
Në procesin e përgatitjes së akteve organet janë të detyruar për të mbledhur informacion të nevojshëm dhe të dhëna nga qytetarët, bashkësive lokale, organet dhe organizatat, shërbimet publike, organizatave joqeveritare, shoqatave rinore, kategoritë e ndryshme të qytetarëve (gratë, rinia, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit dhe invalidët ), dhe persona të tjerë në përputhje me karakterin e aktit.
Me qëllim të krijimit të një baze sa më të plotë dhe kualitative për hartimin e akteve, mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, do të bëhet me anë të mekanizmave të duhur në përputhje me planin e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Organi i administratës lokal kompetent për marrëdhënie në fushën administrative, është e nevojshme për të mbledhur të dhëna dhe informata para fillimit të procedurave të hartimit të akteve, e që do të analizohen për të vlerësuar problemin dhe përcaktimin e nevojave të qytetarëve.
Neni 19
Bazuar në analizën e të dhënave dhe informatave, autoriteti relevant vendor përgatit projekt-aktet paraprake me propozimet themelore dhe zgjidhjet alternative me interes për popullatën vendase dhe ta dërgojë atë tek autoriteti kompetent për të përcaktuar projekt aktet.
Në arsyetimin e aktit, sidomos për të dhënë arsyet të cilat ishin vendimtare për të propozuar zgjidhjet e tilla, me shpjegime të zgjidhjeve të reja, efektet financiare për qytetarët apo buxhetin e komunës, avantazhet e tyre në krahasim me ato ekzistuese dhe shpjegimet për të reflektuar mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe metodës për të tejkaluar problemet e mundshme të shkaktuara nga ndryshimet e propozuara.
- Dëgjim publik
Neni 20
Organet e komunës janë të obliguara që tu sigurojnë qytetarëve që duke organizuar diskutime publike dhe të ekspertëve të japin propozime me shkrim dhe gojë, vërejtje, sugjerime dhe mendime për aktet që janë subjekt i debatit.
Neni 21
Autoriteti kompetent komunal do të përgatisë projekt-aktin dhe ta vëjë në dëgjim publik, në përputhje me planin e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Autoriteti për organizimin e debatit publik është i obligueshëm që projekt aktet dhe planin e pjesëmarrjes së qytetarëve në mënyrën e duhur ta vëj në dispozicion për publikun.
Organi për organizimin dhe mbajtjen e debat publik është e nevojshme për të dhënë arsyet për zgjedhjet në projektaktin e propozuara, veçanërisht në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, si dhe vlerësimin e ndikimit të këtyre vendimeve në statusin e qytetarëve, në mënyrë që qytetarët më mirë të njohin vendimin me të cilin në mënyrë më optimale sigurojnë përnbushjen e nevojave të tyre.
Qendra e informacionit të komunës është e obliguar që të sigurojë një numër të mjaftueshëm të kopjeve për bashkësitë lokal, qytetarët e interesuar, organizatat dhe qytetarët.
Neni 22
Projekt akti dhe programi i dëgjimit publik do të publikohen në media, tabelën e shpalljeve të komunës ose të bashkësisë lokal, web faqen e komunës ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme.
Qendra për Informim e komunës është i obliguar që në mënyrë të duhur të bëj informacionin e disponueshëm në lidhje me aktin e përmendur në paragrafin 1 të këtij Vendimi.
Neni 23
Dëgjim publik organizohet, si rregull, në çdo bashkësi lokal dhe zgjat të paktën 15 ditë .
Dëgjimet publike mund të organizohen njëkohësisht për disa bashkësi lokale.
Koha dhe vendi i mbajtjës së dëgjimit publik përshtatet për nevojat e popullsisë në zonat urbane, suburbane dhe rurale.
Neni 24
Debati publik duhet tu mundësoj qytetarëve për të komunikuar direkt me përfaqësuesit e komunës.
Në debatin publik në mënyrë të detyrueshme marrin pjesë përfaqësuesit e propozuesit, përfaqësuesit e organeve të administratës lokale që janë përgjegjëse për përgatitjen e aktit, dhe profesionistë të tjerë të cilët mund të kontribuojnë në cilësinë e diskutimit për aktit përkatës.
Në dëgjim publik marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve të bashkësive lokale në territorin e së cilës organizohet dëgjimi publik.
Debati publik organizohet mundësisht me ndihmën e mjeteve moderne teknike dhe mjteve të tjera audio-vizuale në mënyrë që të jap prezentim më të përshtatshëm të përmbajtjes dhe zgjidhjeve të aktit që është objekt i debatit publik.
Neni 25
Organi i cili drejton debatin publik do të mbajë një procesverbal të dëgjimit publik.
Në procesverbal regjistrohen propozimet, sugjerime, komentet, vërejtjet dhe mendime të rëndësishme në përmbajtjen e vendimit.
Neni 26
Propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet mund t’i komunikohen direkt ose të ipen me shkrim organit kompetent.
Neni 27
Në përputhje me planin e pjesëmarrjes qytetare, me qëllim të vlerësimit profesional të publikut në aktin e propozuar, organizohet një debat ekspertësh publik.
Debati profesional organizuar përmes tryezave të rrumbullakëta, simpoziumeve, duke i dhënë propozimet, vërejtje, sugjerime dhe opinione me shkrim.
Debati profesional i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni organizohet dhe mbahet nga autoriteti përgjegjës i debatit publik.
Neni 28
Organi i cili organizon dhe mban debatin publik është i detyruar të përmbledhë dëgjimin publik dhe të përgatisë një raport, brenda 10 ditësh pas përfundimit të debatit.
Të gjitha propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e paraqitura brenda afatit të caktuar për dëgjim publik, autoriteti i përmendur në paragrafin 1 të këtij Vendimi është i detyruar të shqyrtoj dhe të jap shpjegimin se çfarë pranohet dhe çfarë jo, arsyet pse është marrë një pozicion i till, dhe ti përfshijë ato në raportin e diskutimit publik dhe të ekspertëve.
Raporti për diskutim publik dhe të ekspertëve duhet të dorëzohet tek autoriteti kompetent që ka për ta miratuar projekt-aktin i cili ishte vënë në debat publik.
Neni 29
Raportin nga neni paraprak Qendra për Informim e komunës është e obliguar që në mënyrë të përshtatshme ta vëj në dispozicion të publikut.
Propozuasi i aktit, raportin mbi mbajtjen e debatit publik i dorëzon Kuvendit, së bashku me projekt-aktin.
IV – DISPOZITA E FUNDIT
Neni 30
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale “.
Numër: 001-16/17-1
Guci,më 23.06.2017
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 63 paragrafi 15 të Ligjit për transportin rrugor ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr 45/05 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi “, nr. 75/10, 38/12 dhe 18/14), nenit 4, paragrafi 2 dhe neni 13 paragrafi 3 i Ligjit për veprimtari komunale ( “Gazeta Zyrtare e RMZ” nr 12/95), nenit 51, paragrafi 3 të Ligjit për vetëqeverisje lokale ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr.42 / 03, 28/04, 75/05 dhe 13/06 dhe “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 88/09, 38/12,10/14,3/16), dhe neni 35 të Statuti të komunës së Gucisë ( “Gazeta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr 25/14, ), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur më 23.06.2017 , miratoi këtë
V E N D I M
për transportin me auto-taksi
I.DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky vendim përcakton kushtet, organizimin dhe mënyrën e kryerjes së transportit me auto-taksi në komunën e Gucisë (më poshtë referuar si: transporti me taksi).
Neni 2
Transporti me taksi është një aktivitet i transportit publik të udhëtarëve që kryhen për qëllime komerciale, me automjete të pasagjerëve që janë prodhuar me maksimum prej pesë ulëseve, duke përfshirë edhe vendin e shoferit dhe të paktën katër dyer.
Neni 3
Transporti me taksitë mund të kryhet nga subjektet dhe sipërmarrësit të regjistruara për transport taksi dhe kanë licencë për ushtrimin e veprimtarisë së transportit, të lëshuar nga autoriteti përkatës lokal (në tekstin e mëtejmë: transportuesit).
Shoferi i transportit me taksi është person fizik i cili kryen transportin me taksi si sipërmarrës, ose është i punësuar nga personat juridikë dhe sipërmarrësit dhe i plotëson kushtet për shofer, siç parashihet me Ligjin për transportin rrugor.
Neni 4
Licenca për taksi dhe certifika e licencës për automjetin që përdoret për transportin taksi lëshohen nga administrata lokale kompetente për trafikn në pajtim me Ligjin për transportin rrugor, aktet nënligjore dhe këtë Vendimi.
Neni 5
Lëshimi i licencës dhe certifikës së licencës kryhet në përputhje me programin optimal të organizimit të transportit në territorin e komunës së Gucisë (në tekstin e mëtejmë: programi).
- KUSHTET DHE ORGANIZIMI PËR TË USHTRUAR TRANSPORT-TAKSI
Neni 6
Vlerësimi i i kushteve teknike të komunikacionit, analiza e nevojave të banorëve për transport në përputhje me zhvillimin e komunës, përcaktohet numri i stacioneve për taksi me numrin e vendeve në to për taksi.
Kushtet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni do të përcaktohen nga administrata lokale kompetente për trafikun përmes Programit, në të cilin Kryetari i komunës jep pëlqimin.
Programi miratohet në fund të vitit aktual për vitin e ardhshëm.
Ndryshimet në Programin lidhur me stacionet e taksive dhe numrin e vendeve për taksi mund të bëhet vetëm me propozim të administratës lokale përgjegjëse për çështjet e transportit, me pëlqimin e Kryetarit.
Neni 7
Organi i administratës lokale përgjegjëse për çështjet e transportit e lëshon certifikatën e licencës për secilin automjet që përdoret për taksi.
Neni 8
Transportuesi taksi duhet të sigurojnë që automjeti i përdorur për transport-taksi, përveç kushteve të parashikuara nga Ligji i transportit rrugor, Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, i plotëson edhe kushtet estetike dhe të shfrytëzimit, si më poshtë:
– që është i regjistruar në territorin e Gucisë,
– se mekanizmi i drejtimit është vendosura në anën e majtë të automjetit,
– se taksimetri është teknikisht i saktë, i kalibruar, vulosur dhe i vendosur në anën e djathtë të shoferit në mënyrë që shuma që numërohet të jetë e dukshme për udhëtarët,
– që të gjitha ulëset-karrigat në automjet të jenë në gjendje të rregullt, sipërfaqet e shëndetshme, me ngrohje dhe ventilim në gjendje të rregullt,
– në mes të kulmit të automjetit të jetë e vendosur shenja me emërtimin “TAXI” me stemën dhe emrin “Guci” dhe numri i evidencës i sinkronizuar me taksimetër, në mënyrë që drita në shenjën të ndalët kur taksimetri është i ndezur dhe se i njëjti është lëshuar sipas licencës së dhënë nga organi i administratës lokale kompetente për trafik,
– në automjet, në anën e djathtë të shoferët, dukshëm të jetë vendosur lista e tarifave e vërtetuar,
– të jetë e pastër dhe e pa dëmtuar,
– pa mbishkrime dhe fotot që kanë shenja partiake, fetare apo kombëtare,
– që ka të rregullt aparatin për shuarjen e zjarrit,
– automjetet e personit juridik duhet të bartin në derë të shkruar emrin e shkurtër të personit juridik dhe ngjyrë uniforme të cilën e përcakton personi juridik,
– që posedojnë kartë të vlefshme gjashtëmujor teknike.
Neni 9
Plotësimi i kushteve të përmendura në nenin 8 të këtij Vendimi do të përcaktohet nga organi i qeverisjes vendore përgjegjëse për transportin dhe cakton numrin e evidencës për secilin automjet i cili do të përdoret për taksi në komunë e Gucisë.
Neni 10
Pamja dhe madhësia e shenjës “TAXI” përcaktohet nga autoritet lokal përgjegjës për transportin.
Neni 11
Transportuesi taksi është i detyruar, përveç kushteve të parashikuara nga Ligji i transportit rrugor, Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe akteve të tjera nënligjore për të gjitha automjetet për të siguruar edhe:
-certifikatë orginal të licencës për automjet,
-polisën e sigurimit nga pasojat e fatkeqësive për automjet,
– konfirmimi i plotësimit të kushteve specifike dhe kërkesave në lidhje me mbishkrimin e automjetit që përdoret për transportin taksi të udhëtarëve,
– marrëveshja mbi qiranë ose lizingut, si dhe certifikatë të licencës së lëshuar për qiramarrësin apo shfrytëzuesit të lizingut,
-lista e certifikuar e çmimeve të shërbimeve dhe faturat për llogarinë.
III LETËRNJOFTIMI I TAKSISË
Neni 12
Transportuesi taksi është i detyruar të sigurojë për të gjithë shoferët taksi letërnjoftimat.
Taksi letërnjoftimi përmban:
– emri i shoferit,
– numri personal i identifikimit dhe adresa,
– foto e dimensionit 3,00 x 3,5o cm,
– numrin dhe datën eaktvendimit për lëshim të licencës,
– emri i shoqatës nëse është anëtar i saj,
– numrin dhe datën e lidhjes së kontratës për punë,
– afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit.
Shoferi i automjetit taksi është i obliguar që letërnjoftimin pët taksi nga paragrafin 1 i këtij neni, ta vendos në vend të dukshëm në automjet, në anë të djathtë.
Neni 13
Letërnjoftimi Taxi lëshohet nga autoritet lokal përgjegjës për transportin.
Letërnjoftimi Taxi është i verdhë e dimensionit 10 x 12 cm.
Neni 14
Taksi transportuesi është i detyruar që çdo ndryshim të të dhënave që është futur në letërnjoftimin taksi, ta raportoj te organi i administratës lokal përgjegjës për transportin.
Në rast të ndërprerjes së kryerjës së transportit taksi, transportuesi taksi është i detyruar që autoritetit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit ta kthejë taksi letërnjoftimin.
IV STACIONET E TAKSIVE
Neni 15
Stacioni-vendqëndrimi i taksive është një zonë publike e destinuara për qëndrim të taksive, ku transportuesi merr udhëtarët dhe nga ku fillon udhëtimi.
Stacionet e taksive mund të jenë të përhershme ose të përkohshme.
Stacioni i taksive është i shënuar nga shenja sinjalizuese përkatëse horizontale dhe vertikale.
Për vendosjen dhe ruajtjen e stacioneve të taksive kujdeset kompania e ngarkuar me mirëmbajtjen e objekteve komunale.
Për të përdorur stacionin e taksive do të paguhet taksa në përputhje me vendimin që rregullon këtë fushë.
Neni 16
Stacionet e taksive janë përcaktuar në përputhje me Vendimin për rregullimin e trafikut në territorin e Gucisë dhe Programit të referuara në nenin 5 të këtij Vendimi.
V.MËNYRA E KRYERJES SË TRANSPORTIT TAKSI
Neni 17
Shërbimi taksi kryhet ekskluzivisht në territorin e komunës së Gucisë, e cila ka lëshuar licencën.
Nuk lejohet të mirrën për transport udhëtarëve jashtë kësaj zone.
Neni 18
Shërbimi taksi nuk mund të kryhet nëse ka elemente të një linjë apo transport të veçantë të linjës, e që kanë pothuajse të njëjtën relacion, përafërsisht të njëjtën kohë të ardhjes dhe nisjës, si dhe pikën e njëjtë të hyrjes dhe daljes së udhëtarëve.
Gjatë kryerjes së transportit taksi, ndalohet përdorimi i stacioneve të autobusëve dhe vend ndalimeve të autobusëve.
Neni 19
Tasi transporti kryhet nga transportuesit taksi në të njëjtat kushte.
Taksitë në stacionin e taksive, vendosen sipas rendit të mbërritjes.
Udhëtarët marrin automjetin e parë që është në rënd, përveç nëse udhëtari kërkuar shprehimisht ndryshe.
Neni 20
Taksi shoferi i automjetit është i obliguar që për sa kohë automjeti është në stacion të jete në automjet apo afër saj.
Taksi transportuesi mund të përdorin automjetin për nevojat e tyre, duke larguar shenjat taksi.
Neni 21
Transportuesi taksi mund ti marrë udhtarët me kërkesë të tyre edhe jashtë stacioneve taksi, nëse një gjë të tillë e lejojnë kushtet e trafikut dhe dispozitat e trafikut.
Taksitë Transportuesi është i detyruar të pranojë udhëtarët në automjet në kufijtë e numrit në dispozicion të vendeve, si dhe bagazhet personale deri në madhësinë dhe kapacitetin e bagazhit.
Transportuesi taksi nuk mund të transportojnë më shumë persona se sa numri i vendeve për pasagjerë i regjistruar në lejën e qarkullimit të automjeteve.
Neni 22
Shoferi i mjetit taksi është i obliguar që gjatë transportit të udhëtarëve duhet të jetë i rregullt dhe i veshur me kujdes.
Taksi shoferi i automjetit është i obliguar që gjatë kryerjes së transportit taksi, udhëtarët ti trajtojnë vëmendshëm dhe me kulturorë.
VI .KOMPENSIMI PËR USHTRIMIN E TRANSPORTIT TAKSI
Neni 23
Taksi transportuesi është i detyruar që kur fillon transportin ta kyç taksimetrin, dhe pas përfundimit ta fikë.
Taksi transportuesi për shërbimin e ofruar paguan çmimin e transportit në shumën që tregon taksimetri pas përfundimit të transportit.
Nëse transportuesi taksi nuk kyç taksimetrin në fillim, pasagjeri nuk është i detyruar të paguajë çmimin e shërbimeve të transportit.
Taksi transportuesi me kërkesën e shfrytëzuesve të shërbimeve të taksive, do të lëshojë faturë për kryerjen e transportit e cila përfshin: datën, relacionin dhe kilometrazhin, çmimi i transportit,i nënshkruar dhe vulosur.
Taksi transportuesi është i detyruar që udhëtarët ti dërgoj në vendin e destinacionit nga ana e rrugës më të shkurtër, apo përmes rrugës të cilën udhëtari ka zgjedhur, në përputhje me regjimet e zbatueshme të trafikut.
Në kompensim për kryerjën e shërbimeve të taksive është përfshirë edhe transporti i bagazhit personal.
Neni 24
Listën e çmimeve e krijon transportuesi taksi.
Taksi transportuesi është i obliguar që listën e shërbimeve dhe ndryshimeve në listën e çmimeve para se të filloj zbatimi i tij, ta vërtetoj në organet e administrates lokale përgjgjëse për punët e financave.
VIII MBIKËQYRJA
Neni 25
Kontrolli mbi zbatimin e këtij Vendimi do të bëhet nga administrata lokale përgjegjëse për trafikun.
Mbikëqyrjen inspektuese e bëjnë policia komunale e komunës së Gucisë në përputhje me ligjin dhe këtë Vendimi.
Transportuesi, ose shoferi taksi është i detyruar që policisë komunale që mbikëqyrin tu mundësoj ta kryejnë punën të papenguar, tu vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe në afatin e caktuar nga inspektori.
IX DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Neni 26
Gjobë prej 150 euro deri në 3.000 euro do t’i shqiptohet personit juridik nëse:
– mjeti i cili kryen transport auto-taksi nuk është i regjistruar në territorin e Gucisë (neni 8, paragrafi 1, pika 1)
– nuk i siguron letërnjoftimin shoferit taksi (neni 12 paragrafi 1).
Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet sipërmarrësi në shumën 50 deri në 2.000 euro.
Për veprën e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dënohet personi përgjegjës në personin juridik nga 20 deri në 800 euro.
Neni 27
Me gjobë prej 100 deri në 1200 euro do t’i shqiptohet personit juridik nëse:
– automjetet që përdoren për taksi, mbahen jo të pastra dhe të dëmtuara (neni 8, paragrafi 1, pika 7)
– automjetet që përdoren për taksi kanë shenja të vendosura dhe foto të partive, fetare apo simboleve kombëtare (neni 8, paragrafi 1, alineja 8)
– automjeti për transport taksi në derë nuk e ka të shtypur emrin e shkurtër të personit juridik dhe nuk është uniforme ngjyra e cila është përcaktuar nga person juridik (neni 8, paragrafi 1, alineja 9)
– mjeti i cili kryen transport taksi nuk ka polisë të sigurimit ndaj pasojave të aksidenteve (neni 11 paragrafi 1 pika 2)
– automjetet që përdorën për shërbimin taksi nuk posedojnë certifikatë të plotësimit të kushteve specifike dhe kushteve në lidhje me mbishkrimin e automjetit që përdoret për transportin taksi të udhëtarëve (neni 11, paragrafi 1, pika 3);
– çdo ndryshim i të dhënave në kartën e letërnjoftimit taksi nuk e ka raportuar të organi lokal përgjegjës për transportin (neni 14, paragrafi 1)
– në rast të ndërprerjes së transportit taksi, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit, nuk e ka kthyer letërnjoftimin taksi organit të administratës vendore përgjegjëse për transportin (neni 14, paragrafi 2)
– nuk ka tansportuar pasagjerët rrugës më të shkurtër të përcaktuar në vend destinim , përkatësisht rrugës përmes të cilën udhëtari ka urdhëruar, në përputhje me regjimet e zbatueshme të trafikut (neni 23, paragrafi 5)
– Lista e çmimeve të shërbimeve, si dhe ndryshimet në listën e çmimeve para se të filloj zbatimi i saj nuk është vertetuar nga organet e administratës vendore përgjegjëse për financa (neni 24, paragrafi 2)
Për veprat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dënohet sipërmarrësi në shumën nga 30 deri në 200 euro.
Për veprat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dëhohet personi përgjegjës në personin juridik nga 10 deri në 100 euro.
Gjobë në shumë prej 20-100 euro do të dënohet shoferi që drejton automjetin auto-taksi nëse:
-letërnjoftimin taksi nuk e shfaq në një vend të dukshëm në të djathtë të automjetit(neni 12,paragrafi 3)
-gjatë qëndrimit të automjetit në stacionin taksi nuk është në automjet ose pranë tij(neni 20,paragrafi 1)
-gjatë transportit të udhëtarëve nuk është i rregullt dhe i veshur mirë (neni 22, paragrafi 1).
