BUJAR HASANGJEKAJ
Bujar Hasangjekaj ka lindur me 10.03.1984 ne Martinaj
Shkollen fillore e ka kryer në Guci kurse të mesmen në Plavë.
Në vitin 2001 ka regjistruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës drejtimi Menaxhment dhe informatike dhe të njëjtin e kapërfunduarnë vitin 2005. Po në të njëjtin fakultet ka regjistruaredhe studimet Master dhe është para perfundimit.
Në vitin 2005/2006 ka kryer stazhin e praktikantit në Komunën e Plavës në Sekretarijatin për financa dhe zhvillim, mbas përfundimit te stazhit të praktikantit ka mbaruar edhe provimin shtetror për punë në organet shtetërore.
Në periudhën 2007 – 2012 ka punua nëpër firma prestigjioze dhe organizata të ndryshme joqeveritare mbrenda dhe jashtë vëndit.
Në periudhen 01.02.2013 e gjer me 31.05.2018 ka qenë antar dhe nënkryetar I keshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi
Që nga viti 2014 është antarë I bordit të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal te Zi, në periudhen korrik 2019 e deri në Shkurt të vitit 2020 ka qenë kryetar I këshillit drejtues të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Qe nga viti 2012 e gjer më sotë punon në ndërrmarrjen për veprimtari komunale në Plavë si udhëheqes I sektorit të fakturimit dhe inkasimit.
Që nga viti 2012 është kryetar i deges së LDSH-së për Guci, në të njejtën kohë është edhe drejtor politik i Lidhjes Demokratike Shqiptare.
Në zgjedhjet e fundit lokale ka qënë bartes i koalicionit “ Shqiptarët bashkë për Guci dhe është përfaqsues i këtij koalicijoni.
Telefon: +382 (0) 69 281 430