L A J M R I M
- On 07/11/2017
Në bazë të nenit 1, nenit 3, nenit 11, nenit 27 paragrafi 1, nenit 61 paragrafi 3 të ligjit për veprimtari komunale (Gazeta zyrtare e MZ nr 55/2016) dhe në bazë të nenit 33 paragrafi 1 pika 7, neni 40 i ligjit për vetqeverisje lokale (Gazeta zyrtare e MZ nr. 42/03, 28/04, 75/05, 13/06, dhe 88/09) dhe në bazë të nenit 117,118,119,120,121 të vendimeve për shfrytëzim dhe kompensim të rrugëve dhe tokës rrugore pran rrugëve komunale të pakategorizuara në teritorin e Komunës së Gucisë (Gazeta zyrtare e MZ nr. 14/15 dispozitat komunale) sjellim këtë:
L A J M R I M
Të nderuar bashkëqytetar,
“Ndalohet kullotja, ndalimi, levizja e lirë në rrugë e kafshëve shtëpiake në teritoret ku ndalohet mbajtja e tyre”
Lusim pronarët e kafshëve shtëpiake (lopëve, kuajve, kafshëve tjera të imëta dhe të mëdha) që të mos i lëshojnë kafshët të vetme pa përciellje në rrugët e Gucisë, Dosugjes, Martinajve dhe Vuthajve.
Ju lusim që të sijelleni me nikoqirllak ndaj kafshëve shtëpiake, të mos i lëshoni dhe mbani në sipërfaqet publike, rrugëve, trotoareve, urave dhe në këtë mënyrë mbroni të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që qarkullimi të jetë sa më i lehtë rrugëve e gjithashtu ruajm sigurinë e banorëve dhe kafshëve. Çdo vit kemi raste të aksidenteve në komunikacion për shak të individëve të papërgjegjshëm. Që të evitohen aksidentet, mbrojmë kafshët dhe të mundësojmë qarkullimin e lirë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa në bazë të ligjit dhe të denojmë të gjithë të papërgjegjshmit dhe nëse gjinden kafshët pa përcjellës (bari) veprimtaria komunale do të mbledh kafshët dhe do ti strehoj në hangare dhe do merren me to në bazë të ligjit dhe rregulloreve komunale.
Me respekt
Në Guci 07.11.2017 Sekretariati për punë inspektuese
Komuna e Gucisë