Resurset turistike
Një pasuri e jashtëzakonshme dhe llojllojshmëria e resurseve turistike, në theks ato natyrore (bjeshkët, malet, ujrat, klima, biodiversiteti etj) i bëjnë Bjeshkët e Namuna të Gucisë në rajonim me zhvillim dysezonal të turizmit bjeshkatar- veror rekreacional dhe dimror-sportiv në Mal të Zi. Megjithatë, realizimi i deritanishëm i planeve dhe strategjive zhvillimore lokale dhe qendrore nuk kan sijellë një valorizim të këtyre resurseve dhe potencialeve. Pozita turistike gjeografike periferike, investimet e pa ditura në bazën e turizmit, dhe faktorët tjerë të numërt janë arsye e mbetjes pas e këtij rajoni.
Edhe për nga resurset tjera turistike, klima, uji e resurset biogjeografike Bjeshkët e Namuna kan përparësi në krahasim me disa nga rajonet tjera të Malit të Zi dhe rajon. Megjithatë, faktori natyror ka ndikim të madh por jo edhe dominues në turizëm. Ndikim dukshëm më të madh ka edhe faktori shoqëror e zhvillimor, kjo më së miri vërehet në shembullin e Bjeshkëve të Namuna, të cilat posedojn numër shumë më të madh të resurseve turistike se sa vendet tjera, por në kuptimin turistik mbetet si vendi më i pa valorizuar në Mal të Zi.
Vlerat turistike dhe resurset natyrore të bjeshkëve të grupit Vizitor e Zeletin (Grebeni, Lipovica, Çardaku, Kcuberi) potencojn zhvillimin aktiv e rekreativ turistik,si kryefjalë e resurseve, që tregojn edhe qendrimet e gjata dhe më të koncentruara të turistëve.
Në bazë të studimit OECD, të publikuar në Gjenevë 1969 me titullin “Analiza e mundësive dhe problemeve të turizmit dimror në Jugosllavi” të cilin e kan bërë ekspertët e turizmit dimror M. Ray dhe Z. Iten, potencialet e skijimit të këtyre bjeshkëve janë ndër më të mëdhat në Mal të Zi. Denivelimi i rajonit e i cili është i përshtatshëm për skijim sipas studimit kap shifren prej 10.740m gjatësi prej të cilave në bjeshkën Bori në afërsi të Gucisë 5775m e në Popadi e Vollushafakt 4975m. Sipas krahasimit të të njejtëve studijues Durmitori ka gjithsejt 3360m denivelim për skijim ose tri herë më pak në krahasim me Bjeshkët e Namuna. Shtigjet e trasuara të Borit janë të eksponuara kryesisht në drejtim të veriperendimit dhe veriut dhe shumica kalojn nëpër malet halore që garantojn kohëzgjatjen e dëborës në 3 deri në 5 muaj. Sipas studimit të R. Nikoçeviq, në qendren e skijimit të Borit mund të projektohen 12 shtigje të skijimit, me një gjatësi prej 34.401m me kapacitet 9084 skijator. Shumica e shtigjeve ka diferencen e lartësisë mbi 800m. Dy shtigjet kryesore përmbushin kushtet olimpike të skijimit. Ndërsa terenet e skijimit në Popadi e Vollushafkt, gjinden të larguara nga qyteti 7km ngjitur me luginen e Dolit dhe Prrockës së kthiellt. Tereni është i mbuluar me bari në një hapsirë graciale të thelluar, në mes të majave të Karakollës, Vollushafaktit dhe Trojanit. Gjatësia e shtigjeve mund të jetë deri në 2,5km dhe diferenca e lartësisë rreth 800m.
Për nga pasuria hidrografike me Rajonin e Gucisë nuk mund të krahasohet asnjë teritor tjetër në Mal të Zi. Pas Marezes që gjindet afër Podgoricës, në Guci gjindet burimi më i madh i ujit, Burimet e Ali Pashë Gucisë. Në afërsi gjinden burimet Syri i Skafkaçit, Burimi i Bajroviqëve dhe burimi i Dragisë. Nga Syri krijohet lumi i Skafkaçit i cili në kanjonin e Gërles krijon disa ujëvara të madhësisë rreth 15-25m. Në pjesen e poshtme të rrjedhes bashkohet me lumin Vruja, dhe pas bashkimit me Gërçarin krijojnë lumin Luça që rrjedh drejt Liqenit të Plavës.