MBYLLET KALIMI MBI URËN “MARTINAJ – VISHNJEVË”
- On 27/11/2017
LAJMRIM PËR OPINIONIN PUBLIK
KOMUNA E GUCISË
Të ndëruar,
Lajmrohen qytetarët e komunës së Gucisë që kalimi perms urës “MARTINAJ- VISHNJEVË” është i MBYLLUR për shkak të dëmtimit të këmbës së urës, e cila ka sharruar në tokë e me këtë rast ura është shtrebëruar, ku si i tillë është e pa sigurtë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Këtyre ditëve niveli i ujit rritet në teritorin e komunës së Gucisë, Luça e ka ngritur nivelin e vet dhe ekziston mundësia e dëmtimit apo e shkatrrimit total të urës.
I bëjmë lutje të gjithë banorëve dhe kalimtarëve të mos e shfrytëzojnë urën “MARTINAJ-VISHNJEVË”. Ju informojmë se në bazë të vendimit nr. 006-3562 Inspektoriati komunal (Inspektori i komunikacionit) ka sjellë vendimin për mbylljen e urës “Martinaj-Vishnjevë”. Është vendosur Vendimi dhe shiriti informues i mbylljes, si dhe pëngesa fizike (zalli) për shkak të sigurisë.
Me respekt Komuna e Gucisë
Guci 23.11.2017 Sekretariati për punë inspektuese
0 Comments