Kuvendi:
1.miraton Statutin,
2.miraton dispozita dhe akte të tjera të përgjithshme,
3.nxjerr plane dhe programe zhvillimore për Komunë,
4.nxjerr plane lokale të planifikimit,
5.nxjerr planin e planifikimit hapësinor,
6.nxjerr buxhetin dhe llogarin përfundimtare të buxhetit,
7.nxjerr planin shumëvjeçarë të investimeve dhe planifikon politikën e investimeve,
8.rregullon lartësin e tatimeve, taksave dhe kompenzimeve,
9.administron me pronën e Komunës,
10.përcakton kushtet për formimin e bashkësive lokale dhe jep pëlqim në vendimin për formimin e bashkësive lokale,
11.shpallë referendum në territorin e Komunës apo në një pjesë të sajë,
12.vendos në lidhje me iniciativën qytetare,
13.vendos për shpalljen e vetkontributit për territorin e Komunës,
14.themelon shërbimet publike,
15.vendos për marrjën hua dhe dhënjen e garancioneve në përputhje me ligj për sherbimet publike themelues i së cilave është Kuvendi.
16.bënë verifikimin e mandateve dhe vendos për të drejtat e këshilltarëve,
18.zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Kuvendit,Kryetarin e Komunës, emëron dhe shkarkon Sekretarin e Kuvendit,anëtarët e trupave punuese dhe këshilldhënëse,
19.jep pëlqim në emërimin e Nënkryetarit të Komunës dhe të Kryeadministratorit,
20.paraqet propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të akteve të organeve shtetërore, kur vlerëson që është cenuar e drejta në vetëqeverisjën lokale,
21.shqyrton raportin e Kryetarit të Komunës,
22.shqyrton raportin e shërbimeve publike themelues i së cilave është Komuna,
23.miraton Rregulloren për punën e Kuvendit,
24.miraton Kodin e etikës,
25.jep interpretimin autentik të dispozitave që i miraton vetë,
26.formon trupat e përhershëm dhe të përkohshëme për shqyrtimin e çështjeve nga kompetencat e sajë
27.rregullon dhe siguron ushtrimin e veprimrarisë komunale dhe zhvillimin e sajë, përcakton kushtet dhe mënyrën e organizimit të punëve në ushtrimin e veprimtarisë komunale si dhe përzgjedh bartësin e ushtrimit të veprimtarisë komunale,
28.përcakton kushtet e përgjithshme për rregullimin e vendbanimeve në territorin e Komunës, shfrytëzimin e siperfaqeve publike dhe siperfaqeve të tjera, kushtet dhe mënyra e shfrytzimit të hapësirës për parkim,
29.nxjerr planin vjetor për blerjën e pasuris së paluajtshme për nevojat e Komunës,
30.vendos për përcaktimin dhe ndarjën e mirënjohëjeve publike,shpërblimeve dhe titullin qytetar nderi,
31.përcakton orarin e punës për objektet që ushtrojnë veprimtari hoteliere,tregëtis apo zejtarisë,
32.formon Shërbimin e Kuvendit,
33.nxjerr vendimin për formimin e Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjës lokale,
34.nxjerr vendim mbi punimin, përdorimin, ruajtjen dhe asgjësimin e vulave,
35.nxjerr vendimin për përdorimin e simboleve,
36.përcakton kushtet dhe proceduren e pjesëmarrjës së qytetarëve në ushtrimin e punëve publike,
37.nxjerr programin për ndërtimin e monumenteve përkujtimore,
38.përcakton emertimin e vendbanimeve,rrugëve dhe shesheve,
39.nxjerr vendimin për Policinë Komunale,
40.nxjerr vendim për numrin e këshilltarëve,
41.nxjerr vendimin për emision të letrave me vlerë,
42.emëron dhe shkarkon organet punëdrejtuëse, këshillat mbikëqyrëse dhe organet udhëheqëse në shërbimet publike, përkatësishtë jep pëlqimin në emërimin dhe shkarkimin e organeve udhëheqëse të shërbimeve publike themelues i së cilave është Komuna,
43.jep pëlqim në statutin e shërbimeve publike, në ndryshimet statutare, rritjën dhe zvoglimin e kapitalit, planin zhvillimor, programin e punës dhe në akte të tjera programore të shërbimeve publike,
44.si rregull jep edhe mendime për ligje dhe dispozita të tjera me të cilat rregullohën çështje me interes për vetëqeverisjën lokale,
45.nxjerr planin e mbrojtjes nga zjarri,
46.përcakton kundërvajtjen për shkeljet e dispozitave komunale,
47.nxjerr vendimin për shpërblimin e këshilltarëve për punë,
48.nxjerr vendim për themelimin e asociacionit të komunave në teritorin e Malit të Zi,
49.vendos për bashkëpunim me shoqata,bashkësi dhe asociacione të shteteve të tjera,
50.nxjerr vendim për themelimin e bashkësis së komunave,
51.fillon iniciativën për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera,
52.kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Ligj dhe këtë statut.