UDHËHEQËSIA E KOMUNËS SË GUCISË NË TAKIM ME AMBASADOREN E SHBA-së NË MAL TË ZI
- On 29/09/2017
Fundi i javës së kaluar, të Premten me 29 Shtator u mbajt një takim në mes të udhëheqësisë së komunës së Gucisë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, zonjën Margaret Ann Uyehara. Në mbledhje, në emër të komunës së Gucisë pjesëmarrës ishin kryetarja Anela Çekiq si dhe nënkryetari Huso Beli Brdakiq.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme e ndër të tjera me theks të veçantë u diskutua hapja e Këndit Amerikan në Guci, bashkëpunimi i ambasadës dhe komunës për delegimin e studentëve dhe nxënësve për shkollim dhe përvojë në SHBA, projekte të ndryshme ekonomike, investime etj. Me këtë rast ambasadores i është dhënë ftesa zyrtare që ajo me bashkëpunëtorët e vet ta vizitojnë komunën tonë dhe të binden për potencialet që ka komuna jonë. Ambasadorja me kënaqësi e ka pranuar ftesen duke premtuar se më së largu deri në pranverë do ta vizitoj Gucinë ku përfaqësuesit e komunës do të propozojnë të bëhet binjakëzimi i komunës së Gucisë me ndonjë komunë të ngjajshme në SHBA.
Gjithashtu para takimit përfaqësuesit e komunës paten rastin të takohen nga afër dhe të diskutojnë me shërbyesit e konzullatës, ku ata kan shprehë dëshiren që në një të ardhme të afërt të mbajnë një ligjeratë në Guci në temën: Si të marrim pjesë në Llotari për të fituar kartelen e gjelbërt të SHBA-ve.
Duke pasur parasyshë se bashkëvendasit tanë që jetojnë në dijasporë e veçanarisht më së shumti janë në SHBA, është i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të komunës së Gucisë dhe ambasadës amerikane që përmes projekteve të përbashkëta të japim kontributin e caktuar për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, u vlerësua në takim.
0 Comments