X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 28
Kompanitë e taksive që kryejnë shërbime taksi janë të obliguara të harmonizojnë veprimet e tyre me këtë Vendim, brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi.
Neni 29
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale”.
Numër:001-16/17-2
Guci,më 23.06.2017.god.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETAR
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 5 paragrafi 1 dhe 3, nenit 13 paragrafi 3 në lidhje me nenin 22 të Ligjit për rrugët (,, Gayeta Zyrtare e RMZ “, nr 42/04 dhe” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi “, nr. 21 / 9,54 / 09,73 / 10 dhe 40 / 11),nenit 32 paragrafi 1 pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisjen lokale (“Gaz. Zyr. e RMZ”nr.42/03,28/04, 75/05,13/06 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi”nr.88/09, 03/10, 38/12,10/14 dhe 03/16), dhe nenit 35 të Statutit të komunës së Gucisë (,, Gazeta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale “, nr 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur më 23.06.2017, miratoi këtë
V E N D I M
për rrugët komunale dhe ato të pakategorizuara
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky vendim përcakton rrugët komunale dhe të klasifikuara në territorin e
komunës së Gucisë, menaxhimin, financimin, mirëmbajtjen, përdorimin dhe mbrojtje nga ndërtimet në to.
Ndërtimi dhe rindërtimi i rrugëve komunale dhe të pakategorizuara kryhet në përputhje
me Ligjin.
Neni 2
Rruga komunale është një rrugë publike e destinuar që të lidh vendbanimet në komunitetin lokal ose të lidh pjesë të vendbanimit, monumentet natyrore dhe kulturore, objekteve të posaçme, etj në nivel lokal të bashkësisë.
Rrugët komunale janë rrugët lokale, rrugët e qytetit dhe në vendbanime.
Rruga lokale është një rrugë publike që lidh fshatrat dhe vendbanimet në territorin e bashkësisë ose që lidhet me rrugët e duhura me bashkësitë e tjera fqinj, por me rëndësi për trafikun lokal në territorin e bashkësisë lokal.
Rrugë lokale janë edhe rrugët që lidhin vendpushime turistike, monumentet kulturore dhe historike dhe objekteve të ngjashme me rrugë të tjera publike.
Rruga e qytetit është pjesë e rrugës në qytet apo vendbanim, e cila është ndërtuar me shtigje këmbësori apo vendkalimet e këmbësorëve dhe shtigjet e biçikletave.
Neni 3
Rrugë e pakategorizuara është sipërfaqja e cila përdoret për trafikun në çfarëdo baze
dhe që vihen në dispozicion për përdoruesit e shumta (rrugët rurale, fushore dhe rrugët pyjore, rrugët në pritat për kontrollin e përmbytjeve, parkingje dhe të ngjashme.).
Zonat e trafikut që nuk janë kategorizuar si rrugë publike ( rrugët e pakategorizuara ) janë në përdorim të përgjithshëm, me përjashtim të rrugëve që janë mjeti kryesor i
një subjekti ekonomik apo personi tjerër juridik dhe të rrugëve të ndërtuara me mjete të qytetarëve në tokën në pronësi të qytetarëve.
II. PËRCAKTIMI I RRUGËVE KOMUNALE DHE ATYRE TË PAKATEGORIZUARA
Neni 4
Vendimin për përcaktimin dhe ri-kategorizimi i rrugëve komunale dhe të paklasifikuara e sjell Kuvendin i komunës me propozimin e Drejtorisë për planifikim hapësinor dhe investime.
Sipas rëndësinë së transportit dhe funksionit të lidhjeve në hapësirë, rrugët në territorin e Komunës kategorizohen si:
- Rrugët lokale,dhe
- Rrugët e pakategorizuara.
Rrugët lokale
Rrugët lokale janë rrugët në të cilat korsia është e shtruar me asfalt ose
beton, me një gjerësi prej 2.75m, me pjerrësi maksimale prejë 12%, me ose pa
trotuaret, me ose pa shtigje të ndërtuara për këmbësor ose trotuaret, me ose pa sistemin e zgjidhur për kullim të ujit atmosferik.
Rrugët e pakategorizuara
Rrugët e pakategorizuara janë rrugët pyjore, fushore dhe të gjitha rrugët që janë në dispozicion për përdorues të shumtë.
Neni 5
Procedurën për përcaktimin dhe kategorizimin e rrugëve komunale dhe të atyre të papakategorizuara e udhëheqë autoritet lokal përgjegjës për komunikacionin, me kërkesë të bashkësisë lokale, përsonave fizik dhe sipas detyrës zyrtare-ex officio.
Neni 6
Sekretariati për rregullimin hapësinorë dhe pronë pas procedurës së iniciuar, formon
Komision ekspertësh që vlerëson arsyeshmerinë e kërkesës dhe kushtet për kategorizim.
Bazuar në gjetjet dhe mendimet e Komisionit të referuar në paragrafin 1 të këtij neni, autoriteti komunal kompetent për komunikacion kryer veprime të mëtejshme për nxerrjën e vendimit për përcaktimin e kategorisë së rrugës.
Neni 7
Nëse Komisioni i ekspertëve konstaton se rruga e pakategorizuar përdorët për trafik në çdo mënyrë, që është në dispozicion për përdoruesit e shumtë, që janë të zgjidhura çështjet pronsore-juridike, që gjerësinë e rrugës nuk është më pak se 5 m, pjerrtësia gjatësore nuk është më i madh se 12%, dhe se ka hapësirë për tejkalim, do ti propozojë shërbimit për komunikacion procedura të mëtejshme për deklarimin dhe regjistrimin në Regjistrin e rrugëve të pakategorizuara.
Neni 8
Rruga e pakategorizuar në nenin 7 të këtij Vendimi, Kuvendi i komunës mund të shpallë rrugë lokale nëse Komisioni i ekspertëve konstaton se lidh fshatra dhe vendbanime në territorin bashkësisë lokal ose në qoftë se ajo lidhet më rrugët përkatëse me komuniteti lokal fqinjë dhe është e rëndësishme për trafikun lokal, si dhe:
- a) që janë të zgjidhura marrëdhëniet pronësor-juridike;
- b) është regjistruar në pasuri të patundshme si një e mirë në përdorim të përgjithshëm në pronësi të shtetit;
- c) kriteret për klasifikimin dhe mënyrën e shënimit të rrugëve komunale përcaktohet nga
autoriteti përkatës vendor, dhe
- d) që kategoria e rrugëve të reja komunale të përmendura në nënparagrafin c, përcaktohet me
Planin hapësinor të vetëqeverisjes lokale.
Neni 9
Në qoftë se nuk janë përmbush kushtet nga neni 7 dhe 8 të këtij Vendimi, organi kompetent i komunikacionit e njofton Bashkësinë lokale se kërkesa është e pabazuar.
Neni 10
Rrugët dhe sheshet në qytet dhe vendbanime përcaktuara me dokumentacionin e planifikimit hapësinor.
Neni 11
Emrat e rrugëve në qytet dhe rrugëve në zonat e banuara do të përcaktohet me vendim të Kuvendit të komunës.
III. MENAXHIMI I RRUGËVE KOMUNALE DHE RRUGËVE TË PAKATEGORIZUARA
Neni 12
Aktivitetet e menaxhimit, zhvillimit, ndërtimit, rindërtimit, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara bëhet nga Drejtoria për planifikim hapësinor dhe investimet e komunës së Gucisë (në tekstin e mëtejmë:Ddejtoria).
Neni 13
Drejtoria kryen këto detyra:
– planifikimi dhe analiza (zhvillimi i strategjisë së mirëmbajtjes dhe zhvillimit të rrugëve, nxerrja e programit afatmesëm dhe zhvillimi i planeve vjetore për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrugëve të komunës dhe rrugëve të pakategorizuara);
– përgatitja e tenderëve dhe përfundimi i kontratave për dokumentacioni teknik;
– përgatitja e tenderëve dhe përfundimi i kontratave për punë ndërtimi dhe rindërtimi;
– kontrolli i punimeve;
– kontrolli profesional mbi mirëmbajtjen e rregullt të rrugëve të komunës dhe rrugëve të pakategorizuara;
– përgatitja e thirrjeve për tender dhe lidhja e kontratave për mirëmbajtjen dhe investime të rregullta të rrugëve dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të atyre të pakategorizuara;
– mbajtja e bazës së të dhënave për rrugët.
Organi i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të kryejnë detyra të tjera në përputhje me ligjin dhe dispozitat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve.
Neni 14
Sekretariati për planifikimin hapësinor dhe pronë i Komunës së Gucisë (në tekstin e mëtejmë:Sekretariati), kompetent për komunikacion, është përgjegjëse për lëshimin e:
– pëlqimin për kyçjen e rrugës anësore në rrugën komunale;
– pëlqimin për kyçjen e rrugës dhe kryqëzimi i rrugës së pakategorizuar në rrugë komunale,
përkatësisht me atë rrugë;
– miratimi për të ndërtuar linja të lidhjeve telegrafike, telefonike, dhe kabllo ajrorë dhe linjave të tensionit të ultë për ndriçim etj, objekteve të ngjashme dhe instalimeve në brezin mbrojtës
të rrugës komunale dhe asaj të pakategorizuar;
– miratimi për mbajtjen e manifestimeve sportive dhe ngjarje të tjera në rrugë komunale;
– leje për të kryer transport të posaçëm në rruget komunal dhe ato të pakategorizuara;
– leje për rrëmimin, ose punë të tjera në rrugët komunal dhe rrugët e pakategorizuara;
– leje për vendosjen e shenjave dhe reklamave në rrugët komunale dhe rrugët e pakategorizuara, përkatësisht pranë këyre rrugëve.
Neni 15
Sekretariati për planifikim hapësinor dhe pronë është përgjegjëse për lëshimin e:
– kushteve urbanistike teknike dhe lejës për ndërtimin e vend parkimit pranë rrugëve komunale;
– kushteve urbanistike teknike dhe lejës për ngritjen e gardheve mbrojtëse pranë rrugëve komunale dhe të pakategorizuara;
– kushteve urbanistike teknike për projektimin dhe rregullimin e ndalesave të autobusëve
në rrugët komunale;
– lejet për ndërtimin e vend-ndalesave të autobusëve në rrugët komunale;
– lejet për ndërtimin e objekteve komerciale të cilave u është mundësuar qasje në
rrugët komunale dhe rrugët e pakategorizuar.
Neni 16
Objektivat dhe detyrat kryesore të zhvillimit dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugët e pakategorizuar, dinamika e tyre dhe shkalla e realizimit, korniza e fondeve të nevojshme e burimeve të financimit, planifikohen më programin afatmesëm të miratuar për periudhën5 vjeçare.
Neni 17
Programi afatmesëm përcakton detyrat prioritare për zhvillimin dhe
mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuara, burimet e financimit për
zbatimi i tyre, dinamika dhe shkalla e detyrave individuale të zhvillimit për periudhën e planifikimit.
Përcaktimin e prioriteteve duhet të bazohet në kriteret objektiv të komunikacionit, kriteret teknik,ekonomik dhe mjedisor.
Neni 18
Në bazë të programit afatmesëm të nenit 16 dhe 17 të këtij Vendimi, Drejtoria
përcakton planin vjetor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara për vitit vijues kalendarik.
Plani vjetor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara sjellët deri në fund të viti, për vitin e ardhshëm.
Programi afatmesëm dhe planin vjetor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuara e miraton Kuvendi i komunës së Gucisë me propozim të Drejtorisë.
IV. FINANCIMI I RRUGËVE KOMUNALE DHE TË PAKATEGORIZUARA
Neni 19
Për përdorimin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara do të paguhet kompensim si më poshtë:
– kompensimi vjetor për regjistrimin e automjeteve, traktorëve dhe rimorkiove;
– kompensimi për transport të veçantë;
– kompensimi për vendosjen e mbishkrimeve në rrugët komunal dhe të pakategorizuar dhe pranë tyre;
– kompensimi për qira të tokës së rrugës, e cila i takon komunës së Gucisë si menaxhuese e rrugës;
– kompensimi për lidhjen e rrugës anësore në rrugë komunale dhe rrugë të pakategorizuara;
– kompensimi për vendosjen e tubacioneve, furnizimin me ujë, kanalizimeve, energjisë elektrike, linjave telefonike dhe telegrafike të ndërtuar në rrugët komunale dhe të pakategorizuar.
Lartësia e kompensimi për shfrytëzimin e rrugëve komunal dhe rrugëve të pakategorizuara e përcakton me vendim Kuvendi i komunës së Gucisë si menaxhuese e rrugëve.
Neni 20
Financimin e ndërtimit, rindërtimit, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuar sigurohen nga Buxheti i komunës së Gucisë.
Fondet nga Buxheti i komunës së Gucisë të siguruara dhe të destinuara për zhvillimin,
ndërtimin, rindërtimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara janë:
– mjetet e mbledhura nga kompensimi për regjistrimin e automjeteve, traktorëve dhe rimorkiove;
– mjetet e mbledhura nga kompensimi për përdorimin e rrugëve;
– mjetet e mbledhura nga kompensimet e koncesionit për shfrytëzimin e të mirave natyrore;
– huatë dhe kreditë;
– donacionet;
– investimi nga subjektet vendase dhe të huaja;
– burime të tjera në pajtim me ligjin.
V. NDËRTIMI I RRUGËVE KOMUNALE DHE TË PAKLASIFIKUARA DHE KRYERJA E PUNIMEVE NË TO
Neni 21
Leja për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara
lëshohet nga organi komunal përgjegjës për planifikimin hapësinor.
Organi i administratës i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni lëshon kushtet për lidhjen e lokacioneve në të cilat janë ndërtuar dhe instaluar pajisjet përgjatë rrugëve komunale: stacione për furnizimin me karburante të automjetve (pompat e karburantit), objektet e shërbimit të makinave-auto servise, strehimoret e përkohshme të automjeteve jashtë përdorimit, bazave rrugore, auto bazave për të ofruar ndihmë dhe informacion për pjesëmarrësit në komunikacion, objekteve hotelerike, objektet e turizmi, objektet tregtare, objekteve sportive-rekreative dhe komerciale si dhe objekte të tjera.
Neni 22
Ndërtimi dhe rindërtimi i rrugëve komunale dhe të pakategorizuar kryhet në përputhje
me kriteret e përcaktuara nga Ligji për rrugët dhe Ligjin për ndërtim.
Kryërsi i punës në rikonstruksionin e rrugës, pjesës së saj ose i objektit, ku
punët kryhen gjatë trafikut është i obliguar që gjatë ekzekutimit të punimeve të kryejë edhe
punët e mirëmbajtjes së rregullt në rrugë ose pjesë të rrugës.
Neni 23
Puna në trotuar apo në korsi mund të bëhet nëse paraprakisht është marrë leja.
Investitori me kërkesë për marrjën e lejes për kryerjen e punimeve nga paragrafin 1
i këtij neni, duhet të dorëzoi edhe:
- a) një leje ndërtimi, në qoftë se është duke u rindërtuar rrugë ose trotuar ose kyçjës së objekteve për furnizimi me ujë, energji elektrike, telefoni, ose të rrjeteve të tjera.
- b) dëshmi se ka paguar shumën e kërkuar për të sjellë trotuarin ose korsinë në gjendje në të cilën ato ishin para fillimit të ekzekutimit të punimeve;
- c) të përshkruajë rrugën e kanalit-skicën, ose projektimin e lidhjes.
Leja për punimet në korsi ose trotuar përmban afatet për ekzekutimin e punimeve dhe afatin për të sjellë rrugën apo trotuarin në gjendje të rregullt.
Drejtoria jep lejen për kryerjen e punimeve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 24
Për intervenime urgjente në sistemin e furnizimin me ujë, energji elektrike, telefoni dhe rrjet të tjeta mund të fillojnë punimet edhe para dhënies së lejes, por para fillimit të
punimeve duhet të njoftojë kompaninë që mirëmban rrugët, ose Drejtorinë.
Kërkesa për leje për kryerjën e punëve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duhet
të dorëzohet jo më vonë se 24 orë pas fillimit të punimeve, duke I treguar arsyet që shkaktuan urgjencën e ndërhyrjes.
Neni 25
Gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë dhe trotuar kryerësi i punimeve është i obliguar:
- që vendin e ndërtimit ta rrethoi dhe ta ndriçoj natën;
- që në kantierin e ndërtimit të vëjë tabelë në të cilën shkruhet emri i investitorit dhe kontraktuesit që kryen punimet;
- për të siguruar vendin e ndërtimit në mënyrë që të lejojnë kalimin e papenguar dhe të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, për të siguruar dhe shënuar me dritë natën vendin ku është lejuar qarkullimi,ose ndaluar;
- për të instaluar shenjat e duhura të komunikacionit;
- në vendin e ndërtimit të mbajë rend dhe pastërti, në mënyrë që kalimtarët dhe automjetet nuk përlyhen apo të dëmtohen, dhe të mos krijoj dhe të shpërndajë pluhur, baltë dhe mbeturina;
- në baza ditore, pas përfundimit të punës, sheshi i ndërtimit të jetë i pastruar;
- pas përfundimit të punës kantieri i ndërtimit të pastrohet dhe lahet .
Neni 26
Organi administrative përgjegjës për trafikun duhet me kohë përmes
mediave ose me mjete të tjera të përshtatshme, të publikojë ndryshimet e përkohshme të
ndryshimit ose kufizimeve në trafik për shkak të ekzekutimit të punimeve në rrugë ose
rrugica.
VI. Mirëmbajtja e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara
Neni 27
Mirëmbajtja e rrugëve komunale përfshijnë mirëmbajtjen e rregullt dhe të investimeve.
Neni 28
Rrugët komunale dhe të pakategorizuar duhet të mbahen në një gjendje të tillë që
ato mund të kryejnë transport të qetë dhe të sigurt për të cilat ato janë të destinuara, në mënyrë
dhe sipas kushteve të përcaktuara me Ligj, këtë Vendim dhe dispozitat e tjera për rrugët publike dhe dispozitave për sigurinë e trafikut në rrugë.
Neni 29
Punët në mirëmbajtjen e rregullt të rrugëve komunale përfshijnë:
- shqyrtimi, përcaktimi dhe vlerësimi i gjendjës së rrugëve komunale dhe ndërtesave;
- riparimin e pjesërishëm të konstruksioneve të rrugës, mureve mbrojtëse, sipërfaqeve dhe elementë të tjerë të rrugës;
- pastrimit të korsive dhe elementeve të tjera rrugore brenda kufijve të brezit rrugor;
- rregullimin e mbrojtësve anësor;
- rregullimin dhe ruajtja e shpateve, argjinaturave dhe prerjeve;
- pastrimit të kanale, ulluqeve, lëshimeve dhe pjesëve të tjera të sistemit të kullimit;
- riparimin e objekteve rrugore;
- instalimin, riparimin dhe zëvendësimin e shenjave të komunikacionit të zhdukura dhe shkatërruar ose dëmtuar;
- përpunimi dhe pastrimi i shenjave sinjalizuese të komunikacionit (horizontal dhe vertikal);
- instalimi, zëvendësimi dhe riparimin e shenjave të komunikacionit të shkatërruara ose të dëmtuara, përkatësisht pajisjet e dëmtuara rrugore dhe objekteve si dhe pajisjeve për mbrojtjen e rrugëve, trafikut dhe mjedisit;
- Pastrimi i borës nga rrugët komunale dhe rrugicat, si dhe hedhja e kripës
në rrugë dhe në kthesa si dhe rrugët e pjerrëta në rastin e akullit në rrugë;
- organizimin e numërimit të trafikut;
- informimin e publikut për gjendjen e qarkullueshmërisë të rrugëve komunale në situatat emergjente në to.
Neni 30
Punët në mirëmbajtjen investicionale të rrugëve komunale janë punimet në rrugë që kryhen brenda profilin aktuale të rrugës, dhe përfshijnë:
- ripërtrirja dhe zëvendësimi i shtresës së poshtme të rrugës;
- përmirësimi i elementeve strukturore të rrugës, zbutjen dhe zvoglimin e pjerrtësisë gjatësore, korrigjimit dhe riparimin e elementeve horizontale dhe vertikale, zgjerimi dhe zëvendësimi i konstrukcionit të rrugës, mbrojtjet anësore, elementet e tjera të rrugës, përmirësimit të elementeve të kryqëzimit në nivel, etj.;
- krijimi, rinovimi dhe zëvendësimi e lëshimeve të konsumuara dhe të dëmtuara dhe sistemet e kullimit, muret mbajtëse, pajisja komplekse e zgjerimit, etj.;
- riparimin e urave, mbikalimeve, nënkalimeve, viadukteve dhe mbrojtjen e elementeve të çelikut nga korruzioni;
- zëvendësimi i urave të përkohshëm dhe urave të konsumuara;
- sanimin nga rrëshqitjet e tokës dhe orteqet;
- punë të tjera të ngjashme me të cilat ruhen rrugët, përkatësishtë që të jenë në gjendjen e projektuar.
Neni 31
Detyrat e mirëmbajtjes së rregullt të rrugëve komunale kryhen nga Drejtoria në përputhje me Programet dhe Planet e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve komunale dhe të pakategorizuara.
Neni 32
Në qoftë se Drejtoria në kuadër të mundësive të saj teknike, nuk mundet në mënyrë kualitative dhe të përhershme të kryen mirëmbajtjen e rregullt në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me Program dhe Plan, në bazë të thirrjeve për tender, në pajtim me Ligjin do
të lidhë kontratë me kontraktorin e përzgjedhur për punë të caktuara për mirëmbajtje të
rrugëve komunale në masën e parashikuar me Program dhe Plan.
Neni 33
Drejtoria shpall ftesën për tenderim për punime të caktuara për mirëmbajtje të rregullt dhe investicionale të rrugëve komunale, sipas kushteve, mënyrës dhe afateve të parapara në Program dhe Plan.
Neni 34
Plani i zhvillimit vjetor, mirëmbajtja e rregullt dhe investicionale do të miratohet deri në fund të vitin aktual për vitin e ardhshëm.
Neni 35
Puna në mirëmbajtjen e rrugëve komunale duhet të kryhet në mënyrë që
si rregull, nuk duhet të pezullojë apo ndaloj trafikun.
