Trashëgimia kulturore e historike e Gucisë është e perzier, e cila është si pasojë e përbërjes etnike të përzier. Këtu gjinden si dëshmi edhe shume objekte e nderitime qyshë në kohen e neolitit, kohës së bakrit e të bronzit, kohës së formimit dhe vendosjes së ilirëve fiseve Labeatë e Autariatë, e posaçërisht të kohës romake vërehen mbetjet e minierës pran fshatit Krushevë, Kishës latine në Doli, varrezave latine në Vishnjevë, mbetjet e kazernave ushtarake, urave, monumenteve historike etj
Periudha tjeter, ajo Turke ka lënë monumente kulturore karakteristike në këtë zonë, kullat si ajo e Baliqëve, Mullamekiqve, Radonçiqëve, Llalliçiqëve, Bajroviqëve, Kolenoviqëve, Kadiajve, Kukajve, Hasangjekajve, Bojoviqëve etj. Xhamitë në Guci janë:e Vezirit, Çekajve, Mbretit dhe e Gjylbeg Shabanagajve. Vemendjen e terheqin edhe mbetjet e qytetrimit të lashtë si ai i xhamive e kishave si ato të Kërshllaheve në Guci dhe qyteti i Jerinës në Zagrajë si dhe përmendore të shumta.
Për luftrat e shumta të Luftës së I e të II Botërore flasin përmendoret e shumtapor edhe shënimet tjera kulturore të ndikimeve të ndryshme. Zhvillimet e reja të zonëska sjellë edhe forma të reja të shoqërimit të popullatës por edhe format e vjetra nuk janë harruar siç janë mbledhitë e popullatës për festa të ndryshme fetare, dita e pazarit (e enjtja) në qytetëz etj.
Gucia me rrethinë është e noftur mjaft për këngë e valle të veta popullore. Vesha tradicionale e nuseve dhe vajzave të Gucisë llogaritet si prezentues real i vendit. Gucia është një mjedis multikultural që posedon një pasuri të madhe kulturore që nevoitet të aktivizohet. Vallja popullore qamila, e cila në vete përmban allaturken e guciane, vallen me dy dhe vallen me pushkë. Prej adeteve tradicionale e njofshme është Omaha e Gucisë me 5.Maj, kur montohen luhajat të cilat i organizojnë vajzat. Këto lojra janë të njoftura edhe jasht kufijve. Vlen të theksohet se pre 5 deri me 7 Maj mbahet manifestimi tradicional “ Mejra shetit sokakut të mermerit” dhe maskarada e fëmijëve.
Prej viti 2002 mbahet manifestimi kulturor tradicional “Vera e Gucisë” që fillon nga 10 Korriku e deri me 10 Gusht. Manifestimi është i karakterit edukativ, sportiv, argëtues e turistik. Mbahet në pikun e verës kur vijnë turistët dhe e begatojnë edhe më shume oferten turistike. Në atë kohë kryesisht pushimet i shfrytëzojnë diaspora jonë, e tërheqë edhe turistë nga e gjithë bota. Në këtë manifestim prezentohen krijues të shumtë të kësaj ane si dhe të gjthë ata qe janë të lidhur për këto anë. Manifestimi cdo vit organizohet me të njejtin program por me pjesëmarrës të ndryshëm.
Objektet fetare
Xhamia e Vezirit- këtë monument kulturor e ka ndërtua në vitin 1626 Veziri i Shkodrës nga familja e Bushatëlinjëve. Në afërsi është gjindur “Ruzhdia” gjimnazi turk dhe konaku-internati i nxënësve që sot më nuk ekziston.
Xhamia gjatë ekzistencës së vet dy herë është adaptuar. Gjatë renovimit të vitit 1994 pranë saj është ndertuar edhe shadërvani nga guri i bardhë.
Kisha e Shën Gjergjit- ky monument i kushtohet martirit të shënjtë Gjergjit. Është ndërtuar në vitin 1926 në kohën e udhëheqjes së Aleksandër Karagjorgjeviqit, është renovuar para 15 viteve.
Kisha katolike Shën Antoni gjindet në Doli në afërsi të Gucisë rreth 1km. E ndërtuar në vitin 1936, bashk me kishën gjindet edhe muzeu etnografik. Është renovuar para 4 viteve me donacionet e besimtarëve të lindur në afërsi të kishës e që punojnë e jetojnë në Amerikë.