KRYETARI/JA / E KOMUNËS:
KOMUNA E GUCISË
Rr: Bosanska pn
Guci,
Kon. Tel. 051 – 250-157
Nr. fax. 051 – 250-157
e-mail opštinagusinje@t-com.me
predsjednica@opstinagusinje.me
BIOGRAFIA E KRYETARËS:
Anela Cekic u lind më 01.01.1970 në Guci. Fërfundoi shkollën fillore në Guci, shkollën e mesme në Plavë. Ajo u diplomua në Fakultetin e Minierave – Fakulteti Metalurgjik në Mitrovicë, me titullin dip.ing e teknologjisë. Në biografinë e sajë të punës ka fituar përvojë pune në kryerjen e punëve dhe detyrave të kryeshefit të Shërbimit të inspekcionit në komunën e Plavës dhe drejtorit të nëndegës së CKB -bankës në Plav. Puna dhe angazhimet e lartpërmendura vunë në spikam cilësi të lartë të sajë ku vinë në shprehje cilësit dhe aftësitë e saj organizative.
Në funksion të kryetarës së komunës u zgjodh me datën 17.09.2014.
KOMPETENCAT E KRYETARËS SË KOMUNËS:
– Përfaqëson komunën;
– Propozon dispozita dhe akte të tjera që miratohen nga Kuvendi, si dhe mënyrën e zgjidhjes së çështjeve të caktuara në kompetencë të Kuvendit;
– Sjell vendimet, direktivat, rregulloret, urdhrat, rezoluta dhe konkluzione;
– Kujdeset dhe është përgjegjëse për ekzekutimin e aktiviteteve të transferuara ;
– Përcakton organizimin dhe funksionimin e administrareslokale, pas marrjes së mendimit nga Kryeadministratori;
– Emëron dhe shkarkon nënkryetarin dhe kryeadministratorin me pëlqimin e Kuvendit;
– Bën dhënien e pëlqimit në aktin për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e organeve të administratës lokale dhe shërbimeve publike të themeluara nga komuna;
– Emëron dhe shkarkon drejtorët e agjencive;
– Zgjedh dhe shkarkojë Menaxherin
– Emëron dhe shkarkon drejtuesit e organeve të administratës lokale;
– Paraqet në Kuvend raportin mbi punën e saj dhe punën e organeve të administrates dhe agjencive të paktën një herë në vit
– Drejton dhe koordinon punën e organeve të administrates lokale, shërbimet publike dhe agjencive të themeluara nga ajo, për realizimin më efikas të funksioneve të tyre dhe ofrimin më të mirë të shërbimeve publike, për të cilën gjë sjell akte përkatëse;
– Mbikëqyrë punën e administratës lokale;
– Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve dhe akteve të tjera të miratuara nga Kuvendi dhe i nxjerr aktet për zbatimin e tyre;
– Miration aktet për zbatimin e Buxhetit të Komunës;
– Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, Statutin dhe aktet e tjera të komunës.
RAPORTI I PUNËS SË KRYETARËS SË KOMUNËS:
Kryetarja e komunës i dërgon Kuvendit raportin mbi punën e saj të paktën një herë në vit.
Organet dhe shërbimet e pushtetit lokal paraqesin të paktën një herë në vit raportin për punën e vet dhe gjendjen në fushën për të cilin janë krijuar, e cila përfshin: vlerësimin e gjendjes në fushën administrative, të dhënat tabelare për aktivitetet e realizuara dhe të programuara dhe detyrave me efektet e arritura, vlerësimi i punës së shërbimeve publike që ata monitorojnë , masat e marra nga autoriteti dhe departamenti që janë marrë në mënyrë që puna të jet efikase dhe efektive në ofrimin e shërbimeve të monitorimit, punët që janë iniciuar dhe nuk janë zbatuar dhe të tjera. Raporti i dorëzohet Kryetarës së komunës.
VENDIMET DHE KOMPETENCAT E KRYETARËS:
Në kryerjen e detyrave të përcaktuara me ligj dhe me statutin e komunës së Gucisë, Kryetarja sjell vendimet, udhëzimet, rregulloret, urdhrat, aktvendime dhe konkluzione.
Me Vendim përcakton organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore dhe rregullimin e çështjeve të caktuara në kuadër të autoritetit të caktuar me ligj ose akte të tjera.
Vendimi i marrë nga Kryetarja:
Vendimi mbi fushëveprimin, organizimin dhe metodat e punës së administratës lokale të komunës së Gucisë – botuar në “Gazetën Zyrtare – dispozitat komunale”, nr: 31/14.