TERMET I FUQISHËM E KA LËKUNDË GUCINË ME RRETHINË
- On 11/01/2018
Lëkundje e fuqishme prej 5,2 shkallë rihter me epiqendër në afërsi të komunës së Plavës ka lëkundur token e regjinit.
Viktima nuk ka, paniku i ka shty banorët të dalin në rrugë, duke ua demtuar objektet.
Kryetarja e komunës ka treguar se ka dëme materiale në fasadat e shtëpive të vjetra si dhe në oxhaqe. Siç e marrim vesh nga banorët kemi rreth 70 objekte të dëmtuara. Banorët çdo ditë po deponojnë kerkesat në bazë të cilave komisionet tona do të dalin në teren dhe të vertetojnë dëmet.
Presim edhe ndihnë nga Qeveria e Malit të Zi në mënyrë që të intervenojmë aty ku ka dëme.
Drejtoria për situata të jashtëzakonshme: Jemi duke vizituar rajonet e përfshira nga termeti. Përfaqësuesit e ministrisë së punëve të brendshme dhe drejtoria për situata të jashtzakonshme si dhe policia në mënyrë aktive janë duke punuar në teren në shumicen e komunave të regjionit Verior të Malit të Zi në mënyrë bashkarisht edhe me vetëqeverisjet lokale grumbullojnë sa më shumë informacione për dëmet materiale që kan ndodhur nga termeti i sotëm, ka njoftuar MPB.
Deri rtani nuk kemi informacione që shkaku i termetit kaemi humbje në njerëz.
Drejtori i drejtorisë për situata të jashtëzakonshme Mirsad Muliq me bashkëpunëtorë do të vizitojnë terenin në mënyrë që së bashku me vetëqeverisjen lokale në vend të ngjarjes të evidentohen dëmet dhe të mirren vendime për marrjen e vendimeve dhe aktiviteteve me qellim të sanimit të dëmëve- është theksuar.
Qeveria do ti ndihmoj qytetarët e dëmtuar nga termeti i sotëm.
Me rastin e termetin e sotëm që ka lëkundur pjesen veriperendimore të Malit të Zi, kryeministri i Qeverisë Dushko Markoviq ka ftuar administratat lokale si dhe të gjitha institucionet tjera përkatëse të shtojn aktivitetet e veta dhe të ndihmojnë qytetarët e dëmtuar.
“Qeveria si dhe presidenca do të jetë në shërbim dhe përkrahje të banorëve të Gucisë,Plavës, Andrijevices dhe Beranit, do të ndihmojmë në sanimin e gjendjes pas termetit në këto zona që janë më së shumtit të dëmtuara” ka thënë kryeministri Markoviq.