ËSHTË VENDOSUR BILLBORDI MIRËSEARDHËS NË GUCI
- On 03/09/2017
Siç kan paralajmëruar, aktivistët e këshillit koordinativ për zhvillim të veriut të Malit të Zi- Akcionet veriore po zhvillohen sipas planit.
Me datë 26 Gusht është vendosur billbordi në hyrje të Gucisë, e që ka qenë një nga projektet e Akcionit Verior. Këtë donacion e kan financuar sponsorët Kemal Kiliç, Nexhad Ele Brçvak dhe Boshko Vuksanoviq. Me këtë rast u shpreh dëshira që të thellohet bashkëpunimi i Akcionit Verior me këtë zonë, në Mal të Zi ka ardhur njëra nga shtytësit e Akcionit Verior Emina M. Liçinadhe njëri nga sponsorët e aktivitetit Kemal Kiliç.
Në Guci në lidhje me këtë projekt Liçina dhe Kiliç kan biseduar me kryetaren e komunës Anela Çekiq dhe bashkëpunëtorët Huso Brdakiq nënkryetar dhe Shemso Jaroviq drejtor i drejtorisë për investime dhe dhe rregullim hapsinor. Në biseden konstruktive është diskutuar për donacionet e mundshme në të ardhmen, mirëpo investimet e ardhshme të jenë në tematiken e zhvillimit të kësaj ane dhe punësimin e banorëve.
Kryetarja Çekiq është falenderuar në këtë donacion duke shprehur se ne si komunë e re e kemi të mirëseardhur çdo donacion. Në temen e zhvillimit të biznesit kryetarja kishte qendrim pozitiv, mes tjerash ka shprehë gadishmerinë në kuadër të mundësive të veta, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në të mirën e Gucisë.
Kiliç e ka shprehë kënaqësinë e madhe dha ka shprehur komplimente në lidhje me bukuritë natyrore të Malit të Zi si dhe është shprehur se këso bukurive natyrore nuk ka hasur ndonjëherë gjatë udhëtimeve të tij siç ka pasur rastin të shiqoj në Mal të Zi e veçanërisht në Guci. Ai ka propozuar që në kuadër të Akcionit Verior institucionet gjermani ti lidhim me Gucinë dhe kështu që të japim një kontribut të zhvillimit të këtij qyteti.
Dëshira e këtij biznesmeni Kiliç është që në këto anë të nisë ndonjë prodhimtari, që përpos vendosjes së billbordit është edhe një arsye më shumë e ardhjes së tij në Mal të Zi, duke analizuar një sondazh me komunat veriore dhe duke analizuar mundësitë e bashkëpunimit për investim.
Përfaqësuesja e Akcionit Verior E. Liçina ka treguar që është shumë e kënaqur që ky akcion ka përfunduar me sukses duke ju falenderuar Kiliçt, Brçvakut dhe Vuksanoviqit për ndihmen që kan dhënë për realizimin e këtij projektit. Falenderuese ishte edhe për koordinatorin e Akcionit Verior për komunën e Gucisë dhe Andrijevicës Murat Juleviq për koordinimin profesional në mes të komunës së Gucisë dhe këshillit koordinativ të akcionit.