Hasret Radoncic ka lindur më 01/03/1962 në Guci. Ai përfundoi shkollën fillore në Guci, ndërsa shkollën e mesme në Sarajevë. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Në biografinë e tij të mëparshëm të punës ka fituar përvojë pune në ushtrimin e detyrave si këshilltarin i punëve dhe detyrave për Çështje Pronësore në komunën e Plavës, zëvendës drejtor i përgjithshëm i “Plavljanke” në Plavë dhe inspektor tatimore në Administratën Tatimore të Malit të Zi – Dega për inspektim Berane.
Në vend të UD Kryeadministrator i komunës u emërua me datën 19.01.2015.
PËRGJEGJËSITË E KRYEADMINISTRATORIT:
Kryeadministratori koordinon punën e organeve të administrates lokale dhe agjencive, të siguroj ligjshmërinë, efikasitetin dhe efektivitetin e punës së tyre,të ofrojnë këshilla dhe udhëzime se si të procedohet në kryerjen e detyrave profesionale, jep mendim për aktin për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e punëve të organeve të administratës dhe shërbimeve si dhe të kryejë detyra të tjera të caktuara nga Kryetari i komunës. kryeadministratori ka autoritetin e organit të shkallës së dytë në çështje administrative nën juridiksionin e komunës. Për kryerjen e detyrave të kryeadministratorit themelohet Shërbimi i Kryeadministratorit . Kryetari i komunës me pëlqimin e Kuvendit emëron dhe shkarkon kryeadministratorin. Për kryeadministrator mund të emërohet një person i cili ka diplomë në drejtësi, ka kaluar provimin profesional për punë në organet shtetërore dhe të paktën pesë vjet përvojë pune. Emërohet në bazë të konkursit publik për një periudhë prej katër vjetësh. Kryeadministratori për punën e vet dhe punën e Shërbimit të kryeadministratorit I përgjigjët Kryetarit të komunës dhe Kuvendit. Kryeadministratori mund të largohet nga detyra në qoftë se aktivitetet brenda kompetencave të tij nuk janë bërë në mënyrë të ligjshme, në mënyrë efektive, ekonomike apo punët i kryen në mënyrë të pandërgjegjëshme.Propozimin për shkarkim mund ta paraqitet Kryetari i komunës. Propozimi për shkarkim me arsyetim do t’i paraqitet Kuvendit në formë të shkruar për miratim në dhënje pëlqimi dhe në lidhje me propozimin në Kuvend hapet debati. Nismën e çështjes së përgjegjësisë së kryeadministratorit mund të paraqesin një e treta e këshilltarëve dhe e njëjta do ti dorëzohet kryetarit të komunës në dhënjen e mendimit . Kryetari i komunës brenda afatit prej 30 ditëve duhet të deklarohet mbi iniciativën dhe ta informoj Kuvendin. Në rast se krzetari i komunës e pranon iniciativën drejtuar për çështjën e përgjegjësisë së kryeadministratorit në Kuvend hapet debat. Në seancën e Kuvendit kryeadministratori ka të drejtë për të komentuar mbi arsyet për të cilat është kërkuar shkarkimin e tij.
Shërbimi i kryeadministratorit kryen punë profesionale që klasifikohen në të drejtat dhe detyrat e kryeadministratorit, e të cilat kanë të bëjnë me:
– Detyrat ligjore, administrative dhe teknike me të cilat bëhet ushtrimi i juridiksionit të kryeadministratorit si koordinatorë i punës së organeve të qeverisjes lokale dhe të shërbimeve lokale, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës dhe akteve te tjera normative;
– Procedura e shkallës së dytë administrative, me ankesat e personave fizikë dhe juridikë;
– Vendos si shkallë e dytë për ankes të personave fizik dhe juridik
-Vendos pas ankesave kundër vendimeve si shkallë e dytë në të cilat organet e qeverisjes vendore vendosin për kërkesat për qasje të lirë në informata,
– Vepron sipas kërkesave për qasje të lire në informata të cilat i posedon shërbimi;
– Siguron performance të ligjshme, efikase dhe ekonomike të kryerjes së punëve të organeve she shërbimeve së pushtetit lokal;
– Bën dhënien e mendimeve për aktet për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës të organeve lokale dhe shërbimeve të qeverisjes vendore;
– Dhënia e mendimeve të Vendimit për organizimin dhe mëmyren e punës së administratës lokal;
– Ekzekutimi i akteve të nxjerra nga kryetari i komunës në ushtrimin e kontrollit mbi punën e organeve dhe shërbimeve të pushtetit lokal;
– Propozon në marrjen e masave për të korrigjuar problemet e identifikuara dhe parregullsi në punën e organeve dhe shërbimeve të pushtetit lokal;
– Propozon programin për të trajnuar zyrtarët dhe shërbyesve lokal;
– Bën shqyrtimin e ankesave të qytetarëve mbi punën e organeve dhe shërbimeve të pushtetit lokal, kërkon që eprori i organit të prononcohet për të njëjtën deklaratë, qasje në shkresat e lëndës dhe të përcaktojë faktet e identifikuara në ankesa;
– Dorëzimit të raportit të punës për aktivitetet e tij në ushtrimin e funksioneve të organeve dhe shërbimeve të Kryetari (raporti mbi zgjidhjen e çështjeve administrative në autoritetin e tij në shkallë të dytë)
– Informon publikun për punën e tij dhe punën e organeve dhe shërbimeve të pushtetit lokal;
– Kryen edhe punë të tjera në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e kryeadministratorit në pajtim me Ligjin, Statutin e komunës dhe akteve të tjera normative.
– Bën realizimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me OJQ-të.
RAPORTI I PUNËS SË KRYEADMINISTRATORIT:
Kryeadministratori të paktën një herë në vit për Kryetarin e komunës përgatit raportin për punën e tij dhe punën e Shërbimit dhepër gjendjën e realizimit të funksionit të organeve dhe shërbimeve të pushtetit lokal.
MENAXHIMI I PUNËS SË SHËRBIMIT TË KRYEADMINISTRATORIT:
Punën e Shërbimit të Kryeadministratorit e drejton Shefi i Shërbimit që e emëron dhe shkarkon Kryeadministratori me pëlqimin e kryetarit të komunës.
RAPORTI I PUNËS SË KRYEADMINISTRATORIT:
Kryeadministratori të paktën një herë në vit për Kryetarin e komunës përpilon raportin e punës. Shefi i Shërbimit organizon, integron dhe drejton punën e njësive të brendshme organizative, zyrtarët dhe shërbyesit, si dhe ndan detyrat për njësitë organizative dhe zyrtarët. Shefi është përgjegjës për punë të ligjshme, efikase dhe ekonomike të Shërbimit.Për punën e tij dhe punën e shërbimit do të jetë përgjegjës te Kryeadministratori dhe të Kryetari i komunës.