SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË TË PËRGJITHSHME DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE
SEKRETARI
Bektesheviq Shefkija I lindur 10.06.1961 në Guci. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme të bujqësisë në Prishtinë, shkollën e lartë bujqësore në Prokue. Ai u diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe fitoi titullin dip.ing.i bujqësisë.
Përvoja e punës: Nga viti 1991-1994.ka punuar si udhëheqës në kooperativën banesore “Krushevë” në Guci, nga viti 1997 deri në vitin 2000 ka punuar si një kontrollues në “AB” KOMERC Rozhajë, nga viti 2000 deri në vitin 2015 në punë të ndryshme të administratë lokale në Plavë dhe këtë si: ofiqarë të gjendjës civile, këshilltar bujqësor, koordinator i bashkësive lokale, këshilltar i kryetarit të komunës së Plavës, etj Nga viti 2015 u emërua si Sekretar i administrates së përgjithshme dhe veprimtarive shoqërore në komunën e Gucisë.
Drejton Sekretariatin dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me njësitë e tjera organizative, personat fizik dhe juridikë.Organizon punën e Sekretariatit dhe zyrtarëve në të. Kryen detyrat më komplekse në Sekretariat, bën përgatitjen e akteve normative, jep lajmërime, përpilon raportin e punës në kuadër të sekretariatit për nevojat e Kuvendit, Kryetarit apo Sekretarit, dhe kryen edhe detyra të tjera që i kërkohen nga Kryetari i Komunës. Eprori i Sekretariatit është I obliguar për të siguruar një punë të ligjshëm, efikas dhe ekonomik të Sekretariatit, në përputhje me aktet e Kryetarit dhe të kryeadministratorit në mënyrë dhe afat të përcaktuara nga ata, kujdesët në përfshirjen e nevojave të shprehura të qytetarëve në planet e zhvillimit të aktiviteteve shoqërore dhe ka trajtim të njëjtë dhe të barabartë në marrëdhënie me punonjësit.