FTESA TË REJA PËR “IPA” PROJEKTE
- On 02/03/2018
Përfaqësuesit e IPA projekteve kan mbajtur prezentim në Komunën e Gucisë
Sot në Guci jan prezantuar resurset dhe potencialet që mund të valorizohen përmes EU fondeve.
Përfaqësuesit e Përbashkët teknik të sekretariatit për IPA ftesa për projekte Mal të Zi-Shqiperi dhe Mal të Zi-Kosovë, kan mbajtur prezantim për ftesat Mali i Zi -Shqiperi dhe Mali i Zi-Kosovë që pritet të realizohen në këtë vit. Në këto ftesa Komuna e Gucisë do të kandidoj projekte të ndryshme që do japin një pasqyrë më të mirë në qytetin tonë në valorizimin e resurseve dhe promovimin e Gucisë dhe zhvillimin e degëve tjera të vet komunës.
Në emer të komunës së Gucisë në prezantim kan marrë pjesë kryetarja Anela Çekiq, kryetari i kuvendit Xhenadin Radonçiq, nënkryetari Huso Brdakiq, sekretarja për planifikim hapësinorë dhe pronë Havaja Prelvukaj, këshilltari i sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa Semih Rexhepagiq, drejtori i SHPK Veprimtaritë Komunale Guci Demir Bajroviq, drejtori i Qendres për kulturë Irfan Dervisheviq si dhe drejtori i Organizatës turistike Srgjan Paviqeviq.
Rikujtojmë që Komuna e Gucisë tashmë e ka dorëzuar një projekt në vlerë 115000 euro në ftesen Mali i Zi-Serbi, dhe pritet të bëhet vlerësimi dhe inforata e kalueshmerisë së projektit.
Pas prezantimit , përfaqësuesit e PTS e kan vizituar Dhomën tradicionale të Gucisë e cila gjindet në objektin e Shtëpisë së kulturës në Guci.
0 Comments