Në qoftë se për shkak të punës së mirëmbajtjes në rrugë komunale mund të çojë në ngecje të qarkullimit normal të komunikacionit, kontraktorit duhet, para fillimit të punës, të sigurojë një vend ku kryhet puna dhe për kohëzgjatjen e punës të siguroj dhe organizoj trafik të sigurt në vendin ku kryhen punimet.
Vendi ku punimet kryhen duhet të identifikohet dhe të shënohet me shenjen e duhur
sinjalizuese të komunikacionit.
Neni 36
Nëse në rrugët komunale dhe të pakategorizuara ka një ndërprerje të trafikut për shkak të fatkeqësive natyrore (ortekët, rrëshqitjet e tokës në masë të madhe,tërmet), kur Drejtoria dhe kontraktori i zgjedhur nuk janë në gjendje që me mjetet e veta ti eleminojnë pengesat për të rivendosur qarkullimin, administrata lokale e Komunës vepron në bazë të Planit për eliminimin e fatkeqësive natyrore, e cila miratohet më procedur të përshpejtuar.
Neni 37
Drejtoria dhe kontraktori i përzgjedhur janë të obliguar për ti ruajtur rrugët komunale në mënyrë që mbi to të mund të bëhen transport i sigurt, për të cilat ato janë të destinuara.
Neni 38
Mirëmbajtja e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara përcaktohet nga Programi dhe
Plani i përmendur në nenin 17 dhe 18 të këtij Vendimi.
Neni 39
Personat juridikë dhe sipërmarrësit të cilët për të kryer aktivitetet e tyre të rregullta shfrytëzojnë rrugët komunal dhe të pakategorizuara në territorin e komunës, janë përgjegjës për çdo dëm në rrugë për shkak të përdorimit jo adekuat të rrugës.
Shuma e kompensimit për dëmin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të përcaktohen nga Komisioni i themeluar nga Drejtoria.
Neni 40
Për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve të pakategorizuara sipas Programit dhe planit afatmesëm dhe vjetor, Drejtoria lidh kontratë me kontraktorin e përzgjedhur mbi bazën e thirrjeve për tender, në pajtim me Ligjin.
Neni 41
Organi kompetent mund të ndalojë trafikun në rrugët komunale dhe të pakategorizuara
në qoftë se trafiku i disa llojeve të automjeteve shkakton dëme në rrugë dhe të objekteve në rrugë ose në qoftë se puna për rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës komunale nuk mund të kryhet pa ndalimin e trafikut ose për shkaqe të tjera të sigurisë në komunikacion në rrugë për të gjitha apo për lloje të veçanta të automjeteve,në të gjithë rrugën apo mbi pjesët e caktuara të saj, nëse rruga është në një gjendje të tillë që në te nuk është i sigurt trafiku.
Përjashtimisht, në rast të fatkeqësive natyrore që mund të shkaktojë ndërprerje të trafikut organi kompetent mund të ndalojë trafikun në atë rrugë për të gjitha ose për
lloje të caktuara të automjeteve, gjatë gjithë rrugës, ose disa nga pjesët e saj.
Ndalimi i trafikut në rrugë komunale dhe të pakategorizuara duhet menjëherë të publikohet në media dhe në mënyrë tjera të zakonshme në përputhje me rastet vendore, të vihen shenjat e duhura dhe mund të mirren edhe masa të tjera sigurisë.
VII. Mbrojtja e rrugëve komunale dhe pa të pakategorizuara
Neni 42
Kryerja e punimeve në rrugët komunale dhe të pakategorizuara ose ngjitur me të, që ndikojnë në trafik, nga se për të tilla shkaqe është e nevojshme që pjesërisht ose plotësisht mbyllja e rrugës për trafikun, mund të bëhen vetëm në bazë të lejes të lëshuar nga organi kompetent.
Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, është e lejuar përkohësisht, pjesërisht ose plotësisht mbyllja e rrugës për shkak të kryerjes së punëve për mirëmbajtjen e rregullt.
Neni 43
Në rastin e rindërtimit të rrugëve, kërkesa për mbylljen e rrugëve të komunës dhe
rrugëve të pakategorizuara duhet të përfshijë informacion në lidhje me lokacionin, llojin dhe volumin e punimeve për të cilat kërkohet mbyllja e rrugës dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të punimeve.
Shpenzimet e mbylljes së rrugës dhe devijimit të drejtimit të trafikut për shkak të mbylljes së rrugëve do të përballohen nga aplikuesi.
Aplikuesi për mbylljen e plotë të rrugës ose pjesë të saj duhet që për mbyllen e rrugës dhe të devijimit të drejtimit të trafikut me shkrim për të informuar Drejtorinë e policisë dhe publikun përmes mediave, të paktën 3 ditë para kohës së mbylljes.
Neni 44
Transporti me mjetet e transportit pesha bruto e të cilëve, presioni i boshtit dhe dimensioni nuk përputhen me dispozitat dhe gjendja teknike e rrugës, konsideruar të jetë transport i jashtëzakonshëm.
Transporti i jashtëzakonshëm në rrugë komunale dhe të pakategorizuara duhet të bazohet në leje të lëshuar nga organi kompetent me pëlqimin paraprak të policisë.
Për lejen e referuara në paragrafin 2 të këtij neni, organi kompetent në formë të shkruar informon Drejtorinë e policisë dhe kompaninë dhe të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës perms mediave.
Leja për transport të jashtëzakonshëm në një rrugë komunale nuk është e nevojshme në situatat e emergjencës (fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera).
Neni 45
Nëse për transport të jashtëzakonshëm është e nevojshme për tu marrë masa të veçanta sigurie ( sigurimit të urave, përforcimi i zonës rrugore, objekteve, shoqërim, etj),shpënzimet për masat e marra i bartë ushtruesi i kërkesës.
Transportuesi është i detyruar të kryejë transportin e jashtëzakonshëm në përputhje me lejen e lëshuar dhe është i obliguar për të kompensuar dëmet që rrjedhin nga transporti i jashtëzakonshëm në rrugët e komunës ose rrugë të pakategorizuara ose në objekte të rrugës.
Neni 46
Kontrolli i peshës së lejuar të ngarkesës boshtore dhe dimensionet e automjeteve në
rrugët komunale dhe të pakategorizuara është pjesë integrale e mirëmbajtjes së rregullt dhe e kryen Shërbimi i policisë komunale, në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së policisë.
Neni 47
Rrugët tokësore që lidhen me rrugët komunale, me korsitë moderne, duhet të ndërtohen në një bazë të fortë ose me të njëjtën përberje si dhe rrugët komunale e që është e lidhur me një gjatësi prej të paktën 50m, duke llogaritur nga qoshja e korsisë së rrugës komunal.
Kostoja e ndërtimit e referuara në paragrafin 1 të këtij neni, do të përballohen nga investitori, në qoftë se ndërtohet rrugë e re, ose përdoruesit e këtyre rrugëve, në qoftë se lidhen me rrugën ekzistuese komunale.
Neni 48
Pronarët dhe shfrytëzuesit e tokës dhe ndërtesave që janë afër rrugëve komunal dhe të pakategorizuara mund të kenë qasje në to me një rrugë hyrëse që i lidh, në qoftë se ata marrin leje.
Lidhja e rrugës hyrëse me rrugën komunale kryhet kryesisht me rrugë të tjera anësore lidhësëse ose rrugë të tjera të pakategorizuara e cila është e lidhur tashmë në rrugën komunale, në qoftë se ajo nuk është e mundur për tu lidhur, atëherë bëhet lidhja direkt e rrugës hyrëse me rrugën komunale, nëse ka kushte teknike të komunikacionit.
Lejen e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni për rrugët komunale dhe rrugë të pakategorizuara e lëshon organi kompetent.
Me leje do të përcaktohet mënyra, kushtet teknike të lidhjes me rrugën dhe kompensimin sipas nenit 14 të këtij Vendimit.
Kostoja e renovimit të lidhjes në rastin e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, do të përballohet nga pronari,ose shfrytëzuesi i objektit.
Leja e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, është e nevojshme në rastet kur në rrugën hyrëse ekzistuese rritet trafiku apo janë ndryshuar kushtet e trafikut.
Neni 49
Në trekëndëshat e shikueshmërisë nuk duhet të mbillen fidane, të lihen dhe të vendosen
objekte, impiante, pajisje, materiale, të ndërtohet ndonjë objekt ose të kryhen të tjera veprimet që pengojnë pamjen e rrugës komunale dhe të rrugës të pakategorizuar.
Neni 50
Për të mbrojtur objektet komunale dhe rrugore, si dhe për të siguruar trafikun në rrugë komunale, organi kompetent me propozim të Drejtorisë së policisë mund të ndalojnë përdorimin e lidhjeve ekzistuese dhe rrugëve hyrëse anësore, nëse është e mundur përdorimi i një rrugë tjetër hyrëse, ose mund të vendosë që të lidhen më shumë rrugët hyrëse në një vend me rrugë komunale.
Neni 51
Për të mbrojtur rrugët komunale dhe të pakategorizuara është e ndaluar përkohësisht ose për gjithnjë marrja e rrugës ose pjesëve të tyre apo kryerja e çfardo punimeve në rrugë
të cilat nuk janë të lidhura me mirëmbajtjen ose rindërtimin e rrugës, dhe këtë:
- deponimi i dheut, mbeturinave, materiale ndërtimore dhe të tjera në rrugë dhe zonën e mbrojtjes;
- të kryejë larjën e automjeteve në rrugët komunale dhe të pakategorizuara,të lëshohet ujra të zeza dhe papastërti në rrugë dhe në tokën e rrugës dhe për të parandaluar rrjedhjen e ujit në
rrugë duke çuar dhe drejtuar në tubacionet e kullimit;
- heqja, çvendosja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tabelave rrugore të shenjave të komunikacionit;
- bartja e baltës nga rrugët anësore në rrugët komunale;
- hiqja e gurëve, rërës dhe zhavorrit në zonën e rrugës;
- derdhja apo lyerja e rrugës me mazut, naftë, vaj motori dhe material të tjera yndyrore;
- përdorimi i rrugës për lidhje me rrugë në vend ku nuk lejohet lidhja;
- instalimi dhe përdorimi i ndriçimit ose pajisjeve të tjera në rrugë apo në afërsi të rrugës të cilat mund të pengonin ose rrezikojnë komunikacionin;
- qëllimshëm në rrugë të digjet bari dhe materiale të tjera të mbeturinave;
- të ngasë apo të parkoj te mbrojtëset, zonat e destinuara për biçikleta dhe
Këmbësorë, apo pjesë të tjera të rrugës që nuk janë të parapara për trafikun e automjeteve,
përveç kur parkingu ose ndalimin është i lejuar shprehimisht;
- të lihen apo të hedhet në rrugë ndonjë objekt, material ndërtimor, ose çfardo materiali tjetër;
- për të udhëhequr bagëtinë nëpër rrugët dhe të lehen bagëtia në rrugë, shpatiet dhe prerjet sipërfaqsore të rrugës;
- lëshimin në rrugën në anën e prerë apo të shtruar: lëndë druri,dru zjarri, gurë dhe materiale të tjera;
- të kryhen veprime të tjera të ngjashme të cilat mund të dëmtojnë rrugën apo objektet rrugore, pengojnë ose rrezikojnë trafikun në rrugë.
Neni 52
Pronarët ose shfrytëzuesit e tokës pranë rrugës së komunës dhe të pakategorizuar duhet të lejojnë lëvizjen e lirë të rrjedhës së ujit nga rruga dhe hedhjës së dëborës në pronën e tyre, në qoftë se nga kjo nuk u shkaktohet dëm.
Pronarët ose shfrytëzuesit e tokës pranë rrugës së komunës dhe të pakategorizuar në pajtim me Ligji, dhe me kompensim, duhet të lejojë qasje në objektet e rrugës për
mirëmbajtja e tyre dhe ndërtimin e strukturave të përkohshme apo të përhershme për mirëmbrojtjen e rrugës dhe trafikut në te.
Neni 53
Është e ndaluar materiali ndërtimor dhe materiale të tjera që nuk përdorën për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara për ti mbajtur pran rrugës në një distancë prej 5m,duke filluar nga qoshja e jashtme të zonës rrugore.
Neni 54
Në rrugët komunale dhe të pakategorizuara dhe objektet rrugor dhe në afërsi të tyre nuk duhet të kryhen punime që mund të dëmtojë ose të rrezikojë objektet rrugore, rritjen e
shpënzimeve të mirëmbajtjes së rrugëve dhe objekteve të rrugës ose të pengoj, dhe të rrezikojnë trafikut në rrugë.
Neni 55
Personi i cili bartë yndyrë, baltë, derdhë, depoziton ose hedhë materiale ose të tjera
objekte në rrugët komunale dhe të pakategorizuar është i obliguat për ti hequr ato.
Pronarët dhe shfrytëzuesit e objekteve komerciale pran rrugëve komunale dhe
rrugëve të pakategorizuara janë të obliguar për të pastruar një pjesë të rrugës para objekteve të tyre.
Nëse personi i cili bart baltë, papastërti, materiale ose objekte në rrugët komunale dhe
rrugët e pakategorizuara, ose nëse pronari ose shfrytëzuesi i objekteve përgjatë rrugës nuk vepron në pajtim me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, rrugën do ta pastroj kompania për pastrime, në shpënzime të atij personi.
Në rastin e derdhjes të substancave të rrezikshme dhe toksike në rrugët komunale dhe të pakategorizuara, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e pastërtisë do të organizojnë pastrimin në shpenzimet e personit përgjegjës për derdhje.
Neni 56
Një automjet që nuk është në gjendje për ngarje më tej, dhe barra që ka rënë nga automjeti,mbajtësi i automjetit apo ngarkesës është i obliguar që menjëherë të largojë nga rruga komunale dhe rruga e pakategorizuar.
Nëse largimi nuk është ekzekutuar në mënyrën dhe brenda periudhës së specifikuar në paragrafin 1 të këtij neni, heqjën do ta bëjë kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e pastërtisë në shpënzime të pronarit të mjetit ose ngarkesave.
Një automjet që nuk është gjedje për ngarje më tej, dhe barrën që ka rënë nga automjeti,
mbajtësi i automjetit ose mallrave, është i obliguar ti largoj nga zona rrugore e rrugës së komunës menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë.
Heqja e automjetit ose ngarkesave nga rruga apo zonës së rrugës komunal dhe të pakategorizuar në paragrafët 1 deri 3 të këtij neni do të bëhet në atë mënyrë për të shmangur dëmtimin e rrugës.
Neni 57
Zona mbrojtëse është një rrip toke përgjatë rrugës komunale dhe rrugës të pa kategorizuar në të cilën përdorimi i hapësirës është e kufizuar për të shmangur efektet e dëmshme të ambientit në rrugë dhe trafikut në të, dhe anasjelltas.
Gjerësia e zonës mbrojtëse në të cilat nuk mund të hapen gurore, të mirrët zhavorr dhe rërë, për të ngritur impiante industriale dhe objekte të ngjashme përgjatë rrugëve komunale është 20 m, dhe 10 m- në rrugët e pakategorizuara duke filluar nga e pjesa e jashtme e zonës rrugore.
Gjerësia e zonës mbrojtëse në të cilën mund të ndërtohen objekte banimi, komerciale,
ndërtesa ndihmëse dhe të ngjashme, gropa septike dhe të ngjashme, madje as linjat elektrike të lartpërçuesve pranë rrugëve komunal është 10m, dhe rrugëve të pakategorizuara 5 m, duke filluar nga pjesa e jashtme të zonës rrugore.
Pavarësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, në rajonet malore me topografi të pafavorshme mund të ndërtohen objekte banimi, komerciale, objekte nduhmëse dhe të ngjashme edhe në zonën mbrojtëse, por jo në distancë më pak se prej 5 metrave nga zona e rrugës komunale dhe 3 m në rrugët e pakategorizuara.
Në zonën mbrojtëse të përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, mund të ndërtohet mbi bazën e lejes nga organi kompetent: stacione për të furnizuar me karburant automjetet, auro servise, objekte për strehim të përkohshëm të automjeteve me defekte teknike, bazë për ofrimin e auto ndihmës dhe informacionit për pjesëmarrësit në komunikacion.
Investitori në këtë zonë mbrojtëse të rrugës lokale dhe rrugës së pakategorizuar nuk ka
të drejtë për të kërkuar mbrojtje nga efektet e dëmshme të rrugës në objektet e tij ose pajisje.
Linjat telegrafike, telefonike, linjat kabllore ajrore, linjat e energjisë, linjave të energjisë me tension të ulët për ndriçim, tubacionet, kanalizimit, ujësjellësit për furnizimi me ujë dhe objekte të tjera mund të vendosen vetëm me lejen e autoritetit kompetent.
Shpënzimet e ndërtimit të këtyre objekteve do të përballohen nga investitori.
Dispozitat e paragrafëve 1 deri 7 më sipër nuk kan të bëjnë në pjesën e rrugës që kalon nëpër vendbanime kur ajo është ndërtuar si rrugë e qytetit, ose për të cilat Plani i detajuar urbanistik e ka parashikuar të ndërtohet si rrugë e qytetit.
Neni 58
Në vende ku njerëzit mblidhen në numër të madh (stadiume sportive,
panaire, shkolla, terreneve sportive, objektet e besimit, etj), dhe janë të vendosura pranë rrugëve komunale dhe rrugët e pakategorizuara me intensitet më të lartë të trafikut duhet të jenë të ngritur mbrojtëse sigurie në mënyrën e kërkuar për sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe mbrojtjen e rrugëve ose objektet e rrugës nga dëmtimi.
Rrethojën mbrojtëse të sigurisë në paragrafin 1 të këtij neni e vendos dhe e ruan pronari ose përdoruesit e tokës ose objektit, apo investitori I rrugës, në varësi të asaj se cili e ka shkaktuar nevojen për të ngritur rrethoja mbrojtëse.
Me vendosjen e rrethojës mbrojtëse referuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk duhet të pakësohet aspak shikueshmëria e rrugës komunale dhe të pakategorizuara.
Organi i administratës lokale përgjegjës për komunikacion përcaktojë nevojën për
ngritjen e rrethojës mbrojtëse referuar në paragrafin 1 të këtij neni dhe për të përcaktuar kushtet dhe mënyrën e largimit së saj.
Neni 59
Rrethojat dhe pemët pranë rrugëve komunale dhe të pakategorizuara mund të ngrihen në zonën mbrojtës, kështu që të mos e pengon pamjen e rrugës dhe nuk e kërcënojnë sigurinë e trafikut, si dhe të mos marrin hapësirën rrugore që është mbi rrugë dhe përfshin hapësirën e lirë në lartësi prej së paku 4.7 m, nga pikën më e lartë e rrugës ose objektit rrugor.
Neni 60
Përgjatë rrugëve komunale në distancë prej 10 m, duke llogaritur nga pjesa e jashtme
e rrugës, nuk lejohet për të ngritur monumente dhe përkujtimore të tjera në rrugë dhe shenjave
të ngjajshme.
Neni 61
Ndalohet pa miratimin dhe lejet e lëshuar nga autoriteti kompetent kryeja e punëve jashtë zonës mbrojtëse të rrugës komunale dhe të pakategorizuar, e cila do të mund të shkaktojë ndryshim në nivelin e ujit ose nivelin e ujërave nëntokësore ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ketë ndikimi në sigurinë e komunikacionit rrugor në të.
Neni 62
Personat juridik dhe fizik të cilër pranë rrugëve komunale dhe të pakategorizuara bëjnë pyllëzimin, rregullimi i shtretërve të lumenjve, rregullimin e prrojeve, duhet të marrë pëlqimin e organit lokal të administratës përgjegjës për komunikacionin dhe të përshtatë llojin dhe volumin e punimeve kështu që të shmanget rrezikimi i rrugës.
Neni 63
Për ti mbrojtur rrugët ekzistuese komunale dhe të pakategorizuara nga kullimi dhe
rrëshqitjet e tokës, kompania është e detyruar që shpatet, shkurtimet dhe prerjet e tokës ti gjelbëroj me bar dhe bimëve të tjera, në mënyrë që të mos pengoj shikueshmërinë e rrugës.
Neni 64
Tabelat e reklamave dhe panotë reklamuese, shenjat dhe mbishkrimet (më poshtë:mbishkrimet), mund të vendosen pranë rrugëve komunale dhe të. pakategorizuara
Vendosja e mbishkrimeve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni do të bëhet vetëm në bazë të lejes nga autoritetit kompetent duke specifikuar kushtet për instalimin e tyre,
mirëmbajtjen dhe heqjen.
Mbishkrimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, është i detyruar ti mirëmbajë personi që ka kërkuar vendosjen dhe instalimin e tyre.
Neni 65
Objektet e biznesit të ndërtuara pranë rrugëve komunale dhe të pakategorizuara duhet të
kenë të ndërtuar hapësirë për parkim të automjeteve(vend parkimi).
Pronarët ose shfrytëzuesit e hapësirave të parkimit në paragrafin 1 të këtij neni, janë të obliguar që rripin e rrugës pranë parkimit ta gjelbërojnë më bar apo shkurre dekorative, apo të tjera vegjetacione e që nuk e pengon shikueshmërinë e rrugës.
Neni 66
Në shenjë të komunikacionit, ose në shtyllë në të cilën shenja është vendosur, është e ndaluar për të vënë çdo gjë që nuk është e lidhur me kuptimin e shenjës së komunikacionit.
Ndalohet heqja ose dëmtimi i shenjave të komunikacionit i paautorizuar dhe
pajisjeve rrugore ose ndryshimi i kuptimit të shenjave të komunikacionit.
Neni 67
Kur kompania gjatë kryerjes së punimeve në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuar, gjenë se janë bërë shkelje së këtij Vendimi, është e obliguar të informojë menjëherë me shkrim Shërbimin e policisë komunale.
VIII. MBIKËQYRJA
Neni 68
Monitorimi i zbatimit të këtij Vendimi e kryen Drejtoria.
Mbikëqyrjen inspektuese e zbatimit të këtij Vendimi e kryen Shërbimi i policis komunale.
