SHOQËRIMI I BOSHNJAKËVE TË KOSOVËS DHE MALIT TË ZI
- On 11/11/2017
Gusijanët të mahnitur me “Biserët e Podgorit”, Ines Omeragiq misi i koncertit.
Vikendin e kaluar Gërnçarësit e rinjë, anëtarët e SHKAB “Biserët e Podgorit” me udhëheqësinë e vet e kan vizituar komunën më të re në Mal të Zi, komunën e Gucisë.ku kan qenë të mirëpritur nga banorët e asaj ane dhe janë prezentuar me një koncert folklorik për tu kujtuar.
Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të vet kulturoro artistik, së bashku me SHKA “Xhafer Nikoçeviq” nga Gucia, kan defiluar nëpër rrugek kryesore të qytetit të Gucisë me këngë e valle e kryesisht me flamuj të Bosnes e Kosovës i kan mahnitë banorët e zonës me dekoret dhe paraqitjen në ambijent të hapur. Vlen të përmendet koncerti folklorik ku janë prezentuar vallet popullore, këngë e lojra të zonës, “Hallaturken”, vallet malazeze, të bosnes, valle shqiptare dhe valle të zonës së prizrenit. Delegacionin e prizrenit të ashtuquajtur, në emer të komunës së Gucisë e ka përshendetur kryetarja e komunës Anela Çekiq me bashkëpunëtorë, e cila ka shprehur dëshirën që manifestime të tilla të vazhdohen edhe në të ardhmen. Pas realizimit të folk koncertit të dy shoqërive kulturoro artistike kryetarja Çekiq i ka falenderuar dhe përshendetur të gjithë përkrahësit e manifestimeve te tilla dhe është shprehur:
“ Na vjen mirë që atmosfera ishte në nivel të lartë, të rinjët janë shoqëruar bukur, me vallet e tyre i kan merituar duartrokitjet e shumta të shikuesve të cilët ishin shumë të kënaqur, me pjesmarrjen tuaj në mesin tonë dhe me paraqitjen tuaj ishte një ndodhi e bukur kulturore. Prandaj shumë më gëzon fakti i bashkëpunimit tonë me “Biserët e Podgorit” dhe shpresoj që këso dhe manifestime të ngjajshme sa më shumë do të kemi edhe në të ardhmen. Shoqëria e jonë “Xhafer Nikoçeviq” ka qenë tashmë në Prizren gjatë festave të Majit dhe kan qenë të mirëpritura dhe këtë lloj bashkëpunimit do ta ngritim në nivel më të lartë ju falenderojmë dhe gjithmonë jeni të mirëseardhur.
Për përshtypjet e veta ka folur edhe profesor Sadri Bjra: “ Fillimisht do ta falenderoj kryetaren e komunës Anela Çekiq e veçanërisht kolegët tanë nga SHKA Xhafer Nikoçeviq dhe gusianëve të mi në mikpritjen dhe shoqërimin e vajzave dhe djemve tanë, kjo shoqëri besojmë se do të vazhdohet sepse jemi të ftuar të marrim pjesë edhe gjatë ditëve të verës kur këtë anë e vizitojnë një numër i madh i turistëve kryesisht nga SHBA ku me kënaqësi do marrim pjesë në një shfaqje folklorike që do mbahet me 2 Gusht. Gjithashtu më vjen mirë që kryetarja Çekiq e ka hapur ekspozitën e të veshjeve nacionale etnike të Kosovës dhe atë të rajonit të Prizrenit dhe unë e besoj edhe publiku jemi të kënaqur me pjesmarrjen dhe prezentimin e shoqërive tona. Fatkeqsisht nëse flasim për politikanët tanë që na përfaqsojnë në institucionet tona në Kosovë ata nuk kan një ide për kulturën boshnjake, as për traditen dhe aktivitet e manifestimet tona.Ashtu që ne të cilët udhëheqim këto shoqëri duhet ti mirënformojmë dhe mësojmë të rinjët tanë për traditen dhe ruajtjen e mardhënieve tona boshnjake”.
Duhet permendur se pas manifestimit u bë përzgjedhja e tri vajzave më të bukura boshnjake nga te dy shoqëritë artistike si dhe për miss të koncertit u zgjedh Ines Omeragiq nga SHKA Xhafer Nikoçeviq nga Gucia. Ajo mes të tjerash në deklaratë ka thënë: “ Në SHKA “Xhafer Nikoçeviq” jam pjestare qe tri vite dhe jam jashtëzakonisht e lumtur me të arriturat tona dhe angazhimit tonë, këtu kam shumë shokë e shoqe qe së bashku mundohemi përmes këngëve e valleve ta prezentojmë sa më bukur qytetin tonë Gucinë. Jam e lumtur qe sonte më kan përzgjedhur për miss të mbrëmjes kjo do jetë një arsye më shumë për ta vazhduar edhe më fuqishëm të mirrem me këtë hobi. Shoqëria jonë ka gjashtë djem dhe gjashtë vajza gjithsejt jemi dymbëdhjetë, ku siç e kam cekur përmes këngëve e valleve të krahinës tonë ruajm traditen dhe veshjet e tona popullore të mos mbeten në harresë. Kemi marrë pjesë në shumë vende nëpër Mal të Zi dhe regjion ku jemi gjithmonë të mirëpritur. Më duhet ta permend koreografin tonë Adel Damjanoviq nga i cili kemi mësuar shumë këngë e valle popullore e në veçanti vallen “Hallaturka” si një prej valleve emblematike të zonës tonë.
Gjithashtu më vjen mirë që kam njoftuar shumë shokë e shoqe të shoqërisë “Biserët e Podgorit” ku shpresoj do vazhdojmë të shoqërohemi përmes rrjeteve sociale deri sa nuk takohemi në ndonjë rast tjetër këtu tek ne apo në Prizren, ku ne ishim gjatë festave të Majit ku jemi mirëpritur e tani shpresojmë që ne me mikëpritjen tonë e kemi kthyer me të njejtën mënyrë “
Si përfundim, manivestimet e tilla dhe të ngjajshme kulturore duhet të kemi sa më shumë në mënyrë që të njoftohen boshnjakët e Kosovës dhe Malit të Zi e veçanërisht qyteteve të përmendura.