Dita qendrore e Diasporës së Malit të Zi do të organizohet në Guci
- On 19/02/2018
Marrëveshje për organizimin qendror të Ditës së Diasporës së Malit të Zi në Guci me 30. Korrik 2018
Në mbledhjen e organizuar nga Administrata për diasporë të Malit të Zi në Podgoricë që punon në kuadër të Ministrisë së punëve të jashtme, në emër të komunës së Gucisë kan marrë pjesë kryetarja e komunës Anela Çekiq dhe nënkryetari Huso Brdakiq, të cilët së bashku me drejtorin e administratës për diasporë Predrag Mitroviq dhe bashkëpunëtorët Elvira Bekteshi dhe Vlladan Llalloviq janë marrë vesh që dita qendrore e Ditës së diasporës do të organizohet në Guci dhe atë të Hënen me 30. Korrik 2018 në mënyrë që të jetë pranë Ditës së Diasporës në Gërbajë që organizohet një ditë më vonë. Gjithashtu bashkëbiseduesit janë informuar se gjatë Korrikut dhe Gushtit këtë vit do të organizohen edhe manifestime tjera të reja si “Etno Fest Guci” (3 ditë), Kampi euroatlantik regjional “REACT 2018” (5 ditë) dhe organizime tjera.
Kjo ditë qendrore e organizimit të Ditës së diasporës së Malit të Zi do të sjellë në qytetin tonë një numër të madh vizitorësh ku do të takohet dijaspora nëpërmes organizimeve kulturore, sportive, shkencore etj.
Komuna e Gucisë dhe Administrata e diasporës do të jenë organizatorë dhe mbulues të këtyre projekteve, me këtë edhe do organizohen tryeza të rrumbullakta me qellim të takimit dhe njoftimit të diasporës për investime të tyre eventuale dhe tema tjera shoqërore. Administrata për diasporë do të njoftoj Ministrinë e punëve të jashtme dhe Qeverinë e Malit të Zi që ta rezervoj këtë datë për pjesmarrje në këtë organizim. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për mundësinë e organizimit të shkollës verore dhe kurseve të gjuhëve të huaja, kulturës dhe traditës në SHF “Xhafer Nikoçeviq” në Guci që do ishte e mirëseardhur për banorët dhe fëmijët e Gucisë e gjithashtu edhe për bashkëvendasit tonë që jetojnë në diasporë.
Mbledhja e rradhës së Administratës për diasporë dhe Komunës së Gucisë do të jetë në Guci rreth fundit të Marsit ku do të vazhdohet koordinimi dhe marrja e hapave konkret për qellim të përgatitjeve dhe marrëveshjeve në detaje për qellim të organizimit sa më kualitativ.
0 Comments