Neni 69
Përveç kompetencave të përcaktuara me Ligjin për kontrollin inspektues, policia komunale ka autoritetin për të:
- kontrolluar nëse rrugës komunale, struktura e saj dhe pjesët e rrugës janë duke u përdorur në bazë të lejës së përdorimit, përkatësisht lejës së shfrytëzimit të rrugës së pakategorizuar dhe të njëjtat a janë dhënë në mënyrë të duhur.
- shqyrtimin e dokumentacionit teknik dhe të tjera për rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara, pjesë të saj dhe objektit rrugor;
- Të kontrollojë punimet në mirëmbajtjen e rregullt të komunës dhe rugëve të pakategorizuara;
- të kontrollojë gjendjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara, pjesëve të saj dhe objekteve të rrugës;
- monitorojnë mirëmbajtjen e duhur të rrugëve komunale dhe të pakategorizuara, pjesët e saj dhe të objekteve rrugor, në përputhje me rregullat teknike dhe rregullave të tjera dhe kushteve që siguron aftësinë e rrugës komunale dhe të pakategorizuara, pjesëve të saj dhe objekteve të rrugës;
- të kontrollojë rrjedhën e trafikut në rrugët komunale dhe të paklasifikuara;
- kontrollojnë zbatimin e masave të duhura dhe të rregullta për mbrojtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara;
- monitorojnë zbatimin e dispozitave teknike, normave teknike dhe standardet dhe normat e
cilësisë në ekzekutimin e punëve dhe përdorimin e materialeve për rindërtim dhe
mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara;
- kontrollojnë nëse gjatë rindërtimin të rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuara, pjesëve të saj dhe objekteve rrugor mbahet ditari i ndërtimit dhe libri i inspektimit në mënyrën e përcaktuar;
- përcjellin punimet në rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuara, pjesëve të saj dhe objektet rrugor.
Neni 70
Për të eleminuar parregulltësitë e konstatuara, Policia komunale përpos kompetecave të përcaktuara me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, është e autorizuar dhe e obliguuar që subjektit të mbikëqyrjes:
- të urdhëroi ndalimin e transportit ose llojeve të automjeteve të transportit në rrugët komunal
dhe rrugë të pakategorizuara, pjesëve të rrugës dhe objekteve të rrugës, me të cilat rrezikojnë, ose mund të rrezikohet siguria në komunikacion, ose me të cilat shkaktohën dëme për rrugët komunale dhe rrugët e pakategorizuara;
- të urdhëroi heqjen e mangësive në rrugët komunal dhe të pakategorizuara, pjesët e saj dhe objektet e rrugës me të cilat rrezikon ose mund të rrezikohet siguria në komunikacion;
- urdhëron investitin për të marrë lejen e përdorimit, brenda një periudhe e cila nuk mund të jetë më pak se 30 ditë, nëse konstaton se rruga komunale dhe e pakategorizuar, një pjesë e saj apo objektit të rrugës, për të cilat janë lëshuar lejet e ndërtimit, përdoret pa leje ndërtimi, dhe në qoftë se investitori nuk ka siguruar leje përdorimi brenda afatit të caktuar, përkohësisht të ndalohet trafiku në rrugën e komunës ose të pakategorizuar, pjesët e saj ose objekteve të rrugës;
- të urdhëroi heqjen e mangësive brenda një afati të caktuar kohor, në qoftë se konstaton se gjatë ekzekutimit të punimeve dhe përdorimin e materialeve në rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugë të pakategorizuara, pjesët e saj dhe objektet rrugore, nuk zbatohen dispozitat teknike, normat teknike dhe standardet dhe normat e cilësisë, si dhe kushtet për sigurinë e komunikacionit, dhe në qoftë se brenda afatit të përcaktuar nuk i
heqë mangësitë të ndalojnë apo pezullojë ekzekutimin e mëtejshëm të punimeve dhe të urdhërojë shembjen dhe shkatrrimin e ndërtimit, rindërtimit dhe mirëmbajtjës pjesëve të rrugës së komunës dhe rrugës së pakategorizuara apo objektet e rrugëve në të cilat nuk janë hequr mangësit e konstatuara.
Neni 71
Përveç masave administrative dhe veprimeve të parapara me Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese, Policia komunale ndërmerr këto masa dhe veprime administrative:
- ndalojnë ose pezullojë ekzekutimin e punëve që kryhen në kundërshtim me ligjin dhe
dispozita të tjera, standardeve teknike dhe narmativave teknike dhe normave të cilësisë
gjatë ekzekutimit dhe përdorimit të materialeve në rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe të pakategorizuar, pjesëve të rrugës dhe objekteve rrugore në kundërshtim me kushtet e trafikut në rrugë komunale dhe të pakategorizuara, pjesët e saj dhe ndërtimin e rrugëve ose në kundërshtim me masat e përcaktuara për mbrojtjen e rrugve komunale dhe të pakategorizuara, pjesët e saj dhe objektit të rrugës;
- të urdhëroi prishjen dhe largimin e strukturave të ndërtuara ose të vendosura në zona mbrojtëse të rrugës komunale dhe të pakategorizuar dhe heqja e deponive dhe mbeturinave të vendosur në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi;
- të urdhëroi rrënimin dhe largimin e rrethojave, pemëve, bimëve, materialit të ndërtimit dhe marerialit tjër të vendosura ose të braktisur në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi;
- të urdhëroi rrënimin dhe largimin e objekteve, tubacioneve, linjave të energjisë, instalimet në rrugët komunale dhe të pakategorizuara, pjesët e saj, objektet rrugore dhe zonës së rrugës, të cilat janë vendosur pa pëlqimin dhe lejen e lëshuar nga organi kompetent;
- ndalimi i punimeve të kryera në afërsi të rrugëve të komunës dhe rrugëve të pakategorizuara, pjesët e saj dhe objekteve të rrugëve, të cilat mund të rrezikojnë stabilitetin dhe sigurin e trafikut;
- ndalimi i trafikut në rrugët komunal dhe të pakategorizuara për automjete të cilat bëjnë transportim të veçantë pa leje të posaçme;
- të urdhëroi vendosjen e barrierave fizike që pengojnë lidhjen me rrugët komunal dhe rrugët e pakategorizuara, pa pëlqimin paraprak të organit kompetent.
X.DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 72
Për të gjitha kushtet dhe situatat që lidhen me rrugët komunale dhe të pa kategorizuara të cilat nuk parashikohen nga ky Vendim do të zbatohet drejtpërdrejt Ligji për rrugë.
Neni 73
Kuvendi i komunës së Gucisë, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij
Vendimi duhet të sjellë programin një-vjeçar dhe planin vjetor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugëve të pakategorizuara.
Drejtoria për investime e komunës së Gucsë do të përcaktojë kriteret për kategorizimin e rrugëve të komunës dhe atyre të pakategorizuar brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi dhe të krijojë një regjistër të rrugëve komunale dhe të pakategorizuara.
Neni 74
Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë pas botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi. –
dispozitat komunale “.
Numri: 001-16/17-3
Guci,më 23. 06. 2017
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Kryetar
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 45 dhe 116 të Ligjit për vetëqeverisjes lokale (,, Gayeta Zyrtare e RMZ “, nr 42/03,28/04,75/05,13/06 dhe” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi “, nr. 88/09,03/10,38/12,10/14 dhe 03/16), nenit 35 dhe 127 të Statutit të komunës së Gucisë ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat omunale.”, nr. 25/14,), Kuvendi i komunës së Gucisë në seancën e mbajtur me datën 23.06.2017, miratoi këtë
V E N D I M
për themelimin e Këshillit për bashkëpunimi në mes të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave jo-qeveritare
Neni 1
Me këtë Vendim themelohet Këshilli për bashkëpunimin në mes të vetëqeverisjes lokale dhe OJQ-ve (në tekstin e mëtejmë: Këshilli), dhe përcaktohet roli dhe detyrat, struktura, metoda, kushtet dhe procedura e emërimit të anëtarëve të saj, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e tij.
Roli i Këshillit
Neni 2
Këshilli është organ këshillimor i komunës për të monitoruar dhe analizuar bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe organizatave joqeveritare, nisë iniciativat, dhe propozon për të ndërmarrë aktivitete që kanë për qëllim krijimin e kushteve për promovimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve në mes të komunës dhe OJQ-ve.
Neni 3
Detyrat e Këshillit janë:
– monitorimin e zbatimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes komunave dhe organizatave jo-qeveritare për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të punës së qytetarëve;
– ndikimin në përmirësimin e komplementaritetit dhe intensifikojnë marrëdhëniet e tyre reciproke në përcaktimin e politikave publike lokale dhe zbatimin e tyre;
– të inkurajojnë krijimin e mekanizmave institucionale për bashkëpunim dhe zhvillim të partneritetit;
– Monitorimi dhe analiza e politikave publike në lidhje që ndikon në zhvillimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimit ndërsektorial të vazhdueshëm;
– jep mendime për projektligjet dhe aktet e tjera që ndikojnë në kornizën institucionale dhe ligjore për punën e OJQ-ve dhe të aktiviteteve të tyre në komunë;
– iniciojë miratimet e reja apo ndryshimet dhe plotësimet e dispozitave në fuqi për të krijuar kornizë më të mirë normative dhe institucionale për punën e organizatave joqeveritare ekzistuese;
– të ofrojë mbështetje në përfshirjen e organizatave relevante në procesin e vendosjes dhe zbatimit të politikave publike lokale dhe pjesëmarrjen e OJQ-ve në procesin e përgatitjes dhe miratimit të akteve normative, strategjive, planeve dhe programeve të komunës;
– kontribuon në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare që veprojnë në komunë;
– marrin pjesë në planifikimin e prioriteteve për ndarjen e fondeve për organizatat jo-qeveritare dhe jep opinion mbi projektet dhe programet e organizatave joqeveritare të cilat financohen nga buxheti komunal;
– inicion veprime që duhen marrë për të realizuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e qeverisë lokale dhe shërbimeve publike me OJQ si për të eliminuar pengesat në mënyrë që të mundësojë realizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta;
– të paraqesë në Kuvend, të paktën një here në vit, raport mbi aktivitetet e saj dhe realizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes komunës dhe OJQ-ve, në bazë të raportit mbi punën e organeve komunale dhe shërbimet publike;
– shqyrtojnë edhe çështje të tjera me rëndësi për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes komunës dhe OJQ-ve.
Neni 4
Organet e vetëqeverisjes lokale, shërbimet publike, organizatat e tjera të themeluara nga komuna dhe Komisioni për ndarjen e fondeve për organizatat jo-qeveritare janë të detyruar të paraqesin Këshillit një raport mbi bashkëpunimin me OJQ-të, informacionet për projektet e finansuara dhe programet e organizatave joqeveritare, si dhe informacione të tjera me rëndësi për bashkëpunimin e këtyre subjekte me organizatat joqeveritare.
Këshilli mund të kërkojë nga organizatat joqeveritare për të dhënë informacione të rëndësishme për punën e Këshillit në lidhje me mundësinë e përmirësimit të bashkëpunimit me komunën.
Përbërja e Këshillit
Neni 5
Këshilli ka një kryetar dhe katër (4) anëtarë.
Kryetar i Këshillit është Kryetarit i Kuvendit të komunës.
Këshillin e përbëjnë : 3 (tre) anëtarë përfaqësues të komunës dhe dy (2) anëtarë përfaqësuese të organizatave jo-qeveritare.
Numri i anëtarëve të Këshillit do të vendoset në bazë të paritetit.
Emërimi i anëtarëve të Këshillit
Neni 6
Anëtarët e Këshillit emërohen nga Kuvendi, me propozimin e Komisionit për përzgjedhjen dhe emërimin, për një periudhë prej katër viteve dhe anëtarët e Këshillit mund të riemërohen.
Neni 7
Përfaqësuesit e komunës në Këshill emërohen nga organet e administrates lokale, shërbimet publike dhe organizatat e themeluara nga komuna.
Përfaqësuesit e komunës në Këshill i propozon Kryetari/ja e komunës.
Neni 8
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Këshillin emërohen me propozimin e organizatave joqeveritare që veprojnë në komunë, më rëndësi për:
– zhvillimin e demokracisë lokale,
– zhvillimin ekonomik lokal;
– planifikimin hapësinor dhe mbrojtjen e mjedisit;
– mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve dhe formave të tjera të mbrojtjes;
– realizimi, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut;
– arsimi, kultura dhe sport.
Procedura për propozimin e kandidatëve nga organizatat joqeveritare
Neni 9
Procedura për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit nga radhët e organizatës joqeveritare inicohet nga trupi punues amë i Kuvendit të komunës duke bërë ftesë publike.
Ftesa publike publikohet në një gazetë ditore dhe në faqen e internetit të komunës.
Ftesa publike përmban kushtet që duhet të përmbushen nga OJQ-të për propozimin e kandidatëve, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët, dokumentacioni që duhet të dorëzohet së bashku me propozimin për kandidatët si dhe datat dhe vendin e dorëzimit të dokumenteve .
Afati i fundit për propozimin e kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes.
Neni 10
Nga një organizatë joqeveritare në Këshillin mund të emërohet vetëm një përfaqësues.
Organizatë joqeveritare mund të propozojë vetëm një kandidat për anëtar të Këshillit.
Neni 11
Kandidatin për anëtar të Këshillit mund ta paraqesë një organizatë jo-qeveritare që plotëson kushtet e mëposhtme:
– që është regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, të paktën një vit para publikimit të thirrjes;
– që ka selinë apo vepronë në territorin e komunës;
– që në statut ka përcaktuar objektivat e punës dhe aktivitetet nga fushat e referuara në nenin 8 të këtij Vendimi;
– se në vitin e kaluar, në fushat e referuara në nenin 8 të këtij Vendimi, ka realizuar një ose më shumë projekte, ose ka marrë pjesë në së paku një fushatë apo zbatuar të paktën dy aksione;
– që në organin e menaxhimit të OJQ-së, nuk ka anëtarë të partive politike dhe zyrtarëve publikë, në aspektin e kuptimit të dispozitave për parandalimin e konfliktit të interesit.
Neni 12
Organizata jo-qeveritare është e obliguar që me propozimin e kandidatëve, organit kompetent të punës së Kuvendit ti paraqesë dëshmitë e mëposhtme:
- Një kopje e vërtetuar e Aktvendimit mbi regjistrimin në regjistrin e administratës shtetërore kompetent për regjistrimin dhe evidentimin e të dhënave të OJQ-ve,
- Statutin e organizatës të vertetuar;
- Dëshmi mbi projektet e realizuara ose aktiviteteve në vitin e mëparshëm: të marrëveshjes së financimit, broshura, galeri, fletëpalosjeve, artikujt e gazetave dhe të ngjashme;
- Deklarata e personit të autorizuar për të përfaqësuar organizaten joqeveritare që në organet drejtuese të organizatave jo-qeveritare nuk ka anëtar të partive politike, zyrtarë publikë, në aspektin e e kuptimit të dispozutave për parandalimin e konfliktit të interesit dhe të zyrtarëve dhe të punësuarve lokal,
- Kopje të vërtetuar të llogarive përfundimtare (bilancit të gjendjes dhe bilancit të suksesit) për vitin e kaluar.
Neni 13
Kandidati i organizatës jo-qeveritare, si anëtar i Këshillit mund të jetë një person i cili:
– banon në territorin e komunës;
– të ketë përvojë në aktivitetet e përmendura në nenin 8 të këtij Vendimi për të cilat kandiohet;
– të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike apo funksioar publik, dhe
– nuk është i punësuar / në organet e vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet publike.
Neni 14
Organizatë jo-qeveritare që propozon kandidatin për anëtar të Këshillit, përveç dokumentacionit të përmendur në nenin 12 të këtij Vendimi, është e detyruar të paraqesë për kandidatin si më poshtë:
– kopje e vërtetuar e kartës së identitetit-letërnjoftimit;
– biografia e kandidatit me informacion në lidhje me posedimin e përvojës në organizatat jo-qeveritare në fushën e veprimtarisë për të cilën kandidohet;
– deklaratë se kandidati nuk është anëtar i ndonjë partie politike apo funksionar publik;
-deklaratë se kandidati nuk është i punësuar në organet e administratës lokale ose shërbimin publik të themeluar nga komuna,
– deklaratë që kandidati pranon emërimin si anëtar i Këshillit.
Neni 15
Nëse organizatë joqeveritare ose kandidat i propozuar nuk i përmbush kushtet e vendosura me këtë Vendim, apo propozimi për kandidatët nuk është paraqitur në kohën e duhur, organi kompetent i punës,propozimet e tilla nuk do të shqyrtohen.
Neni 16
Organi kompetent i punës së Kuvendit, në afat prej tetë ditësh nga data e fundit për dorëzimin e propozimeve, në faqen e internetit të komunës do të publikojë listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit, me emrat e organizatave joqeveritare që pzopozuan ata.
Organi kompetent i punës së Kuvendit, brenda 15 ditëve të publikimit të listës, krijuar një listë të vetme të kandidatëve për emërimin e anëtarëve të Këshillit.
Nëse janë më shumë kandidatë për të njëjtën fushë të veprimtarisë, trupit punues do të propozojë një kandidat i cili është propozuar nga numri më i madh i organizatave joqeveritare.
Nëse për fusha të veçanta të veprimtarisë nuk janë propozuar kandidat ose kandidatët nuk janë propozuar në pajtim me dispozitat e këtij Vendimi, organi kompetent e përseritë thirrjën publike për emërimin e kandidatëve për këto fusha të veprimtarisë, brenda shtatë ditëve.
Marrja e vendimeve për listën e propozuar
Neni 17
Propozimet e një listë përmbledhësse të kandidatëve për anëtarë të Këshillit, me arsyetimin dhe raportin për procedurën e përfunduar do të dorëzohet në Kuvendin e komunës për vendimin.
Për propozimin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, Kuvendi do të vendos brenda 60 ditëve nga marrja e propozimit.
Ndërprerja e mandatit të anëtarit të Këshillit
Neni 18
Anëtarit të Këshillit do ti përfundojë mandate para skadimit të periudhës për të cilën ai është i emëruar në rastin;
1) me dorëheqje, dhe për këtë do të njoftojë Kryetarin e Këshillit dhe subjektet që e kan propozuar;
2) në qoftë se me vendim të formës së prerë i është marr aftësia e veprimit;
3) në qoftë se me vendimi të formës së prerë të gjykatës është dënuar më burg efektiv për të paktën 6 muaj, dhe
4) në rast të shkarkimit.
Shkarkimi i anëtarit të Këshillit
Neni 19
Kuvendi do të shkarkojë një anëtar të Këshillit nëse:
1) nësë konstaton që me rastin e emërimit për veten ka dhënë të dhëna të pa vërteta, apo ka lëshuar të ofrojë të dhëna dhe rrethana që ishin me ndikim në emërimin e anëtarit të Këshillit;
2) nuk e kryen funksionin e anëtarit të Këshillit për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj;
3) ka deri te ndryshim i disave nga rrethanat nga neni 13 të këtij Vendimi,
4) humbja e përkrahjes së shumicës së subjekteve të përmendura në nenin 8 të këtij Vendimi.
Procedura për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit
Neni 20
Procedura për shkarkimin e anëtarit të Këshilli e inicon organi kompetent i punës së Kuvendit me kërkesë të subjektit të autorizuar të propozojë kandidatë, apo me iniciativën e Këshillit.
Në proceduren e shkarkimit të anëtarit të Këshillit, anëtari ka të drejtë që në Kuvend të deklarohet lidhur me arsyet e shkarkimit.
Kuvendi, me propozim të organit kompetent të punës së Kuvendit, sjellë vendimin për shkarkimin e anëtarit të Këshillit.
Emërimi i anëtari të ri të Këshillit
Neni 21
Në rast të ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit, para skadimit të mandatit për të cilin është emëruar, organi kompetent i punës së Kuvendit, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit të mandatit, do të publikojë thirrje publike për emërimin e një kandidati të ri.
Mandati i anëtarëve të sapoemëruar të Këshillit zgjat deri në skadimin e mandatit të Këshillit.
Anëtar i Këshillit i cili është shkarkuar para skadimit të mandatit të tij nuk mund të ri-emërohet si anëtar i Këshillit.
Neni 22
Mënyra e punës dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e Këshillit, do të përcaktohen me Rregulloren e punës të miratuar nga Këshilli.
Raporti
Neni 23
Raporti i Këshillit për punën dhe arritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe OJQ-të përmban informacionin e mëposhtëm: zbatimin e detyrave të Këshillit sipas nenit 3 të këtij Vendimi, mënyrën e informimit dhe konsultimit të OJQ-ve; pjesëmarrja e OJQ-ve në grupet e punës, organizimi i diskutimeve të përbashkëta publike, seminareve, realizimin e mbështetjes financiare për OJQ-të, sigurimin e formave të tjera të përkrahjes për organizatat joqeveritare, veprimit në iniciativat dhe propozimet e organizatave joqeveritare dhe të tjera.
Neni 24
Punët profesionale dhe administrative për Këshillin kryhen nga Shërbimi i Sekretariatit për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë.
Neni 25
Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë pas botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi. –
dispozitat komunale “.
Numri: 001-16/17-4
Guci,më 23. 06. 2017
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Kryetar
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 45 në lidhje me nenin 145 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisjes lokale (,, Gazeta Zyrtare e RMZ “, nr 42/03,28/04,75/05,13/06 dhe” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi “, nr. 88/09,03/10, 38/12, 10/14 dhe 03/16) dhe neni 35 paragrafi 1 pika 33, të Statuti të komunës së Gucisë, ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”, nr. 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06.2017, solli këtë
V E N D I M
për themelimin e Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtje të vetëqeverisje lokale
- DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë Vendim themelohet Këshilli për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokal (në tekstin e mëtejmë: Këshilli), rregullohen të drejtat dhe detyrat, përbërja dhe mënyra e zgjedhjes dhe punën e Këshillit, si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e saj për të arritur ndikimin demokratike të qytetarëve në përmirësimin e vetëqeverisjes lokale në komunën e Gucisë.
Neni 2
Këshilli do t’i ushtrojë të drejtat dhe detyrat, në përputhje me Ligjin, Statutin e Komunës dhe të këtij Vendimi.
