Mundësia për punë
- On 07/11/2017
Në Guci me 26 Tetor u mbajt seminari edukativ “Mundësia për punë”. Prezentimin e programit dhe mbështetjes për ndërmarrësit që kan organizuar Enti për inkuadrim, Fondi për investim dhe zhvillim në bashkëpunim me komunën. Në mbledhjen e mbajtur në Shtëpinë e kulturës në Guci kan bashkëbiseduar kryetarja e Komunës së Gucisë znjsh. Anela Çekiq, drejtori i Entit për Punësim të Malit të Zi Sulo Mustafiqi, si dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të FIZH z. Zoran Vukçeviq
Në fillim të të takimit, mbledhjen e hapi kryetarja Çekiq, e cila në fjalën përshendetësemes tjerash ka theksuar se është në interes të veçantë të këtij prezentimi të kuptohet rëndësia e mekanizmave dhe kinjave kredituese për të interesuarit që dëshirojnë të fillojnë biznes të ri apo të rrisin ekzistuesit.
“Kemi ardhur në një vend nga ku po largohen njerëzit. Gjendja e vështirë ekonomike, varfëria, papunësia, mungesa e investimeve, për pasojë ka lëshimin e këtyre anëve dhe vendosja në vende më të zhvilluara si Podgorica, qytetet bregdetare, në Evropë e madje edhe në Amerikë. Për këtë politikat shtetrore janë drejtuar nga qytetet veriore të vendit”- ka thënë mes tjerash kryetari i Entit për Punësim Sulo Mustafiq.
Është rikujtuar se përcaktimi i Qeverisë për shfrytëzimin e potencialeve të veriut të vendit të cilat shiqohen përmes realizimit të projekteve realizuese në infrastrugturë, ndërmarrësi, turizëm, energjetikë etj, me vendime legjitime të Qeverisë, ofrohen lehtësime për tërheqje të investimeve si të bashkëatdhetarëve tanë ashtu edhe të të huajve.
Mundësinë e shohim në valorizimin e potencialeve regjionale në bujqësi,përpunim druri, turizëm, funksionalizim të prodhimtarive të vogla. Në këto veprimtari mundemi më së lehti të hapim vende të reja të punës, me përkrahje financiare dhe jofinanciare që ofron Enti për punësim dhe Fondi për Investim dhe Zhvillim ka cekur Mustafiq.
Të pranishmëve u është drejtuar edhe Zoran Vukçeviq drejtori i FIZH i cili e ka sqaruar funkcionimin e institucionit që drejton ai.
Në fund të prezantimit, zyrtarët biseduan me të interesuarit dhe i kan informuar të pranishmit për linjat e kreditimit dhe serviset që ofrojnë këto dy institucione.
0 Comments