TË SHFRYTËZOHEN FONDET EVROPIANE PËR ZHVILLIM TË KOMUNËS SË GUCISË
- On 04/10/2017
“Të shumta janë mundësitë e fondeve Evropiane që qendrojnë në dispozicion për komunën e Gucisë dhe në kohën në vazhdim është me shumë domethënie që të forcohen kapacitetet e administratës së vetqëverisjes për shfrytëzimin efikas të këtyre fondeve përmes përgatitjes së projekteve kualitative të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e punës dhe jetës së banorëve të asaj pjese të Malit të Zi”, është vlersuar në mbledhjen në mes të ministrit të punëve evropiane Aleksander Andrija Pejoviq dhe kryetarës së komunës së Gucisë Anela Çekiq.
Takimi ka qenë një mundësi për të shkëmbyer mendimet rreth obligimeve të vetqëverisjes lokale për proceset e qasjës, dhe fondeve të Unionit Evropian që u janë në dispozicion komunave dhe shoqërisë civile tani gjatë qasjës në anëtarësi dhe pasi të behemi anëtarë të BE.
Bashkëbiseduesit kan mbledhur rezultatet e projekteve të deritanishme të IPAsë të cilat janë zbatuar në territorin e komunës së Gucisë. Janë dakorduar se disa projekte si ato në permirësimin e efikasitetit të mbrojtjes nga zjarret dhe rritjës së konkurrencës kan dhënë edhe kontribut të zhvillimit socio-ekonomik në komunë.
Ministri Pejoviq ka treguar që komuna e Gucisë gjindet në teritorin e shumë programeve si ato bilaterale me Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën, Intereg IPA për Itali, Shqipëri,Mal të Zi si dhe tri programe tjera transnacionale të Danubit, Mesdheut dhe Adriatikut. Ministri ka shprehë domethënien e këtyre programeve që do të kontrbojnë në punsëim, mbrojtje të mjedisit, promovimin e turizmit, forcimin e konkurrencës tek ndermrrjet e vogla dhe të mesme, permirsimin e infrastrukturës dhe turizmit të qëndrueshem. Në këtë drejtim Ministria e punëve evropiane jep mbeshtetje për vetqëverisjen lokale dhe inkurajon banorët e Gucisë që në periudhën në vazhdim në mënyrë sa më kualitative ti shfrytëzojnë fondet evropiane.
Kryetarja e komunës Anela Çekiq ka theksuar vendosmerinë e organeve të qeverisjes lokale të komunës më të re në Mal të Zi se me punë të përmirësuar dhe shtim të kapaciteteve të administratës do të kenë mundësi të thithin fonde dhe të vendosin standardet evropiane të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e qendrueshem të komunës tonë dhe qytetarëve të saj.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar që të bëjnë kremtimin e ditës së Evropës në Guci. Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës Huso Beli Brdakiq.
0 Comments