- DREJTAT DHE DETYRAT E KËSHILLIT
Neni 3
Këshilli ka të drejtë që organeve shtetërore, Kuvendi të komunës, kryetarit të komunës, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve publike tu paraqesin propozime për përmirësimin dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike, mbrojtjen e të drejtave dhe detyrave të komunës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të popullatës lokale të përcaktuara me Kushtetut dhe Ligj.
Propozimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, Këshilli i bën me iniciativën e vet, me iniciativën e qytetarëve apo subjekteve të tjera.
1.Të drejtat ndaj organeve shtetërore dhe shërbimeve publike të themeluara nga shteti
Neni 4
Në qëllim për të nxitur zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale, Këshilli mund të paraqesë propozime në organet shtetërore dhe shërbime të themeluara nga shteti për:
– ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve dhe akteve të tjera,
– marrjen e masave për përmirësimin e vetëqeverisjes lokale,
– marrja e masave për përmirësimin e situatës në fusha të posçme,
– realizimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të popullatës lokale.
Neni 5
Këshilli mund të paraqesë nismë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi, për fillim të procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nëse konsideron se një ligj, dispozit apo akt tjetër i organit shtetëror ka shkelur të drejtën e vetëqeverisjes lokale.
Këshilli mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore nëse akti apo veprimi i organit shtetëror ose pushtetit lokal është shkelur e drejta në vetëqeverisjen lokale.
Neni 6
Këshilli ka të drejtë të kërkojë mendimin nga organeve kompetente shtetërore dhe shërbimeve publike të themeluara nga shteti në lidhje me zbatimin e Ligjit, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe realizimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe ligjshmërinë dhe efektivitetin e veprimit të këtyre organeve dhe shërbimeve publike.
- Të drejtat në kuadër të Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës
Neni 7
Këshilli mundet me qëllim për të mbrojtur të drejtat e popullsisë lokale, përcaktimin e përgjegjësive të organeve të pushtetit lokal dhe kryerjen më efikase të detyrave, të dërgoj propozim në Kuvend dhe kryetarit të komunëse ose propozim për ndryshimin e vendimeve dhe dispozitave më të cilat përcaktohet ose rregullohet:
– përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes,
– realizimi i parimeve të hapjes dhe transparencës së organeve,
– përmirësimin e cilësisë së shërbimeve,
– e drejta e qytetarëve për të qeverisjes vendore, dhe
– zgjidhjen e çështjeve të caktuara në kompetencë të administratës lokale dhe shërbimeve publike.
Neni 8
Në procesin e përgatitjes dhe miratimit të vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit, të cilat janë me rëndësi për parimet bazë të vetëqeverisjes lokale dhe përcaktimin e të drejtave dhe detyrimet e qytetarëve, anëtarët e Këshillit mund të marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të trupave të tij të punës, pa të drejtë vote.
- Të drejtat ndaj administratës lokale dhe shërbimeve publike të themeluar nga komuna
Neni 9
Këshilli paraqetë propozime administratës dhe shërbimeve publike të themeluara nga komuna në mënyrë që të:
– që të kenë performanc efikas dhe efektiv të veprimtarisë në kuadër të kompetencave të tyre,
– sigurimin e raportimit të qytetarëve për nevojat e tyre,
– sigurimin e të drejtave për informacion të saktë, të plotë dhe me kohë,
– adresimin e problemeve individuale të qytetarëve –
– sigurimin e të drejtës së përgjigjes në kërkesë, dhe
– sigurimin e të drejtës në cilësi më të mirë të shërbimeve, dhe të ngjashme.
Neni 10
Në rastin e dorëzimit të propozimit të përmendur në nenin 9 të këtij Vendimi, Këshilli ka të drejtë të kërkojë autoritetit kompetent të pushtetit lokal dhe shërbimeve publike të dhënat e duhura ose informacion për arsyeshmërin faktike dhe juridike të iniciativave dhe propozimeve.
- Detyrat e Këshillit
Neni 11
Këshilli është i obliguar të shqyrtoi çështjet relevante për punën dhe funksionimin e kuvendit të komunës, kryetarit të komunës, administratës lokale dhe shërbimeve publike.
Nëse me aktet dhe veprimet e organeve dhe shërbimeve të referuara në paragrafin 1 të këtij neni, janë shkelur të drejtën e vetëqeverisjes lokale dhe të drejtat e komuniteteve lokale dhe të drejtat e popullsisë lokale, Këshilli është i detyruar të dërgojë për këto organe propozim për ti mbrojtur këto të drejta.
Neni 12
Këshilli do t’i dorëzojë Kuvendit raport vjetor për aktivitetet e tij.
Përjashtimisht, me kërkesë të kryetarit të komunës ose të gjykimit të lire të tij, Këshilli mund të paraqesë raport të veçantë Kuvendit, me të cilën gjë tregon për shkelje të veçanta të rënda të të drejtave të qytetarëve dhe të problemeve në punën e administratës lokale dhe të shërbimeve publike.
Kuvendi është i obliguar të shqyrtojë raportin e Këshillit dhe për të njëjtin të marrin qëndrim.
III. PËRBËRJA DHE MËNYRA E ZGJEDHJËS SË KËSHILLIT
Neni 13
Këshilli ka kryetarin dhe 6 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi me propozim të Këshillit për zgjedhje dhe emërime, me shumicën e votive i numrit të përgjithshëm të këshilltarve.
Gjithkush ka të drejtë të propozojë kandidatë për anëtarë të Këshillit.
Neni 14
Anëtarët e këshillit zgjidhen nga radhët e qytetarëve të shquar dhe të dalluar të komunës dhe ekspertë në fusha të rëndësishme për pushtetin lokal.
Neni 15
Në proceduren e miratimit të propozimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, Këshilli për rzgjedhje dhe emërime fillon procedurën e propozimit të kandidatëve dhe për këtë e informon publikun.
Informimin e publikut referuar në paragrafin 1 të këtij neni do të bëhet me publikimin e ftesës publike në media dhe në faqen e internetit të komunës.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit mund ti propozojnë: institucionet profesionale, ndërmarrjet dhe institucionet, OJQ-të , shoqatat e bashkësive lokale dhe qytetarët.
Propozimi për kandidimin e anëtarit të Këshillit përfshinë edhe një deklaratë e pranimit të emërimit të kandidatit.
Këshilli për zgjedhje dhe emërime duhet të krijojë një listë të kandidatëve për anëtarë të Këshillit, duke përcaktuar listen e kandidatëve për anëtar të Këshillit, duke siguruar përfaqësim proporcional të ekspertëve nga të gjitha fushat me rëndësi për vetëqeverisjen lokale.
Neni 16
Kryetarin e Këshillit e zgjedh Këshilli nga radhët e anëtarëve.
Mandati i Këshillit zgjat për aq kohë sa zgjat mandate i Kuvendit.
Këshilli nxerr Rregulloren e punës.
Neni 17
Për anëtar të Këshillit nuk mund të zgjidhen: – deputetë ose këshilltarët – funksionarët lokalë, krerët e administratave lokale dhe drejtuesit e shërbimeve publike të themeluara nga komuna – të zgjedhurit dhe të emëruarit në Qeverinë e Republikës së Malit të Zi dhe organe të administratës shtetërore, – funksionarët e partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesisë, zëvendësit e tyre, anëtarët e këshilleve kryesore dhe ekzekutive, si dhe zyrtarë të tjerë të partisë.) – personat që janë dënuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare, personi që pavarësisht dënimit të shqiptuar ose të dënuar për një tjetër vepër penale që është dënuar me burgim më të gjatë se 6 muaj me Aktgjykim të formës së prerë.
Neni 18
Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit mandati u ndërpritet:
– skadimit të mandatit të Kuvendit të komunës,
– dorëheqjës,
– sipas fuqisë së ligjit, dhe
– shkarkimi.
Ndërprerjen e mandatit Kuvendit e konstaton me një akt.
Neni 19
Anëtari i Këshillit mund të shkarkohet nëse me slelljën e tij diskrediton funksionin që kryen ose nuk i përmbush detyrat e tij në pajtim me Ligjin dhe me këtë Vendim.
Nisma për shkarkimin e anëtarit të Këshillit mund ta inicojnë të paktën 1/3 e këshilltarëve në Kuvend.
Iniciativën për shkarkimin e Këshillit pushimit ose anëtarit të Këshillit, duhet të dorëzohet në Këshillin për zgjedhje dhe emërime, për të kryer procedurën për përcaktimin e shkarkimin.
Neni 20
Kur Këshilli për përzgjedhjen dhe emërimin konstaton se ka baza për shkarkim, propozon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit ose të Këshillit.
Propozimi i Vendimit për shkarkim duhet të arsyetohet.
Në proceduren e shkarkimit, anëtari i Këshillit ka të drejtë të deklarohet në mbledhjen e Kuvendit në lidhje më arsyet për shkarkimin e kërkuar.
Vendimi për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit ose të Këshillit mirret nga Kuvendi.
Vendimi konsiderohet i miratuar nëse për të njëjtën votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve.
- MËNYRA E PUNËS SË KËSHILLIT
Neni 21
Në qëllimin e ushtrimit të të drejtave të këtij Vendimi, Këshilli vepron me iniciativën e vet, me iniciativën e organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve publike, si dhe në iniciativën e qytetarëve të cilët konsiderojnë se akti i tyre i organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve publike ka shkelur të drejtën mbi vetëqeverisjen lokale ose të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Neni 22
Këshilli vepron me iniciativën e organeve shtetërore, nëse me dispozita dhe akte të tjera të vetëqeverisjes lokale është shkel ligji apo jan shkel të drejtat dhe liritë e popullatës lokale, si dhe për të marrë masa për përmirësimin e gjendjes në organet e administratës lokale dhe fusha të tjera të caktuara administrative.
Neni 23
Iniciativa për veprim, Këshillit duhet ti dorëzohet në formë të shkruar.
Për iniciativën e dorëzuar Këshillit do të informojë Kuvendin e komunës, kryetarin e komunës, organin e administratës lokale ose shërbimin publik në punën dhe veprimet e të cilit është dorëzuar iniciativa.
Neni 24
Organi i vetëqeverisjes lokale dhe të shërbimit publik, sipas nenit 23 të këtij Vendimi, janë të detyruara që Këshillit, me kërkesë të tij, në afat prej 8 ditëve nga data e njoftimit, të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm brenda kompetencave të tyre dhe të vënë në dispozicion dosjet e kërkuara dhe dokumentacionit.
Neni 25
Nëse Këshilli gjatë procedurës konstaton shkelje të të drejtave të qytetarëve apo parregullsi të tjera në punën e organit, brenda 15 ditëve nga marrja e informacionit të nevojshëm, do të marrë qëndrimi për këtë, do të japë mendim të duhur apo rekomandim dhe të informojë organin për punën dhe veprimet e të cilit ka të bëjë qëndrimi, mendimi ose rekomandimi.
Organi i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, kur Këshilli i ka dërguar rekomandim apo mendim është i obliguar që më së voni në afat prej 15 ditëve ta informoj Këshillin për masat e marra.
Nëse organi nuk e informon Këshillin në kuptimin e paragrafit 2 të këtij neni për atë se çka ka ndërmarrë ose nëse Këshilli konsideron se masat e duhura nuk janë marrë, për mosveprim apo veprime jo adekuate do ta njofton organin që mbikëqyr punën e saj.
Neni 26
Në ushtrimin e punës së tij e tij Këshilli sjellë vendime, konkluzione, rekomandime, mendime dh propozime, dhe merrë qëndrime.
- PUNA PUBLIKE E KËSHILLIT
Neni 27
Puna e Këshillit është publike.
Puna publike e Këshillit sigurhet me: raportimin në Kuvend, përmes mediave, publikimi i raportit në web sajt, etj.
- Çështje të tjera me rëndësi për Këshillin
Neni 28
Punët profesionale dhe administrative për Këshillin i kryen Shërbimi i Kuvendit.
Neni 29
Fondet për punën e Këshillit do të sigurohen në buxhetin komunal.
Anëtarët e këshillit kanë të drejtë për shpërblim i cili do të përcaktohet me vendim të veçantë të Kuvendit.
VII. DISPOZITA E FUNDIT DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 3o
Me vendim të veçantë të Kuvendit, Këshilli duhet të zgjidhen brenda 9o ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi.
Neni 31
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Numri: 001-16/17-5
Guci,më, 23.06. 2017.
Kuvendi i komunës së Gucisë
Kryetari i Kuvendit,
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 63 paragrafi 15 të Ligjit për transportin rrugor ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr 45/05 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi “, nr. 75/10, 38/12 dhe 18/14), nenit 4, paragrafi 2 dhe neni 13 paragrafi 3 i Ligjit për veprimtari komunale ( “Gazeta Zyrtare e RMZ” nr 12/95), nenit 51, paragrafi 3 të Ligjit për vetëqeverisje lokale ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr.42 / 03, 28/04, 75/05 dhe 13/06 dhe “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 88/09, 38/12,10/14,3/16), dhe neni 35 të Statuti të komunës së Gucisë ( “Gazeta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, nr 25/14, ), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur më 23.06.2017 , miratoi këtë
V E N D I M
për transportin me auto-taksi
I.DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky vendim përcakton kushtet, organizimin dhe mënyrën e kryerjes së transportit me auto-taksi në komunën e Gucisë (më poshtë referuar si: transporti me taksi).
Neni 2
Transporti me taksi është një aktivitet i transportit publik të udhëtarëve që kryhen për qëllime komerciale, me automjete të pasagjerëve që janë prodhuar me maksimum prej pesë ulëseve, duke përfshirë edhe vendin e shoferit dhe të paktën katër dyer.
Neni 3
Transporti me taksitë mund të kryhet nga subjektet dhe sipërmarrësit të regjistruara për transport taksi dhe kanë licencë për ushtrimin e veprimtarisë së transportit, të lëshuar nga autoriteti përkatës lokal (në tekstin e mëtejmë: transportuesit).
Shoferi i transportit me taksi është person fizik i cili kryen transportin me taksi si sipërmarrës, ose është i punësuar nga personat juridikë dhe sipërmarrësit dhe i plotëson kushtet për shofer, siç parashihet me Ligjin për transportin rrugor.
Neni 4
Licenca për taksi dhe certifika e licencës për automjetin që përdoret për transportin taksi lëshohen nga administrata lokale kompetente për trafikn në pajtim me Ligjin për transportin rrugor, aktet nënligjore dhe këtë Vendimi.
Neni 5
Lëshimi i licencës dhe certifikës së licencës kryhet në përputhje me programin optimal të organizimit të transportit në territorin e komunës së Gucisë (në tekstin e mëtejmë: programi).
- KUSHTET DHE ORGANIZIMI PËR TË USHTRUAR TRANSPORT-TAKSI
Neni 6
Vlerësimi i i kushteve teknike të komunikacionit, analiza e nevojave të banorëve për transport në përputhje me zhvillimin e komunës, përcaktohet numri i stacioneve për taksi me numrin e vendeve në to për taksi.
Kushtet e referuara në paragrafin 1 të këtij neni do të përcaktohen nga administrata lokale kompetente për trafikun përmes Programit, në të cilin Kryetari i komunës jep pëlqimin.
Programi miratohet në fund të vitit aktual për vitin e ardhshëm.
Ndryshimet në Programin lidhur me stacionet e taksive dhe numrin e vendeve për taksi mund të bëhet vetëm me propozim të administratës lokale përgjegjëse për çështjet e transportit, me pëlqimin e Kryetarit.
Neni 7
Organi i administratës lokale përgjegjëse për çështjet e transportit e lëshon certifikatën e licencës për secilin automjet që përdoret për taksi.
Neni 8
Transportuesi taksi duhet të sigurojnë që automjeti i përdorur për transport-taksi, përveç kushteve të parashikuara nga Ligji i transportit rrugor, Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, i plotëson edhe kushtet estetike dhe të shfrytëzimit, si më poshtë:
– që është i regjistruar në territorin e Gucisë,
– se mekanizmi i drejtimit është vendosura në anën e majtë të automjetit,
– se taksimetri është teknikisht i saktë, i kalibruar, vulosur dhe i vendosur në anën e djathtë të shoferit në mënyrë që shuma që numërohet të jetë e dukshme për udhëtarët,
– që të gjitha ulëset-karrigat në automjet të jenë në gjendje të rregullt, sipërfaqet e shëndetshme, me ngrohje dhe ventilim në gjendje të rregullt,
– në mes të kulmit të automjetit të jetë e vendosur shenja me emërtimin “TAXI” me stemën dhe emrin “Guci” dhe numri i evidencës i sinkronizuar me taksimetër, në mënyrë që drita në shenjën të ndalët kur taksimetri është i ndezur dhe se i njëjti është lëshuar sipas licencës së dhënë nga organi i administratës lokale kompetente për trafik,
– në automjet, në anën e djathtë të shoferët, dukshëm të jetë vendosur lista e tarifave e vërtetuar,
– të jetë e pastër dhe e pa dëmtuar,
– pa mbishkrime dhe fotot që kanë shenja partiake, fetare apo kombëtare,
– që ka të rregullt aparatin për shuarjen e zjarrit,
– automjetet e personit juridik duhet të bartin në derë të shkruar emrin e shkurtër të personit juridik dhe ngjyrë uniforme të cilën e përcakton personi juridik,
– që posedojnë kartë të vlefshme gjashtëmujor teknike.
Neni 9
Plotësimi i kushteve të përmendura në nenin 8 të këtij Vendimi do të përcaktohet nga organi i qeverisjes vendore përgjegjëse për transportin dhe cakton numrin e evidencës për secilin automjet i cili do të përdoret për taksi në komunë e Gucisë.
Neni 10
Pamja dhe madhësia e shenjës “TAXI” përcaktohet nga autoritet lokal përgjegjës për transportin.
Neni 11
Transportuesi taksi është i detyruar, përveç kushteve të parashikuara nga Ligji i transportit rrugor, Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe akteve të tjera nënligjore për të gjitha automjetet për të siguruar edhe:
-certifikatë orginal të licencës për automjet,
-polisën e sigurimit nga pasojat e fatkeqësive për automjet,
– konfirmimi i plotësimit të kushteve specifike dhe kërkesave në lidhje me mbishkrimin e automjetit që përdoret për transportin taksi të udhëtarëve,
– marrëveshja mbi qiranë ose lizingut, si dhe certifikatë të licencës së lëshuar për qiramarrësin apo shfrytëzuesit të lizingut,
-lista e certifikuar e çmimeve të shërbimeve dhe faturat për llogarinë.
III LETËRNJOFTIMI I TAKSISË
Neni 12
Transportuesi taksi është i detyruar të sigurojë për të gjithë shoferët taksi letërnjoftimat.
Taksi letërnjoftimi përmban:
– emri i shoferit,
– numri personal i identifikimit dhe adresa,
– foto e dimensionit 3,00 x 3,5o cm,
– numrin dhe datën eaktvendimit për lëshim të licencës,
– emri i shoqatës nëse është anëtar i saj,
– numrin dhe datën e lidhjes së kontratës për punë,
– afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit.
Shoferi i automjetit taksi është i obliguar që letërnjoftimin pët taksi nga paragrafin 1 i këtij neni, ta vendos në vend të dukshëm në automjet, në anë të djathtë.
Neni 13
Letërnjoftimi Taxi lëshohet nga autoritet lokal përgjegjës për transportin.
Letërnjoftimi Taxi është i verdhë e dimensionit 10 x 12 cm.
Neni 14
Taksi transportuesi është i detyruar që çdo ndryshim të të dhënave që është futur në letërnjoftimin taksi, ta raportoj te organi i administratës lokal përgjegjës për transportin.
Në rast të ndërprerjes së kryerjës së transportit taksi, transportuesi taksi është i detyruar që autoritetit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit ta kthejë taksi letërnjoftimin.
IV STACIONET E TAKSIVE
Neni 15
Stacioni-vendqëndrimi i taksive është një zonë publike e destinuara për qëndrim të taksive, ku transportuesi merr udhëtarët dhe nga ku fillon udhëtimi.
Stacionet e taksive mund të jenë të përhershme ose të përkohshme.
Stacioni i taksive është i shënuar nga shenja sinjalizuese përkatëse horizontale dhe vertikale.
Për vendosjen dhe ruajtjen e stacioneve të taksive kujdeset kompania e ngarkuar me mirëmbajtjen e objekteve komunale.
Për të përdorur stacionin e taksive do të paguhet taksa në përputhje me vendimin që rregullon këtë fushë.
Neni 16
Stacionet e taksive janë përcaktuar në përputhje me Vendimin për rregullimin e trafikut në territorin e Gucisë dhe Programit të referuara në nenin 5 të këtij Vendimi.
V.MËNYRA E KRYERJES SË TRANSPORTIT TAKSI
Neni 17
Shërbimi taksi kryhet ekskluzivisht në territorin e komunës së Gucisë, e cila ka lëshuar licencën.
Nuk lejohet të mirrën për transport udhëtarëve jashtë kësaj zone.
Neni 18
Shërbimi taksi nuk mund të kryhet nëse ka elemente të një linjë apo transport të veçantë të linjës, e që kanë pothuajse të njëjtën relacion, përafërsisht të njëjtën kohë të ardhjes dhe nisjës, si dhe pikën e njëjtë të hyrjes dhe daljes së udhëtarëve.
Gjatë kryerjes së transportit taksi, ndalohet përdorimi i stacioneve të autobusëve dhe vend ndalimeve të autobusëve.
Neni 19
Tasi transporti kryhet nga transportuesit taksi në të njëjtat kushte.
Taksitë në stacionin e taksive, vendosen sipas rendit të mbërritjes.
Udhëtarët marrin automjetin e parë që është në rënd, përveç nëse udhëtari kërkuar shprehimisht ndryshe.
Neni 20
Taksi shoferi i automjetit është i obliguar që për sa kohë automjeti është në stacion të jete në automjet apo afër saj.
Taksi transportuesi mund të përdorin automjetin për nevojat e tyre, duke larguar shenjat taksi.
Neni 21
Transportuesi taksi mund ti marrë udhtarët me kërkesë të tyre edhe jashtë stacioneve taksi, nëse një gjë të tillë e lejojnë kushtet e trafikut dhe dispozitat e trafikut.
