KONKURS për ndarjen e bursave studentore
- On 02/02/2018
Në bazë të nenit 5 të Vendimit për bursim të studentëve në Komunën e Gucisë (“Gazeta zyrtare MZ- dispozitat komunale nr. 4/18), Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë, me datë 02.02.2018 shpallë:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave studentore
Për vitin akademin 2017/2018 nga mjetet e buxhetit të Komunës së Gucisë ndahen bursa studentore, ku të drejten për bursim mund ta realizojnë:
- Studentët e studimeve bazë
- Studentet e studimeve posdiplomike.
- KUSHTET PËR PËRFITIMIN E BURSËS STUDENTORE
Të drejtën për konkurim për ndarjen e bursave e kan studentët të cilët:
- Janë shtetas të Malit të Zi
- Kan vendbanim në teritorin e komunës së Gucisë.
- Sipas planprogramit të studimeve përkatëse kan përfunduar vitin paraprak me notën mesatare së paku 8,50 dhe së paku 90% të ECTS kredive.
- Nuk janë përseritës të vitit.
- Të mos janë në marëdhënie pune.
- Të mos janë më të vjetër se 25 vjeç.
Bursat do të ipen për një vit akademik në shumën prej 50,00 Eurove në muaj për dhjetë muaj sa zgjatë viti shkollor.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Kandidati që konkuron për bursë bashk me kërkesën për konkurim, dorëzon edhe dokumentacionin si vijon:
- Vertetimi për vendbanim.
- Vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik.
- Vertetimin e notave- dhënien e provimeve nga viti i kaluar.
- Vertetim për arritjen e numrit të ECTS kredive
- Vërtetimin e notës mesatare.
- Dëshmi (deklaratë) që nuk gjindet në mardhënie pune
- Dëshmi (deklaratë) që studenti nuk merr bursë tjetër.
- AFATI PËR PARAQITJEN E KËRKESËS TEK ORGANI KOMPETENT
Afati për paraqitjen e kërkesës është 30 dit nga dita e shpalljes së konkursit.
Kërkesat jasht afatit dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Kërkesat duhet të paraqiten tek Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë.
- PROCEDURA PËR NDARJEN TË BURSËS
Procedurën për ndarjen e bursave e realizon Komisioni për ndarjen e bursave (në teksin në vazhdim komisioni) të cilen e emëron Kryetarja e komunës.
Komisioni përbëhet prej tre anëtarëve.
Komisioni emërohet për një vit akademik
Pas përfundimit të afatit për konkurim, Komisioni vërteton listen e studentëve përfitues që i plotësojnë kushtet.
Lista e studentëve përfitues shpallet në tabelen e shpalljeve të komunës dhe në web faqen e komunës.
Pjesëmarrësit në konkurs kan të drejtë ankese tek Komisioni përkatës në afatin prej 8 ditësh nga data e shpalljes së listës së përfituesve në tabelen informuese.
Komisioni pas ushtrimit të ankeses vendosë brenda 8 ditëve.
Vendimi i komisionit është përfundimtar
Vendimin për shprëndarjen e bursave, me propozim të komisionit, sjellë Kryetarja e Komunës.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë në numrin e telefomnit 00382-67-610 335
Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore
Sekretar
Shefkija Bektesheviq
[foogallery id=”3028″]
0 Comments