SEKRETARIATI PËR PUNË INSPEKTUESE
REFIK PIROVIQ – Sekretar për punë inspektuese
Refik Piroviq, i lindur në Beran me 19.06.1991, jeton në Guci, ka perfunduar studimet në “Shkencat pedagogjike-psikologjike” në universitetin e Novi Pazarit, drejtimi Psikologji. Shkollen e mesme të medicinës e ka përfunduar në Beran prej vitit 2006 deri 2010. Shkollen fillore e ka përfunduar në Guci në shkollen “Xhafer Nikoçeviq”.
Për këshilltar është zgjedhur në Kuvendin e parë pas fitimit të statusit te Gucisë si komunë e re me 23.06.2014. Ka punuar në shkollën fillore Xhafer Nikoçeviq në perudhë prej 10 muajsh. Punon në OJQ “Shoqata e prindërve,e të rinjëve dhe fëmijëve me të meta në zhvillim”, ka punuar si konsulent tek e njejta organizatë.
Në konkurs është zgjedhur për Sekretar për punë inspektuese në komunën e Gucisë prej 17.07.2017.
Ka marrë pjesë në seminare të ndryshme në organizime nacionale dhe regionale.
Kontakti
Email: refik.pirovic@yahoo.com
inspekcija@opstinagusinje.me
telefon: +382 (0) 67 610 507
Përgjegjësitë
Nga Vendimit për organizimin dhe mënyrën e punës së administratës lokale të Komunës së Gucisë.
(Gazeta Zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale nr 31/14 të datës 11.11.2014)
Sekretariati për punë inspektuese.- kryen monitorimin në fushën e ndërtimit dhe të planifikimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit me organet e administratës shtetërore kompetente për territorin, në përputhje me ligjin hapësinor; – Siguron rendin komunale dhe kryenë inspektime në zonat e parkimit, hedhja e mbeturinave, furnizimin me ujë, ujërave të zeza dhe ujit të shiut, higjienës publike, ndriçimi publik, ruajtjen e tregjeve, parqet, hapësirat e gjelbra, shenjat e komunikacionit dhe sinjalistikës; – Kryerja e inspektimit të shfrytëzimit të përkohshëm të tokës publike dhe tokës ndërtimore urbane, punës së objekteve shërbyese, kopshteve verore dhe mbrojtjen nga zhurma, në përputhje me ligjin dhe vendimet e organeve kompetente të qeverisjes vendore; – Kryen inspektimin nga përgjegjësitë e administratës lokale në lidhje me transportin e njerëzve dhe mallrave me rrugë; – Kryerja e inspektimit të ndërtimit, rindërtimit, përdorimin, mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe menaxhimin e objekteve ujore dhe sistemeve në përputhje me ligjin dhe vendimet e Kuvendit të Komunës; – Kryerja e inspektimit të ndërtimit, rindërtimit, përdorimin, mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe menaxhimin e rrugëve komunale në përputhje me ligjin dhe aktet tjera; – Kryen detyra në lidhje me qasje të lirë në informata nga fushën e saj e punës në përputhje me ligjin, duke bashkëpunuar me OJQ-të në fushat e tyre të punës, dhe të kryejnë detyra të tjera në kompetencë të komunave në këtë fushë, në përputhje me ligjin dhe dispozitat e tjera.
Sekretariati për punë inspektuese kryen detyrat në mënyrë të pavarur dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj , Statut të Komunës së Gucisë, Vendimeve të komunës dhe dispozitave të tjera.
Detyrat dhe aktivitetet e Sekretariatit për aktivitetet e inspektimit kryhen brenda të të njëjtës njësi punuese.
Njësia organizgacione.
Punonjësit e Sekretariatit janë zyrtarë dhe shërbyes lokal të cilët kryejnë veprimtari profesionale në përgjegjësinë e tyre, dhe për punën e tyre janë personalisht përgjegjës sipas ligjit dhe Rregullorës si dhe për sjelljen e tyre dhe disiplinës brenda sekretariatit dhe organeve të tjera, si dhe marrëdhëniet me palët, drejtuesit të organit dhe punonjësve të tjerë.
Në Sekretariati për punë inspektues punojnë një zyrtar dhe një shërbyes, si më poshtë:
1. Inspektori komunal-Sanel Balic -numri i kontaktit -068235402
Në mënyrë të pavarur kryen procedurën administrative, merr masa në rast të shkeljes së dispozitave, përgatitë raport mbi rezultatet e kontrolleve, përgatit informacione nga terreni dhe përgatë dokumentet e nevojshme për të bërë informacion dhe bën arkivimin e lëndve të kryera. Ai është i detyruar të mbajë evidenc në procesverbal, vendime, kërkesa për fillimin e urdhrave kundërvajtëse në bazë të të cilave mund të shihen rezultatet e kontrollit të çdo lend të procedures.
Nxjerr urdhra kundërvajtëse të menjëhershme, paraqet kërkesat për procedurat kundërvajtëse dhe procedurat penale.
Përcjellë dispozitat në fuqi (ligjet, dekretet, rregulloret, vendimet dhe aktet e tjera të përgjithshme të Komunës së Gucisë) dhe kujdeset për zbatimin e tyre.
Ai është përgjegjës për kryerjen e detyrave. Kryen detyra të tjera që kërkohen nga Sekretari i Sekretariatit. Krijon raportin javor, mujor dhe vjetor të punës.
2.Mbikëqyrësi komunal Brahim Ulaj -numri i kontaktit -068871620
Kryen detyrat e mbikëqyrës komunal të drejtëpërdrejtnë në terren për të zbatuar rendin komunal, kontrollit të pastrimit, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e gjelbërimit, mirëmbajtjen e parkingjeve, rrugicat, tregjet, sheshet, shkallët, kalimet, , parqet, hapësira të gjelbra, hapësira në mes ndërtesat dhe rreth ndërtesave, stacionet e autobusëve, objekteve sportive, varrezat, ndalimi i mbajtjes së kafshëve shtëpiake dhe pulave në zonat ku ajo është e ndaluar për t’i mbajtur , gërmimi i sipërfaqeve publike, ndriçimi publik, mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve dhe ndërtesave, mirëmbajtjen e sistemit të ujërave të zeza, mirëmbajtjen e pamjes së jashtme të ndërtesave dhe punëve të tjera nga kontrolli komunal.
Mbikëqyrësi komunal do të veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Sekretarit për punë Inspektuese dhe Kryeinspektorit (policit komunal). Mban shenime zyrtare nga terreni dhe do ta informojë Sekretarin për parregullsi të vërejtura në terren me qëllim për të ndërmarrë masa për eliminimin e parregullsive dhe veprimeve të paligjshme. Bashkëpunon me zyrtarët që kryejnë ekzekutimin e detyrueshëm dhe merr pjesë drejtpërdrejt gjatë ekzekutimit . Bën dorëzimin e dërgesave të ndryshme nga kompetenca e tij, paraqet raportet javore, mujore dhe vjetore për punën e tij dhe kryenë detyra të tjera që i kërkohen nga Sekretari i Sekretariatit për punë inspektuese.
Kërkesat -lidhur me sekretariatin janë:
Kërkesa e pales për fillimin e procedurës.
Kërkesë për lëshimin e pëlqimi për prerjen e asfaltit apo trotuarit.
Kërkesë për lëshimin e pëlqimit për rregullimin e lejes së ndërtimit.
Kërkesë për lëshimin e lejes për të shkarkuar mallra në qendër të qytetit
Kërkesë për dalje në vendin e ngjarjës.