Taksitë Transportuesi është i detyruar të pranojë udhëtarët në automjet në kufijtë e numrit në dispozicion të vendeve, si dhe bagazhet personale deri në madhësinë dhe kapacitetin e bagazhit.
Transportuesi taksi nuk mund të transportojnë më shumë persona se sa numri i vendeve për pasagjerë i regjistruar në lejën e qarkullimit të automjeteve.
Neni 22
Shoferi i mjetit taksi është i obliguar që gjatë transportit të udhëtarëve duhet të jetë i rregullt dhe i veshur me kujdes.
Taksi shoferi i automjetit është i obliguar që gjatë kryerjes së transportit taksi, udhëtarët ti trajtojnë vëmendshëm dhe me kulturorë.
VI .KOMPENSIMI PËR USHTRIMIN E TRANSPORTIT TAKSI
Neni 23
Taksi transportuesi është i detyruar që kur fillon transportin ta kyç taksimetrin, dhe pas përfundimit ta fikë.
Taksi transportuesi për shërbimin e ofruar paguan çmimin e transportit në shumën që tregon taksimetri pas përfundimit të transportit.
Nëse transportuesi taksi nuk kyç taksimetrin në fillim, pasagjeri nuk është i detyruar të paguajë çmimin e shërbimeve të transportit.
Taksi transportuesi me kërkesën e shfrytëzuesve të shërbimeve të taksive, do të lëshojë faturë për kryerjen e transportit e cila përfshin: datën, relacionin dhe kilometrazhin, çmimi i transportit,i nënshkruar dhe vulosur.
Taksi transportuesi është i detyruar që udhëtarët ti dërgoj në vendin e destinacionit nga ana e rrugës më të shkurtër, apo përmes rrugës të cilën udhëtari ka zgjedhur, në përputhje me regjimet e zbatueshme të trafikut.
Në kompensim për kryerjën e shërbimeve të taksive është përfshirë edhe transporti i bagazhit personal.
Neni 24
Listën e çmimeve e krijon transportuesi taksi.
Taksi transportuesi është i obliguar që listën e shërbimeve dhe ndryshimeve në listën e çmimeve para se të filloj zbatimi i tij, ta vërtetoj në organet e administrates lokale përgjgjëse për punët e financave.
VIII MBIKËQYRJA
Neni 25
Kontrolli mbi zbatimin e këtij Vendimi do të bëhet nga administrata lokale përgjegjëse për trafikun.
Mbikëqyrjen inspektuese e bëjnë policia komunale e komunës së Gucisë në përputhje me ligjin dhe këtë Vendimi.
Transportuesi, ose shoferi taksi është i detyruar që policisë komunale që mbikëqyrin tu mundësoj ta kryejnë punën të papenguar, tu vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe në afatin e caktuar nga inspektori.
IX DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Neni 26
Gjobë prej 150 euro deri në 3.000 euro do t’i shqiptohet personit juridik nëse:
– mjeti i cili kryen transport auto-taksi nuk është i regjistruar në territorin e Gucisë (neni 8, paragrafi 1, pika 1)
– nuk i siguron letërnjoftimin shoferit taksi (neni 12 paragrafi 1).
Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet sipërmarrësi në shumën 50 deri në 2.000 euro.
Për veprën e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dënohet personi përgjegjës në personin juridik nga 20 deri në 800 euro.
Neni 27
Me gjobë prej 100 deri në 1200 euro do t’i shqiptohet personit juridik nëse:
– automjetet që përdoren për taksi, mbahen jo të pastra dhe të dëmtuara (neni 8, paragrafi 1, pika 7)
– automjetet që përdoren për taksi kanë shenja të vendosura dhe foto të partive, fetare apo simboleve kombëtare (neni 8, paragrafi 1, alineja 8)
– automjeti për transport taksi në derë nuk e ka të shtypur emrin e shkurtër të personit juridik dhe nuk është uniforme ngjyra e cila është përcaktuar nga person juridik (neni 8, paragrafi 1, alineja 9)
– mjeti i cili kryen transport taksi nuk ka polisë të sigurimit ndaj pasojave të aksidenteve (neni 11 paragrafi 1 pika 2)
– automjetet që përdorën për shërbimin taksi nuk posedojnë certifikatë të plotësimit të kushteve specifike dhe kushteve në lidhje me mbishkrimin e automjetit që përdoret për transportin taksi të udhëtarëve (neni 11, paragrafi 1, pika 3);
– çdo ndryshim i të dhënave në kartën e letërnjoftimit taksi nuk e ka raportuar të organi lokal përgjegjës për transportin (neni 14, paragrafi 1)
– në rast të ndërprerjes së transportit taksi, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit, nuk e ka kthyer letërnjoftimin taksi organit të administratës vendore përgjegjëse për transportin (neni 14, paragrafi 2)
– nuk ka tansportuar pasagjerët rrugës më të shkurtër të përcaktuar në vend destinim , përkatësisht rrugës përmes të cilën udhëtari ka urdhëruar, në përputhje me regjimet e zbatueshme të trafikut (neni 23, paragrafi 5)
– Lista e çmimeve të shërbimeve, si dhe ndryshimet në listën e çmimeve para se të filloj zbatimi i saj nuk është vertetuar nga organet e administratës vendore përgjegjëse për financa (neni 24, paragrafi 2)
Për veprat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dënohet sipërmarrësi në shumën nga 30 deri në 200 euro.
Për veprat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të dëhohet personi përgjegjës në personin juridik nga 10 deri në 100 euro.
Gjobë në shumë prej 20-100 euro do të dënohet shoferi që drejton automjetin auto-taksi nëse:
-letërnjoftimin taksi nuk e shfaq në një vend të dukshëm në të djathtë të automjetit(neni 12,paragrafi 3)
-gjatë qëndrimit të automjetit në stacionin taksi nuk është në automjet ose pranë tij(neni 20,paragrafi 1)
-gjatë transportit të udhëtarëve nuk është i rregullt dhe i veshur mirë (neni 22, paragrafi 1).
X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 28
Kompanitë e taksive që kryejnë shërbime taksi janë të obliguara të harmonizojnë veprimet e tyre me këtë Vendim, brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi.
Neni 29
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale”.
Numër:001-16/17-2
Guci,më 23.06.2017.god.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETAR
Dzenadin Radoncic
KODI I ETIKËS SË PËRFAQËSUESVE TË ZGJEDHUR DHE FUNKSIONARËVE TË VETËQEVERISJES LOKALE PËR KOMUNËN E GUCISË
KREU I.
KONCEPTI, FUSHËVEPRIMI DHE PARIMET E PËRGJITHSHME
NOCIONI
Neni 1
Kodi i etikës së përfaqësuesve të zgjedhur /a dhe funksionarëve të vetëqeverisjes lokale për komunën e Gucisë, është një grup i standardeve dhe rregullave të praktikës së sjellëjeve të përfaqësuesve të zgjedhur dhe funksionarëve, që u përmbahen në kryerjen e detyrave dhe ushtrimin e funksioneve në vetëqeverisjen lokale të komunës së Gucisë.
Objekti i Kodit
Neni 2
Përcaktimi i standardeve etike të sjelljës në të cilat obligohen përfaqësuesit e zgjedhur dhe funkisionarët e vetëqeverisjes lokale në kryerjen e funksioneve të tyre,
informimi i publikut me sjelljen që ata kanë të drejtë të presin nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe funksionarët e vetëqeverivsjes lokale.
Nocioni i përfaqësuesve të zgjedhur dhe funksionarëve
Neni 3
Në kuptim të këtij Kodi, përfaqësues i zgjedhur dhe funksionarë i vetëqeverisjes lokale është këshilltari, përfaqësuesi i Kuvendit të vetëqeverisjes lokale, Kryetari/ja i/e komunës, Nënkryetari/ja i/e komunës,Kryeadministratori / ja, dhe çdo i zgjedhur apo person i emëruar në ndonjë organ të vetëqeverisjes lokal, në shërbime të tjera profesionale,në organe të shërbimeve publike, si dhe në organizata të tjera themeluese e së cilave është vetëqeverisja lokale (në tekstin e mëtejmë „përfaqësuesit e zgjedhur dhe funksionarët„).
Respektimi i ligjit dhe përparësia e interesit publik mbi privat
Neni 4
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, e ushtron funksionin e vetë sipas ligjit, dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, në ushtrimin e funksionit vepron vetëm në të mirë të
interesit publik dhe jo në atë personal, privat, grupor, apo interes partiak.
Respektimi i vullnetit zgjedhor të qytetarëve
Neni 5
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, e ushtron funksionin e vetë dhe kryen detyrat e tij brenda kufijve të të drejtave dhe detyrimeve, në përputhje me mandatin që i është dhënë nga votuesit , apo organet që e kanë zgjedhur, emëruar dhe i janë përgjegjës të gjithë qytetarëve në vetëqeverisjen lokale, duke përfshirë edhe ata votues të cilët nuk kanë votuar për atë dhe organeve që e kanë zgjedhur, emëruar ose caktuar.
Mënyra e ushtrimit të funksionit publik
Neni 6
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, e ushtron funksionin e vetë publik me ndërgjegje, me ndershmëri dhe në mënyrë të paanshme, me zbatueshmëri dhe përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e tyre.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të jetë i angazhuar në përmirësimin e performancës së vetëqeverisjes lokale dhe shkëmbimin e përvojave të organizuara nga ana e autoriteteve në nivel shtetëror dhe lokal.
Gjatë mandatit të tij, si dhe në kryerjen e funksionit ose në jetën private, përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të sillen në një mënyrë që do të degradojë funksionin që kryen.
Marrëdhëniet me përfaqësues të tjerë të zgjedhur dhe funksionarëve,punonjësve dhe qytetarëve.
Neni 7
Në kryerjen e funksioneve përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, respekton të drejtat e përfaqësuesve të tjerë të zgjedhur, funksionarëve, punonjësve dhe qytetarëve, përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të sillet me edukatë, respekt dhe pa diskriminim ndaj qytetarëve, kolegëve, punonjësve dhe mediave.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të inkurajojnë ose ndihmojnë përfaqësuesit e tjerë të zgjedhur, funkcinerët dhe punonjësit që në ushtrimin e detyrave të tyre të shkelin rregullat e sjelljes të përcaktuara nga ky Kod.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, publikishtë do të tregojnë të gjitha rastet e sjelljeve të paligjshme ose sjelljes në kundërshtim me rregullat dhe parimet e këtij Kodi.
KREU II
Standardet në kryerjen e funksioneve
l. Rregullat e përgjithshme
Ndalimi i konfliktit të interesit
Neni 8
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të kryejë detyrën e tij, përkatësisht të përdorin kompetencat e pozitës së tyre për të realizuar interesat personale ose private.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do ti shmangët të gjitha sjelljeve që mund të sjellë përfitime dhe favorizim të interesave private mbi ate publik, edhe në qoftë se një sjellje e tillë nuk është e ndaluar formalisht.
Ofrimi i të dhënave mbi pronën
Neni 9
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të veprojnë në përputhje me rregullat që përcaktojnë detyrimin për të dhënë informacion në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë.
Kufizimi i kryerjen së më shumë funksioneve
Neni 1o
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të respektojnë Ligjin dhe aktin dhe akteve të tjera në ushtrimin e funksioneve publike.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të shmangë kryerjen e funksioneve të tjera apo aktiviteteve që pengojnë në kryerjen e detyrave të tij /saj .
2. Sjellja para zgjedhjes në funksion
Fushata zgjedhore
Neni 11
Fushata zgjedhore e kandidatëve , burrave dhe gratve për funksione në vetëqeverisjen lokale duhet të ketë qëllim që qytetarët të kenë informacion dhe shpjegime rreth programeve të kandidatëve.
Kandidatët, nuk do të pretendojnë për të marrë vota me çdo kushtë, përpos me argumentim bindës.
Në veçanti, kandidati/ja, nuk do të përpiqet për të marrë vota duke shpifur për të tjerët kandidat, duke përdorur dhunë ose kërcënime, abuzimi me funksionin që kryen, ose duke dhënë premtimin për shpërblim.
Shpenzimet e fushatës elektorale
Neni 12
Kandidatet burrat dhe gratë për funksion në vetëqeverisje lokal shpenzimet e fushatës zgjedhore të tyre do të jenë brenda kufijve të arsyeshëm.
Kandidatet do të japin informacion të plotë dhe të saktë në lidhje me natyrën dhe shumën e shpenzimeve të fushatës së tyre zgjedhore.
Funksionari lokal në asnjë rast të mos përdorin mjetet apo pronën zyrtare
për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore.
3. Sjellja gjatë kryerjes së funksionit
Papajtueshmëria e funksioneve mbikëqyrësse
Neni 13
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të vetëpërjashtohen nga puna e organit dhe trupës në qoftë se i njëjti bën mbikëqyrjën e punës së tij /saj.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të punësohet, e as të marrin pjesë në punën e organit mbi të cilën mbikëqyr sipas detyrës zyrtare (ex officio).
Vendimmarrja
Neni 14
Në proceduren e vendimmarrjës përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, sa më shumë të jetë e mundur ka për të pranuar mendimet e qytetarëve të propozuara në dëgjime publike apo nëpërmjet formave të tjera të pjesëmarrjes.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, gjatë procedurës së vendimmarrjës do të përmbahet nga ushtrimi i çdo lloji të fitimit dhe interest të drejtpërdrejtë ose të mundësoj realizim të interesave personale ose private të individëve ose grupeve.
Zbulimi i konfliktit të interesit
Neni 15
Nëse përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, ka një interes privat në një çështje në të cilën është duke u diskutuar ose duke u vendosur nga autoriteti ose organi i të cilit ai / ajo është anëtar, duhet që para pjesëmarrjes në diskutim dhe më së voni para fillimit të marrjës së vendimit, ta komunikoi ekzistencën e interesave të tilla private.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, duhet të përmbahet nga ndonjë deklaratë apo
votimin mbi çështjet në lidhje me të cilën ka interes privat.
Arsyetimi i vendimit
Neni 16
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, për çdo vendim të tij ka për të dhënë një shpjegim kur qytetarët kështu e kërkojnë, duke deklaruar të gjitha faktet dhe rrethanat në të cilat vendimi është bazuar, në veçanti, cilat dispozita janë zbatuar.
Në mungesë të rregullave dhe dispozitave, shpjegimi i vendimit do të përfshijë elemente të tilla për të treguar përshtatshmërinë, ndershmërinë dhe përputhshmërinë e saj me interesin publik.
Lufta kundër korrupsionit
Neni 17
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, në ushtrimin e funksioneve do të përmbahet nga çdo sjellje e cila, sipas ligjeve ndërkombëtare ose të brendshme penale në fuqi, mund të karakterizohet si sjellje korruptive.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të angazhohen në mënyrë aktive në luftën kundër të gjitha formave të korrupsionit në komunitetin lokal.
Ndalimi i dhënies dhe marrjes së dhuratave
Neni 18
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të kërkojë, pranojë, ose të lejojë person të tjetër që në emër të tij ose për përfitimin e tij të merr ose të jep dhuratë, të ofroj ndonjë shërbim, mikpritje apo ndonjë lloj tjetër të përfitimit në lidhje me ushtrimin e funksionit, përveç rastit kur vlerat dhe dhurata protokollare janë minimale.
4.Disiplina financiare dhe buzhetore
Menaxhimi dhe përdorimi i fondeve publike
Neni 19
Në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve publike, përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja,do të veprojë me kujdesin e një nikoqiri të mirë.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do ti përmbahet disiplinës buxhetore dhe financiare që siguron menaxhimin e duhur në përdorimin e të ardhurave publike, siç është përcaktuar nga dispozitat në fuqi .
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim që mund të çojë që fondeve publike të përdorën jashtë destinimit,veprim direkt ose indirekt, për qëllime private.
Bashkëpunimi në zbatimin e masave të kontrollit
Neni 2o
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të ndërhyjë apo pengojë në aplikimin e ndonjë mase të bazuar në dispozita të kontrollit nga autoritetet e kontrollit të brendshëm apo të jashtëm.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do ti përmbahet çdo vendimi të përkohshëm ose përfundimtar të këtyre autoriteteve.
5. Sjellja në fund të mandatit të funksionit
Ndërprerja e funksionit
Neni 21
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, nuk do të ndërmarrin aktivitete për
organizatat dhe ndërmarrjet mbi të cilat ushtron kontroll, me të cilat kanë marrëdhënie kontraktuale ose të cilat janë krijuar gjatë mandatit të tij / saj të detyrës, në mënyrë që të sigurojë për veten e tij apo të tjerëve privilegje personale dhe profesionale pas largimit nga detyra.
KREU III
MARËDHËNIET NDAJ TË PUNËSUARVE
Sjellja shembullore
Neni 22
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, me sjelljen e tyre të mirë do të paraqesin një shembull të mire për të gjithë të punësuarit në administratën lokale, shërbimet publike dhe shërbimet e tjera, si dhe në organet dhe organizatat e tjera në administratën lokale.
Punësimi dhe sistemimi
Neni 23
Funksionari me rastin e punësimit, sistemimit dhe ngritjës në detyrë të të punësuarve
do të marrë vendim në përputhje me dispozitat, e që është i bazuar vetëm në ekspertizën dhe
përgatitjës profesionale të tyre, dhe në përputhje me objektivat, mundësit dhe nevojat e shërbimit.
Respektimi i rolit të punonjësve
Neni 24
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të sillet respektueshëm ndaj të punësuarit në administratën lokal dhe nuk do të ndikojnë në ta për të vepruar në mënyrë të paligjshme, ose të marrë zyrtarisht ose të abstenoj të marrin çdo gjë që do ti mundësoi atij/asaj, ose individëve të tjerë ose grupeve interes privat direkt apo indirekt.
Realizimi dhe avancimi i rolit të punonjësve
Neni 25
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të sigurojë që roli dhe detyrat e të punësuarve në administratën lokale të ushtrohet në mënyrë të plotë.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, ka për të ndërmarrë dhe për të nxitur masat dhe aktivitetet që kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të vetëqeverisjes lokale, organeve të administratës lokale, shërbimeve dhe organeve tjera dhe organizatave për punën e të cilëve është përgjegjës si dhe për motivimin e punonjësve për të kryer punët.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, i vetëqeverisjes lokale ka për të përmirësuar njohuritë dhe ekspertizën e tyre, si dhe të krijojnë kushte për përmirësimin e njohurive dhe ekspertizës së punonjësve në administratën lokale
KREU IV
MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
Transparenca e punës
Neni 26
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, i/e vetëqeverisjes lokale do të kërkojë për
të siguruar transparencën e punës së saj dhe funksionimin e shërbimeve dhe departamenteve që punojnë nën përgjegjësinë e tij/saj.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të përgjigjen për çdo kërkesë të deklaruar publikisht në lidhje me kryerjen e funksionit së tij / saj, arsyetimin e veprimeve të veta apo funksionimit të shërbimeve dhe organit për punën e të cilit është përgjegjës/se.
Marrëdhëniet me media
Neni 27
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, saktë dhe në kohë ka për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të mediave për informacion në lidhje me kryerjen e funksioneve të tyre, por nuk do të japë asnjë informacion zyrtar ose informacion konfidencial në lidhje me jetën private të palës së tretë.
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të ndërmerrë të gjitha masat që synojnë përmirësimin e mbulimit mediatik të punës së tij / saj dhe funksionimin e organeve dhe shërbimeve publike nën përgjegjësinë e tij /saj.
KREU V
ZBATIMI I KODIT
Deklaratë me shkrim e pajtueshmërisë me Kodin
Neni 28
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, pas miratimit apo njohjës me Kodin, do ta jep një deklaratë me shkrim, se është i gatshëm /me për tu sjellur në përputhje me dispozitat e tij.
Informimi i publikut me përmbajtjën e Kodit
Neni 29
Përfaqësuesi /ja i/e zgjedhur dhe funksionari /ja, do të promovojë Kodin në mesin e punonjësve të administratës vendor, publikut dhe mediave, me qëllim të përmirësimit të vetëdijes për parimet e Kodit dhe rëndësinë e zbatimit të tij në funksionimin e vetëqeverisjës lokale .
Sigurimi i zbatimit të Kodit
Neni 3o
Në mënyrë që të monitorohet zbatimi i Kodit, themelon Komisionin i Etikës.
Me vendimin e Kuvendit të komunës për themelimin e Komisionit të Etikës do të përcaktohën nga më për së afërmi të drejtat dhe përgjegjësitë, përbërjen, mënyrën e punës, raportimit dhe çështjet e tjera me rëndësi për punën e tij dhe për zbatimin e Kodit.
Publikimi
Neni 31
Kodi i etikës do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale” në tabelën e shpalljeve të organeve të administratës dhe shërbimeve publike, si dhe në faqen e internetit të Komunës së Gucisë.
Në bazë të nenit 45 paragrafi 1 në lidhje me nenin 111 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr. 42/3, 28 / O4, 75 / O5, 13 / O6, dhe ” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi” nr. 88 / o9,3 /10, 38 /12, 10/14 dhe 3/16.), dhe neni 35 paragrafi 1 pika 24 e Statutit të komunës së Gucisë, ( ” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale”, nr. 25/14.), Kuvendi i komunës së Gucisë, në seance e mbajtur me datën 23.06.2ol7, miratoi këtë:
VENDIM
PËR MIRATIMIN E KODIT TË ETIKËS SË ZYRTARËVE DHE SHËRBYESVE LOKAL NË KOMUNËN E GUCISË
Neni 1
Miratohet Kodi i etikës së zyrtarëve dhe shërbyesve lokal në komunën e Gucisë, (në tekstin e mëtejmë “Kodi i etikës”).
Neni 2
Pjesë integrale e këtij Vendimi është Kodi i etikës.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Nr: 001-16/17-8
Guci,më 23.06.2ol7
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETAR I KUVENDIT
Dzenadin Radoncic
KODI I ETIKËS
SË ZYRTARËVE DHE SHËRBYESVE LOKAL NË KOMUNËN E GUCISË
Neni 1
Me Kodin e etikës për zyrtarë dhe shërbyes lokalë përcaktohen praktikat e sjelljës shembullore të zyrtarëve dhe shërbyesve lokal.
Kodi i Etikës (në tekstin e mëtejmë: ,,Kodi“), ka të bëjë me të punësuarit në vetëqeverisjen lokale, shërbimet publike (institucionet, ndërmarrjet) dhe organizatat e themeluar nga bashkësia e vetëqeverisjes lokale (në tekstin e mëtejmë: ,,Punonjësit“ ).
OBJEKTIVI I KODIT
Neni 2
Qëllimi i Kodit është për të përcaktuar standardet në sjellje të cilave duhet tu përmbahen punonjësit, të tilla si integriteti moral, ndershmëria, përgjegjësia, profesionalizëmi, efikasiteti, efektiviteti, paanshmërisë, neutralitetiti politik, respektimit të besimeve të ndryshme dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të bashkësisë;
Ti informoj qytetarët se çfarë kanë të drejtë të kërkojë nga sjellja e të punësuarve.
Për të kontribuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve në pushtetin lokal dhe shërbime publike;
Ti mbështesë punonjësit në respektimin e standardeve të përcaktuara.
Detyrimi i punonjësit
Neni 3
Punonjësi detyrat e tij i kryen sipas ligjit, dispozitave të tjera, akteve të përgjithshme, si dhe me standardet profesionale dhe etike.
Punonjësi duhet për ti kryer detyrat dhe punët politikisht neutral, me paanshmëri,
duke respektuar vendimet, masat dhe aktivitetet të nxjerra dhe të zbatuara nga autoritetet lokale.
Nga i punësuari pritet që me sjelljën e tij në punën profesionale nuk do ta dëmtojnë reputacionin e organit apo të shërbimit në të cilin është i punësuar.
Neni 4
Punonjësi, edhe kur nuk është në vendin e punës, duhet të ketë kujdës që sjellja e tij të mos ndikoj në uljen e reputacionit të organit, ose të shërbimit në të cilin është i punësuar.
Neni 5
Punonjësi ka detyrim që me respekt të sillet ndaj drejtuesve të pushtetit lokal.
Punonjësi në kryerjen e detyrave të tyre vepron vetëm për interesin publik, e jo në interes personale private, të grupit, apo interes partiak.
Neni 6
Në kryerjen e detyrave në raport me shfrytëzuesit e shërbimeve, punonjësi:
- Të sillet korrekt, me mirësjellëje, dhe pikëpamjet e tij i bazon në objektivitet dhe paanshmëri.
- Të veprojë në mënyrë të drejtë, në mënyrë profesionale, në mënyrë konstruktive dhe efikase, duke treguar interesim dhe durim, sidomos me palët e pa shkolluara.
- Në kohë, korrekt dhe saktë ta jep informacionin në përputhje dhe sipas Ligjit dhe akteve të tjera. 4. Ofron ndihmë dhe jep informacion rreth Organit përgjegjës për trajtimin e kërkesave dhe mjetet juridike dhe mënyrat e ankimit të parashikuara nga ligjit për mbrojtjën e të drejtave dhe interesit;
- Trajnimi i vazhdueshëm profesional.
- Veprime korrekte dhe mirësjellje me kolegë dhe udhëheqësit.
- Respekton personalitetin dhe dinjitetin e çdo personi.
- Duhet të jetë i veshur në mënyrë të përshtatshme.
Neni 7
Në kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve, të punësuarit nuk do të diskriminojë ose në mënyrë të pabarabartë të trajtojnë personin ose grup personash për shkak të cilësive të tyre personale, cilësive të fituara ose përkatësisë, të tilla si raca, ngjyrë, gjinia, etnisë, origjinës, gjendjës sociale, lindjes, besimit fetar, bindja politike apo të tjera bindje, gjendjen financiare, kultura, gjuha, moshës, invaliditetit etj.
Neni 8
Punonjësi nuk duhet që të vepron në dëm të asnjë personi, grupi njerëzish apo personi juridik, dhe duhet të sillet e ti respektoi të drejtat e tyre, interest dhe detyrat.
Në përmbushjen e detyrave, punonjësi duhet të zbatojë kompetencat diskrecionale të veta në mënyrë të paanshme.
Neni 9
Punonjësi nuk guxon të lejojnë që interesat e tij personale të vijnë në çfardo mënyre në konflikt me punën që bën, pa marrë parasysh se a është konkret apo potencial.
Neni 10
Punonjësi në asnjë rast nuk duhet që pozitën e vetë ta shfrytëzoi për realizim të interesit personal.
Inreres personal në kuptim të këtij Kodi konsiderohet: përfitimi material dhe ndonjë përfitim tjetër për vetën apo familjën e tij, të afërmit, miqtë e tij ose me personat juridikë ose fizikë me të cilët realizon kontakte private, afariste apo politike.
Rapotri i punonjësit ndaj qasjes në infomacione
Neni 11
Punonjësi duhet të sigurojnë qasje në informacion, në përputhje me Ligjin.
Punonjësi nuk duhet të mbaj informacionin e fshehur e që si rregull duhet të jetë publik.
Punonjësi mund të shpallë ndonjë informacion,për të cilën shpallje është i autorizuar.
Punonjësi nuk duhet të kërkojnë qasje në informata, nëse për këtë nuk është i autorizuar, as që në mënyrë të paligjshme të shfrytëzoi informacionin deri te i cili ka ardhë ose e ka marrë nga kryerja e detyrave zyrtare.
Punonjësi do të marrë masa të përshtatshme për të mbrojtur dhe siguruar konfidencialitetin e informacionit për të cilat është përgjegjëse ose ato që i ka mësuar.
Punonjësi nuk do të mbajë informata të fshehta, informata që duhet të publikohn, si dhe nuk mund që të japin informacione për të cilat di ose ka dyshim të bazuar se nuk janë të sakta dhe të cilat shpiejnë në qëndrime të gabuara.
Neni 12
Duke respektuar të drejtën për qasje të lirë në Informata, punonjësi është i obliguar që ti ruaj të dhënat për personat dhe të dhëna të tjera konfidenciale dhe dokumente deri te të cilat ka ardhur gjatë kryerjës së punës, përkatësisht që dalin si rezultat i kësaj pune dhe të marrin masa për mbrojtjen e informacionit dhe dokumenteve konfidenciale në dispozicion të tij që kanë rrjedhur si rezultat i kryerjes së detyrave zyrtare.
Raportimi i shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit
Neni 13
Punonjësi, kur beson me arsye se është kryer ose do të ketë një shkelje të ligjit, dispozitave të tjera ose të këtij Kodi, do të raportojë këtë fakt eprorit të tij, dhe nëse është e nevojshme autoritetit përgjegjës për hetimin e fakteve të tilla.
Në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe punonjësi kur konsideron se mbi atë po bëhet presion për të vepruar në kundërshtim me ligjin, dispozitat e tjera apo të këtij Kodi.
Punonjësi i cili ka raportuar rastin, nuk duhet për këtë, të vuajnë pasoja negative.
Konflikti i interesit
Neni 14
Konflikti i interesave lind kur punonjësi ka interes të caktuar privat që ndikon, mund të ndikojnë ose duket të ndikojë në performancën e paanshme dhe objektive të ushtrimit të detyrave të tij zyrtare.
Interesi privat i punonjësit nuk përfshin çfardo përfitim që mund të ketë ai, familja e tij, të afërmit e ngushtë, miqtë, personat ose organizatat me të cilat ai ka ose ka pasur të punësuar apo lidhjeve politike.
Punonjësi, ka detyrim për ta informuar eprorin në lidhje me rastin e tij të mundshme të konfliktit aktual apo të mundshëm të interesit dhe të marrë hapa për të shmangur konflikt të tillë.
Kur nga ai kërkohet, punonjësi është i obliguar për të dhënë informacionin e nevojshëm për vlerësimin e ekzistencës së konfliktit të interesit.
Deklarata e konfliktit të interesit do të konsiderohen konfidenciale, përveç nëse me ligj ndryshe përcaktohet
Papajtueshmëria e interesit
Neni 15
Punonjësit nuk i lejohet të kryejë çfardo aktiviteti, e as për të pranuar çdo punë ose funksion, të paguar ose të papaguar, që nuk është në pajtueshmëri me punën që e kryen.
Në rastet e dyshimit, punonjësi është i obliguar të kërkojë mendimin e eprorit të tij.
Punonjësi, me kërkesë të eprorit ka për të dhënë deklaratë të arsyetuar mbi aktivitetet apo funksionet, të paguar ose të papaguar, që mund të ndikojnë në kryerjen e detyrave të tij.
Aktiviteti politik ose publik
Neni 16
Punonjësi do të kujdeset në atë se aktiviteti i tij politike nuk do të ndikojë në aftësinë për të kryer detyrat e tij në mënyrë të paanshme.
Në kryerjen e detyrave të tij, punonjësi nuk do të udhëhiqet nga bindjet e tij politike, e as të ndjekë udhëzimet e një natyre politike.
Reaksioni ndaj ofertave të paligjshme
Neni 17
Nëse punonjësit i ofrohet një dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër në lidhje me kryerjen e detyrës, punonjësi do të:
1.Menjëherë ta refuzojë ofertën, të bëjë një shënim zyrtar dhe të informojë në lidhje me këtë përpjekje eprorin e tij, ose autoritetin direkt përgjegjës për këtë shkelje.
2.Paraqesë personin që ka bërë ofertën dhe ti shmanget kontaktin me të.
3.Nëse dhurata nuk mund ti kthehet dërguesit, e njëjta ti dorëzohet organit kompetent me një shkresë zyrtare.
4.Objektivisht të zgjidhet rasti në lidhje me të cilën është bërë oferta për dhurat, ose për përfitime të tjera.
Punët
Neni 18
Punonjësi, nuk do të kërkojë, as të pranojë, ose të lejojë një person tjetër në emrin e tij, apo në favor të tij të marrë ose të japë dhuratë, të ofrojë ndonjë shërbim, mikpritje apo ndonjë lloj tjetër të përfitimit për vete ose për persona të tjerë, në lidhje me kryerjen e punës dhe detyrave të tij.
Përdorimi i fondeve dhe mënyrën e kryerjes së detyrave
Neni 19
Në kryerjen e punëve dhe detyrave, punonjësi do të përmbahet nga çdo llojë abuzimi financiar apo të tjera.
Punonjësi, do të kujdeset për mjetet e tij të ngarkuara në kryerjen e punëve dhe detyrave, përdorimin e tyre sipas destinimit dhe punët ti kryejë në përputhje me parimet e efikasitetit, efektivitetit, racionalitetit dhe ekonomicitetit.
Mjetet e ngarkuar i punësuari, në asnjë rast nuk do ti përdor për qëllime private, e as të lejojë të tjerët për të bërë një gjë të tillë.
Shpërdorimi i detyrës zyrtare
Neni 2o
Punonjësi, në kryerjen e punëve dhe detyrave të tij askujt nuk do ti ofrojë as të sigurojë ndonjë avantazh, përveç nëse autorizohet me ligj.
Punonjësi, nuk do të përdorë pozitën e tij zyrtare për të ndikuar në cilindo person fizik ose juridik, duke përfshirë edhe punonjësit e tjerë, në mënyrë që të marrë ndonjë përfitim për veten e tij ose për të tjerë.
Roli i veçantë i drejtuesit
Neni 21
Drejtuesi i organit të administrates lokale ose shërbimit publik, do të kujdesët për të siguruar që punonjësit të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndërgjegjshme, me përgjegjësi dhe në përputhje me dispozitat.
Drejtuesi, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar korrupsionin në organin ose shërbimin të cilin e drejton.
Këto masa mund të përfshijnë miratimin dhe zbatimin e rregullave dhe udhëzimeve, ofrimin e trajnimeve adekuate, duke i njohur me ligjin, nëse është dikush nga punonjësit e tij janë në vështirësi financiare apo vështirësi të tjera, dhe të japë shembuj personale të sjelljes që karakterizon qëndrim të duhur moral dhe integritet personal.
Lëshimi i shërbimit
Neni 22
Punonjësi nuk duhet të përdorin pozitën e tyre në mënyrë që ti sigurojë vetës së tij punësim tjetër.
Punonjësi nuk do të lejojë që perspektiva e tij për punësim të ri të vijë në një konflikt aktual apo të mundshëm të interesit.
Nëse është nënshkruar, i punësuari pas përfundimit të punësimit, deri në skadimin e një periudhë të përshtatshme kohore, nuk do të punojë për llogari të ndonjë personi fizik apo juridik në lidhje me lëndën që ka punuar gjatë punësimit të tij, në qoftë se kjo mund të ishte me përfitime të veçanta për atë person fizik ose juridik.
Punonjësi edhe pas përfundimit të punësimit në organin e vetëqeverisjes lokale përkatësisht shërbim, nuk do të përdorin ose të bartë informacione konfidenciale të marra gjatë kryerjes së punëve dhe detyrave , përveç nëse autorizohet për ta bërë këtë gjë në përputhje me dispozita.
Denoncimi
Neni 23
Çdokush mund të paraqesë denoncim për shkelje të dispozitave të Kodit të bërë nga i punësuari.
Denoncimi me shkrim dorëzohet në Komisionin e etikës.
Denoncuesi duhet të informohet për rezultatin e denoncimit.
Shkelja e Kodit të etikës
Neni 24
Punonjësi jep përgjegjësi disiplinore për shkeljen e standardeve dhe rregullave të sjelljes së Kodit të etikës në përputhje me Ligjin dhe dispozita të tjera.
Shkeljet e standardeve të etikës dhe rregullave të sjelljës nga neni 5,6,7,8,9,10 dhe 15 të këtij Kodi janë shkelje të lehta të detyrave të punës.
Komisioni i etikës
Neni 25
Në mënyrë që të monitorojë zbatimin e këtij Kodi, formohet Komisioni i etikës.
Me Vendimin e Kuvendit të komunës për themelimin e Komisionit të etikës duhet të specifikojnë të drejtat dhe detyrat, përbërja, mënyra e punës, raportimin dhe çështjet e tjera me rëndësi për përdorimin dhe zbatimin e këtij Kodi.
Informimi i punonjësit
Neni 26
Punonjësi, në mënyrë adekuate do të njihët me Kodin dhe do të japë një deklaratë që ai është i gatshëm të udhëhiqet nga dispozitat e tij.
Deklarata duhet të nënshkruhet në dy kopje, njëra prej të cilave kopje vendoset në dosjen personale, kopja e dytë i dërgohet Komisionit të etikës.
Publikimi
Neni 27
Kodi i etikës do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale” në tabelën e shpalljeve të organeve të administratës dhe shërbimeve publike, si dhe në faqen e internetit të Komunës së Gucisë.
Në bazë të nenit 1paragra 2 dhe nenit 7 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit për taksën e qëndrimit ( “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr 4/11. dhe”Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”) nenit 45 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit për vetëqeverisjes lokale (,, Gazeta Zyrtare e RMZ “, nr 42/03,28/04,75/05,13/06 dhe” Gazeta Zyrtare e Malit të Zi “, nr. 88/09,03/10, 38/12, 10/14 dhe 03/16)dhe nenit 35 të Statutit të Komunës së Guci ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale,” nr 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur më datën 23.06.2017, miratoi këtë
V E N D I M
për taksën e qëndrimit
Neni 1
Me këtë Vendim përcaktohet taksa e qëndrimit në territorin e komunës së Gucisë.
Neni 2
Taksa e qëndrimit është shuma e parave të paguara paushal nga një person i cili jashtë vendbanimit të tij akomodohet në objektin për turizëm, në të cilën zhvillohet veprimtari turistike dhe shërbime hoteliere (në tekstin e mëtejmë: objekti i akomodimit).
Objekteti i akomodimit i përmendura në paragrafin 1 të këtij neni do të konsiderohet: hoteli, moteli, pansioni, apartamentet turistike, pushimoret, shtëpizat malore, dhomat me qira dhe të gjitha objektet e tjera që ofrojnë shërbime të akomodimit.
Taksa e qëndrimit paguar nën të njëjtat kushte edhe nga shtetasit e huaj.
Neni 3
Taksa e qëndrimit nuk paguhet nga:
1) fëmijët nën 12 vjeç,
2) personat me pengesa dhe çrregullime të rënda në shqisa trupore (të verbërit, të shurdhërit, distrofikët, et j.),
3) personat që kryejnë punë sezonale me qëndrimin e lajmëruar në vendin turistik,
4) personat që banojnë në objektin për tu akomoduar më shumë se 30 ditë,
5) nxënësit në ekskursioneve të shkollës, ose nxënësit dhe studentët qëndrimi i të cilëve është i organizuar nga shkollat si pjesë e programeve të rregullta të mbajtjes së aktiviteteve sportive dhe kulturore,
6) shtetasit e huaj të cilët janë të organizuar përmes organizatave humanitare e që vijnë për të ofruar ndihmë humanitare.
Personat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk paguajnë nëse ata paraqesin dëshmi mbi përmbushjen e kushteve të përcaktuara në paragrafin e njëjtë (kartën e anëtarësisë, vërtetim të shkollës, mjekut, etj).
Taksa zbritët me 50% për personat e moshës 12 deri në 18 vjeç.
Neni 4
Lartësia e taksës së qëndrimit përcaktohet në vlerë prej 1,00 € që e paguan personi për një natë.
Neni 5
Taksat e qëndrimit janë të hyra të Organizatës turistike.
Mjetet e mbledhura nga taksat e qëndrimit përdoren:
1) 80% për financimin e aktiviteteve të organizatës turistike, nga të cilat:
– 10% e fondeve të alokuara për projektet e valorizimin e trashëgimisë kulturore në lidhje me hulumtimet arkeologjike, punëve konservuese dhe restauruese, rindërtimin dhe promovimin e të mirave kulturore;
– 10% e tyre për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të turistëve dhe rritjen e cilësisë së produkteve të turizmit;
2) 20% për financimit të programeve të Organizatës nacionale të turizmit.
Neni 6
Inkasimin e taksës së qëndrimit e bën personi juridik ose fizik i cili ofron shërbime të akomodimit (në tekstin e mëtejmë: ofruesi i akomodimit).
Ofruesi i akomodimit e bën pagesën e taksës së qëndrimit në të njëjtën kohë me pagesën e shërbimit për akomodim.
Nëse ofruesi i akomodimit nuk ka ngarkuar taksën e qëndrimit, është i obliguar që me shpenzimet e veta të paguaj shumën e taksës së papaguar.
Neni 7
Ofruesi i akomodimit është i detyruar që në faturën për shërbimin e akomodimit veçmas ta tregojnë shumën e taksës së qëndrimit, e në rastin e përmendur në nenin 3 të Vendimit të deklarojë arsyen për lirim nga pagesa e saj me prova.
Ofruesi i akomodimit është i detyruar të mbajë evidencat e pagesës së taksës së qëndrimit në libër apo të evidencave të tjera të përshtatshme që përcaktohën nga Ministria kompetente për punët e turizmit.
Ofruesi i akomodimit është i detyruar që organit tatimor me datën 15 të muajit, të ia paraqesë raportin për muajin e kaluar, mbi numrin e shfrytëzuesve të akomodimit dhe shumën e taksës së qëndrimit.
Mjetet nga taksa e qëndrimit ofruesi i akomodimit i paguen brenda 5 ditëve pas përfundimit të 15 ditëshit të muajit, ose pas përfundimit të muajit.
Neni 8
Monitorimi i zbatimit të këtij Vendimi duhet të kryhet nga organi tatimor kompetent i komunës së Gucisë.
Neni 9
Me gjobë prej 500.00 euro deri në 10 000.00 euro do të dënohet për kundërvajtje personi- juridik ofrues i akomodimit, nëse:
1.Nuk paguan taksën e qëndrimit njëkohësisht me pagesën e shërbimit të akomodimit (neni 6.stav 2)
- Në faturën e shërbimit të akomodimit në veçanti nuk paraqesin shumën e taksës së qëndrimit apo nuk paraqet arsyet e lirimit nga pagesa e saj. (Neni 7.stav 1)
- Nuk mban një evidencë të llogarisë së kalkuluar dhe të paguar të taksës së qëndrimit në libër apo të evidencave të tjera të përshtatshme (neni 7.stav 2)
- Deri në 15 të muajit për muajin paraprak nuk i paraqet organit kompetent për tatime raportin për numrin e shfrytëzuesve të shërbimeve të akomodimit, si dhe shumën e përllogaritur dhe të paguar (neni 7.stav 3)
- Mjetet e mbledhura nga taksa e qëndrimit nuk i paguan brenda 5 ditëve pas përfundimit të çdo 15 ditëve të muajit, ose në fund të muajit (neni 7.stav 4)
- Në afat prej 24 orëve pas mbërritjes së turistëve nuk raportojnë ardhjen e turistëve në organizatën lokale të turizmit ose njësive organizative- zyrat e informacionit turistike në territorin e së cilës ofrohen shërbimet e akomodimit ose nuk bën çlajmërimin e qëndrimit brenda 24 orëve pas largimit të tyre.
Për kundërvajtje të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, do të gjobitet personi përgjegjës në personin juridik me gjobë në vlerë prej 250,00 euro deri në 1 500.00 euro.
Për kundërvajtje të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do të gjobitet sipërmarrësi prej 250.00 euro deri në 5 000.00 euro.
Për kundërvajtje të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni do t’i shqiptohet gjoba personit fizik prej 250.00 euro për 1 500.00 euro .
Neni 10
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale “
Numër:001-16/17-9
Guci,më 23.06.2017
Kuvendi i komunës së Gucisë
Kryetar
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 45 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisjen lokale ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 42/03, 28/04, 75/05, 13/06 dhe ” Gazeta e Malit të Zi”, nr. 88/09, 3/10, 38 / 12, 10/04 dhe 3/16), nenit 35, në lidhje me nenin 137 të Statutit të komunës së Gucisë ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale ” nr.25 / 14), Kuvendit i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06.2017, miratoi këtë :
VENDIM
për inicimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gucisë
Neni 1
Me këtë Vendim iniciohet procedura për ndryshimin e Statutit të Komunës së Gucisë.
Neni 2
Kuvendi me një vendim të veçantë do ta emërojë një komision për të kryer procedurën e parashikuar dhe për të përcaktuar propozimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit.
Neni 3
Vendimi hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi-dispozitatkomunale “.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Nr: 001-16/17-10
Guci,më 23.06. 2017.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 35 paragrafi 1 pika 26 në lidhje me nenin 137 të Statutit të komunës së Gucisë ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale ” nr.25 / 14), Kuvendit i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06.2017, miratoi këtë :
VENDIM
Për emërimin e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin në Statutin e Komunës së Gucisë
Neni 1
Emërohët Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gucisë në këtë përbërje: 1.Demir Bajrovic ,kryetar;
2.Irfan Dervisevic, anëtar;
3.Merdin Cekic, anëtar;
4.Jeta Hasangjekaj, anëtar;
5.Dzevat feratovic, anëtar;
- Bujar Hasangjekaj, anëtar;
- Sajma Redzepagic,anëtar.
- Veselin Vujacic,anëtar.
- Ruzdija Radoncic,anëtar.
Neni 2
Detyra e Komisionit është që të kryejë të tërë procedurën ligjore në hartimin e tekstit, dhe të paraqesë propozimin Kuvendit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të komunës së Gucisë.
Neni 3
Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale “.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Nr: 001-16/17-11 Guci,më 23.06.2017.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 35 në lidhje me nenin 36 të Statutit të komunës së Gucisë ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale ” nr.25 / 14), Kuvendit i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06. 2017, miratoi këtë :
VENDIM Për emërimin e Komisionit për përcaktimin e simbloeve dhe ditës së komunës së Gucisë
Neni 1
Emërohët Komisioni për përcaktimin e propozimit të simbloeve dhe ditës së komunës së Gucisë në këtë përbërje: 1. Anela Cekic ,kryetare;
- Dzenadin Radoncic, anëtar;
- Ismet Cekic, anëtar;
- Erdin Radoncic, anëtar;
- Fadil Ulaj, anëtar;
- Ali Kukaj, anëtar;
- Zuvdija Hodzic,anëtar.
- Asmina Omeragic,anëtar.
- Mihailo Jovovic,anëtar.
Neni 2 Detyra e Komisionit është që të kryejë të tërë procedurën ligjore për përcaktimin e simbloeve dhe ditës së komunës së Gucisë dhe Kuvendit të ia dorzojë propozimin për datën dhe simbolet e komunës së Gucisë.
Neni 3
Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale “.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
Nr: 001-16/17-12 Guci,më 23.06. 2017.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 49 të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale(“Gaz.Zyr. e RMZ”nr.42/03,28/04, 75/05,13/06 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi”nr.88/09,03/10,38/12,10/14 dhe 03/16), nenit 35 të Statutit të komunës së Gucisë(“Gazeta zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale” nr.25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur më datën, 15.03.2017, miratoi këtë:
VENDIM
Për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Komisionit për çështje komunale-banesore,mbrojtëje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa
Neni 1
Shkarkohet Sead Nikocevic nga detyra e anëtarit të Komisionit për çështje komunale-banesore, mbrojtëje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa .
Emërohët Suad Djurkovic anëtarë i Komisionit për çështje komunale-banesore, mbrojtëje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale”.
Nr:001-16/17-13
Guci, më 23.06.2017.
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETARI I KUVENDIT
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 35 paragrafi 1 pika 43, të Statuti të komunës së Gucisë, ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”, nr. 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06. 2017, solli këtë
V E N D I M
për dhënjen e pëlqimit në Statutin e SHPK Veprimtaritë komunale-Guci
Neni 1
Ipet pëlqimi në Statutin e SHPK Veprimtaritë komunale-Guci,i miratuar nga Këshilli i drejtorëve me datën 24/042017, rregjistruar nën numrin 03/17.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Numri: 001-16/17-14
Guci,më, 23.06. 2017.
Kuvendi i komunës së Gucisë
Kryetari i Kuvendit,
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 35 paragrafi 1 pika 43, të Statuti të komunës së Gucisë, ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”, nr. 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur me datën 23. 2017, solli këtë
V E N D I M
për dhënjen e pëlqimit në Statutin e IP Qendra për kulturë-Guci
Neni 1
Ipet pëlqimi në Statutin e IP Qendra për kulturë -Guci,i miratuar nga Këshilli i Qendrës për kulturë me datën 05.06.2017,rregjistruar nën numrin 001-1/17.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Numri: 001-16/17-15
Guci,më, 23.06. 2017.
Kuvendi i komunës së Gucisë
Kryetari i Kuvendit,
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 35 paragrafi 1 pika 43, të Statuti të komunës së Gucisë, ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”, nr. 25/14), Kuvendi i komunës së Gucisë, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.06. 2017, solli këtë
V E N D I M
për dhënjen e pëlqimit në Statutin e Organizatës turistike të Gucisë
Neni 1
Ipet pëlqimi në Statutin e Organizatës turistike të Gucisë,i miratuar nga Kuvendi i Organizatës turistike të Gucisë me datën 14.06.2017,rregjistruar nën numrin 04/17.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Numri: 001-16/17-16
Guci,më, 23.06. 2017.
Kuvendi i komunës së Gucisë
Kryetari i Kuvendit,
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenit 45 dhe nenit 57, paragrafi 1, pika 6 të Ligjit të vetëqeverisjen lokal e( ” Gazeta Zyrtare e RMZ”. nr: 42/03, 28/04, 75/05, 13/06, “dhe Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr: 88/09 , 03/10, 38/12, 10/14, 57/14 dhe 03/16), neni 35, paragrafi 1, pika 19 në lidhje me nenin 71 të Statutit të komunës së Gucisë ( “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale,” nr .: 25/14 ), Kuvendi I komunës së Gucisë në seancën e mbajtur më 23,06. 2017 solli këtë
VENDIM
Për dhënjën e pëlqimit në Aktvendimin e Kryetarës së komunës së Gucisë në emërimin e Huso Berdakic për nënkryetar të komunës së Gucisë
Neni 1
Jepet pëlqimi në Aktvendimin e Kryetarës së komunës së Gucisë në emërimin e Huso Berdakic për nënkryetar të komunës së Gucisë nr:002-332 nga data 12.06.2017.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale” dhe do të zbatohet nga data e miratimit të tij.
No: 001-16 / 17-17
Gucia, më 23/06/2017
Kuvendi I Komunës së Gucisë
Kryetar
Dzenadin Radoncic
Në bazë të nenint 55 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gaz.zyrt e RMZ”, nr. 42/3, 28 /04 75/05, l3 /o6 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi”, nr. 88 / o9, O3 / 1o, 73 / 1o, 38/12, 1o /14 dhe O3 /16), më propozim të kryetarit të Kuvendit të 4 , Kuvendi i komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur më 23. 06. 2o17, miratoi këtë
V E N D I M
PËR EMËRIMIN E SEKRETARIT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË GUCISË
Neni 1
Për sekretar të Kuvendit të komunës së Gucisë emërohet Enver Dedushaj, jurist i diplomuar, për periudhë prej 4 vitësh.
Neni 2
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.
Nr: 001-16 / 17-18
Guci,më 23. 06. 2ol7
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETARI I KUVENDIT
Dzenadin Radoncic
Mali i Zi Komuna e Gucisë Kuvendi i Komunës së Gucisë ` Nr 001-9/17 Guci më, 24.03.2017.
Në bazë të nenit 46, të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale( “Gazeta zyrtare e RMZ’’ nr.42/03,28/04, 75/05,13/06, dhe“( “Gazeta zyrtare e MZ “nr.88/09,03/10,,75/10,38/12,10/14 dhe 03/16), dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Gucisë (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale nr.25 / 14):
THËRRAS
Mbledhje e dytë të Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017
Mbledhja do të mbahet më 30. 03.2017(e ënjte), në IP-Qendrën për Kulturë në Guci duke filluar nga ora 10h.
Për mbledhje propozoi këtë :
REND TË DITËS
1.Propozim Vendimi për buxhetin e Komunës së Gucisë për vitin 2017. 2.Plan i investimeve në komunën e Gucisë për vitin 2017.
3.Propozim Vendimi për themelimin e SHPK “ Veprimtaritë komunale” – Guci.
4.Propozim Vendimi për emërimin e Bordit të drejtorëve të SHPK;” Veprimtaritë komunale”-Guci.
5.Propozim Vendimi për themelimin e Institucionit Publik “Qendra për Kulturë”-Guci.
6.PropozimVendimi për emërimin e këshillit të IP”Qendra për Kultur”-Guci.
7.PropozimVendimi për themelimin e ”Organizatës turistike”-Guci.
8.PropozimVendimi për zgjedhjen e UD-Drejtorit të ”Organizatës turistike”-Guci.
- PropozimVendimi për furnizimin me ujë të pijshëm për nevojat e vendbanimeve të komunës së Gucisë.
10.Propozim Vendimi për financimin e aktiviteteve në sport.
11.Programi i rregullimit hapësinor për Komunën e Gucisë për vitin 2017.
12.Propozim Vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit për pagat e funksionarëve lokal në komunën e Gucisë.
13.Propozim Vendimi për ndryshim- plotësimin e vendimin për pagat dhe pagesave të tjera të zyrtarëve dhe shërbyesve në komunën e Gucisë.
14.Propozim Vendimi për dhënjën e ndihmës sociale.
15.Propozim Vendimi për dhënien e tokës së ndërtimit në shfrytëzim të përhershëm Ministrisë së punës dhe çështjeve sociale.
16.Propozim Vendimi për dhënien e tokës së ndërtimit në shfrytëzim të përhershëm Bashkësisë Islame të Gucisë.
17.Propozim Vendimi për shitjen e tokës së ndertimit.
18.Propozim Vendimi për inicimin e hartimit të studimit lokal të lokacionit të Burimeve të Ali Pashës-Komuna Guci.
- Propozim Vendimi për lirimin nga pagesat për tokën e ndërtimit.
- Propozim Vendimi për mënyrën e kryerjes së funksionit të Kryetarit të Kuvendit të komunës së Gucisë.
21.Programi i punës së Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017.
22.Pyetje dhe përgjigjje të këshilltarëve
Në mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësues të mediave.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic
Mali i Zi Komuna e Gucisë Kuvendi i Komunës Nr: 001-9 / 17 Guci më, 30.03.2017.
P R O C E S V E R B A L
Nga seancëa e dytë e Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017, të mbajtur me datën 30.03.2017. duke filluar në ora 10.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Kuvendit Dzenadin Radoncic.Në fillim u bë verifikimi i mandatin të këshilltarëve, pasi Sead Nikocevic ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si këshilltar,e në bazë të raportit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve mandatin e ka fituar Suad Djurkovic. Kourumi është përcaktuar me thirrje, dhe u konstatua që egziston kuorumi ngase prej 30 këshilltarëve sa numëron gjithësei Kuvendi,në seancë morën pjesë të gjitithë këshilltarët. Kryetari i Kuvendit ka lexuar rendin e ditës të propozuar dhe pyeti këshilltarët se a ka propozime për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës.Kryetarja e komunës tërhoqi nga rend ii ditës tri vendime që ajo ishte propozuese dhe ato janë: PropozimVendimi për zgjedhjen e UD-Drejtorit të ”Organizatës turistike”-Guci, Propozim Vendimi për dhënien e tokës së ndërtimit në shfrytëzim të përhershëm Ministrisë së punës dhe çështjeve sociale,Propozim Vendimi për dhënien e tokës së ndërtimit në shfrytëzim të përhershëm Bashkësisë Islame të Gucisë. Antigona Kukaj ka propozuar që Propozim Vendimi për inicimin e hartimit të studimit lokal të lokacionit të Burimeve të Ali Pashës-Komuna Guci të heqët nga rendi i ditës,propozim i cili me 6 vota Pro dhe 24 Kundër nuk pranohet.Për plotësimin e rendit të ditës Kryetarja e komunës propozoi që në rend të ditës të futet edhe propozim Vendimi për llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2015,Propozim që u miratua njëzëri nga Kuvendi me ç’rast Kuvendi miratoi në mënytë unanime këtë rend të ditës:
1.Propozim Vendimi për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2015.
2.Propozim Vendimi për buxhetin e Komunës së Gucisë për vitin 2017. 3.Plan i investimeve në komunën e Gucisë për vitin 2017.
4.Propozim Vendimi për themelimin e SHPK “ Veprimtaritë komunale” – Guci.
5.Propozim Vendimi për emërimin e Bordit të drejtorëve të SHPK;” Veprimtaritë komunale”-Guci.
6.Propozim Vendimi për themelimin e Institucionit Publik “Qendra për Kulturë”-Guci.
7.PropozimVendimi për emërimin e këshillit të IP”Qendra për Kultur”-Guci.
8.PropozimVendimi për themelimin e ”Organizatës turistike”-Guci.
- PropozimVendimi për furnizimin me ujë të pijshëm për nevojat e vendbanimeve të komunës së Gucisë.
10.Propozim Vendimi për financimin e aktiviteteve në sport.
11.Programi i rregullimit hapësinor për Komunën e Gucisë për vitin 2017.
12.Propozim Vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit për pagat e funksionarëve lokal në komunën e Gucisë.
13.Propozim Vendimi për ndryshim- plotësimin e vendimin për pagat dhe pagesave të tjera të zyrtarëve dhe shërbyesve në komunën e Gucisë.
14.Propozim Vendimi për dhënjën e ndihmës sociale.
15.Propozim Vendimi për shitjen e tokës së ndertimit.
16.Propozim Vendimi për inicimin e hartimit të studimit lokal të lokacionit të Burimeve të Ali Pashës-Komuna Guci.
- Propozim Vendimi për lirimin nga pagesat për tokën e ndërtimit.
- Propozim Vendimi për mënyrën e kryerjes së funksionit të Kryetarit të Kuvendit të komunës së Gucisë.
19.Programi i punës së Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017.
20.Pyetje dhe përgjigjje të këshilltarëve
AR.1. Te kjo pikë i rendit të ditës shpjegim hyrës është dhënë nga Sekretari i Sekretariatit për ekonomi,zhvillim dhe financa Rakib Radoncic i cili përpos tjerash tha se krahas Propozim Vendimit për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2015 e keni edhe Raportin e auditit të jashtëm. Pasi në lidhje me këtë pike të rendit të ditës nuk pati të lajmëruar për diskutim,Kryetari i Kuvendit vënë në votim vendimin e propozuar dhe Kuvendi me 26 vota Pro dhe 4 Abstenime, ka miratuar këtë Përfundim:
-Miratohet Vendimi për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2015.
AR.2. Te kjo pikë i rendit të ditës Enver Dedushaj ka propozuar që pika 2 dhe 3 e rendit të ditës të bashkohen dhe për të njëjtat të diskutohet si një tërësi dhe më pas kur të votohen të votohen veç e veç këto dy pika. Propozimi i tillë u pranua nga propozuesit e propozim vendimeve dhe më pas Kryetarja e komunës Anela Cekic mori fjalën ku dha një shpjegim hyrës pastaj Sekretari i Sekretariatit për ekonomi,zhvillim dhe finansa Rakib Radoncic i cili përpos tjerash tha se krahas Propozim Vendimit për Buxhetin e Komunës së Gucisë për vitin 2017 e keni edhe Pëlqimin që në të njëjtin e ka dhënë Ministria kompetente.Drejtori i Drejtorisë për planifikim hapësinor dhe investime Semso Jarovic ka dhënë shpjegime të detajuara për Planin e investimeve për vitin 2017 në komunën e Gucisë.
Ruzdia Radoncic ka theksuar se ne duhet investuar në vendbanimet ku njerëzit jetojnë vazhdimisht dhe pastaj aty ku ata jetojnë përkohësisht, dhe duhet të angazhohemi që sa më pare të fillojmë ndërtimin e sallës së sporteve.
Asdren Çelaj tha se Klubi i këshilltarëve të LDnëMZ ka një mori të kundërshtimeve dhe vërejtjeve ndaj Buxhetit të propozuar .Pozicionet nuk janë të qarta, sepse paraqiten si tërësi dhe nuk mund të përcaktohet saktësisht se sa, kur dhe ku ka për tu investuar,sa investime në qender të Gucisë dhe sa e ku në vende të tjera. Për zyren e përkthimit në gjuhën shqipe nuk është bër asgjë duke shkelur ligjin dhe Statutin e komunës, dhe e gjithë këto po i them nga shkaku që disa ditë më parë një kërkesë është kthyer për shkak se ajo është shkruar në gjuhën shqipe. Buxheti dhe Plani i investimeve nuk përputhen nga se në Buxhet për investime janë paraparë 262 700 euro, ndërsa Plani i investimeve thekson se burimi nga Buxheti komunal për Planin e investimeve janë 275 000 euro, dhe çfarë është dallimi prej 12 000 euro.
Antigona Kukaj-ka propozuar për t’u ndërtuar rruga lokale në Vishnjevë, rruga lokale në Kukaj, riparimin e rrugës Guci-Krushevë-Plavë, ndriçimi publik në Kukaj dhe sanimi i urës që lidh Krushevën dhe Kukajt në mënyrë që të ketë qarkullim normale të komunikacionit. Ka tërheqë vemendjen se në lokalitetet e lartpërmendur asgjë nuk është investuar ndonjëherë.
Semso Jarovic iu përgjigj pyetjeve të këshilltarëve dhe tha se ju keni një pjesë të fajit, sepse ju nuk marrni pjesë në dëgjimet publike nga ku duhet të vijnë propozimet dhe prioritetet për Planin e investimeve.Në Plan nuk është specifikuar se ku ka për tu investuar, por janë paraqitur në një vlerë të përgjithshme dhe do të investohen në infrastrukturën rurale në bazë të prioriteteve.Dokumentacioni dhe projekti për sallën e sporteve është bërë vetëm në vitin 2015.
Rakib Radoncic dha përgjigje për pyetjet dhe dha shpjegimet me ç’rast tha se do të dëshiroja që të kishit disa ekonomistë të mirë për të diskutuar me ta për Buxhetin.
Elvis Omeragic proceduralisht ka kërkuar fjalën dhe tha se të gjithë funksionarët dhe zyrtarët e tjerë në këto funksione janë profesionist për të bërë punën e tyre, dhe këshilltarët mund të jenë nga profesione të ndryshme me shkolla të ndryshme apo pa shkollë dhe ata kanë të drejtë për të bërë pyetje. Këshillëtari këtu përfaqëson qëndrimin e tij politik apo qëndrimin e partisë politike të cilës ai i takon.
Asdren Çelaj-replikë-unë kam pyetur në mënyrë të qartë dhe nuk kam marrë një përgjigje, pyetja ishte: pse nuk përputhen Buxheti dhe Plani i investimeve në shumën prej 12 000 euro. Unë nuk jam ekonomist por këtë ma shpjegoni ju, si ekonomist.
Antigona Kukaj tha se ne nuk jemi të informuar për debatin publik në lidhje me Buxhetin dhe Planin e Investimeve.
Mihailo Jovovic-ka kërkuar për sanimin e lumit Gërnçar dhe të asfaltohet rruga në Gërnçarë, të ndahen mjetet e destinuara për sportin dhe veçmas për kulturën, shumë pak janë ndarë mjete për ndihmat sociale, pyeti se çfarë janë 2 000 euro për ditën e komunës. Ai kishte një mori të kundërshtimeve ndaj buxhetit të propozuar, por ai tha se kur bëhet fjalë për interesin e popullit gjithmonë do të votojë dhe njoftoi se ai do të mbështesë këtë Buxhet.
Ragip Deljanin pyeti se pse në disa rrugë në Guci nuk punon ndriçimi publik dhe propozoi që të jetë prioritet sanimi i rrugës Doli -Gërbaj që është dëmtuar nga vërshimet.
Asdren Çelaj –ka përshkruar atë që ai e quajti arsyen kryesore pse partia e tij nuk do të mbështesë buxhetin e propozuar dhe kjo është fakti që 43% e buxhetit është planifikuar për pagat dhe pjesa tjetër për çdo gjë tjetër, që nuk mundëson zhvillim të komunës. Ka pyetur, çfarë ndodhë nëse nuk realizohet buxheti në shumën e planifikuar ; dhe tha se me këtë rast përqindja e shpenzimeve e të ardhurave personale do të rritet në Buxhet dhe ku pastaj të flasim për zhvillim.
Elvis Omeragic tha se në dëgjimi publik Buxheti është planifikuar për 100 000 euro më shumë se në këtë propozim dhe pyeti se çfarë është arsyeja.Elvisi theksoi se komisioni qeveritar përcakton cifrat e Fondit të egalizimit dhe komunës sonë i janë ndarë pak më shumë se 300 000 euro.Buxheti është shpenzues për shkak se në qoftë se 43% e tij do të përdoret për pagat e punonjësve atëherë e gjithë kjo është treguesi më i mirë. Buxheti duke marrë parasysh vitin e kaluar do të realizohet në vlerë prej rreth 60%, dhe kur kësaj i shtoni faktin që ka plan për të futur funksione të reja, si Nënkryetari i komunës, Menaxher i komunës dhe shumë këshilltarë të tjera, atëherë mund të themi se ky buxhet shkon për pagat, kështu që në fund të fundit, komuna duhet të marrë hua 300-400 000 euro, e cila do të jetë një gur rreth qafës së saj. Kjo qeveri duhet të punojë më shumë në punësimin e të rinjve tanë në organet e shtetit, dhe të mos përseritet rasti pas zgjedhjeve të fundit, kur u punësuan në komunën tonë nga komunat tjetër, ndërsa të rinjtë tanë çdo ditë shpërngulen. Paralajmëroi se Planin e investimeve ka për ta mbështetur,ndersa Buxhetin jo, për shkak të shkaqet të lartpërmendura.
Fadil Ulaj- kërkoi që gjatë këtij viti të bëhen të gjitha punët përgatitore dhe dokumentacioni i plotë për pjesën e rrugës lokale për Vuthaj, pjesa nga Qosajt deri te ura në Gjonbalaj, ngase rruga aktuale nuk i plotëson nevojat. Ai e përshkroi si një rrethanë lehtësuese për komunë faktin se pronarët e këtyre pronave kanë shpreh gatishmërinë e tyre për lirimin e një pjesë të tokës së tyre ku kalon rruga pa kompensim dhe shfrytëzoi rastin për ti falënderuar përzemërsisht. Ai falënderoi iniciatoret dhe të g