Në bazë të nenit 45 të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale(“Gaz.Zyr.e RMZ ” nr. 42/03,28/04,75/05,13/06 dhe“Gaz.Zyr. e MalittëZi”.nr.88/09,03/10,38/12,10/14),nenit 35 të Statutit të Komunës së Gucisë(“Gazeta zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale”nr.25/14),Kuvendi i Komunës së Gucisë në mbledhjen e mbajtur më datën 31.03.2015, miratoi:
R R E G U L L O R E N
E
PUNËS SË KUVENDIT TË KOMUNËS SË GUCISË
DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Me këtë Rregullore për së afërmi rregullohet: konstitutimi,organizimi,mënyra e punës dhe vendimmarrjës së Kuvendit,mënyra e realizimit të të drejtave dhe obligimeve të këshilltarëve,procedura e nxerrjës së akteve,procedura e pjesëmarrjës së qytetarëve në punën e Kuvendit si dhe çështje të tjera më rëndësi për punën e Kuvendit(në tekstin e mëtejm:Kuvendi).
Neni 2
Çështjet që nuk janë të rregulluara me këtë Rregullore mund të rregullohen me vendim apo me përfundim të posaçëm të Kuvendit.
1 .MBLEDHJA KONSTITUTIVE E KUVENDIT
Neni 3
Mbledhjën konstitutive të Kuvendit e thërret Kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar e Kuvendit në afat prej 30 ditësh nga dita e mbajtjës së zgjedhjeve.
Për konstitutimin e Kuvendit zbatohen afatet e përcaktuara me Ligj.
Mbledhjen e parë të Kuvendit deri në zgjedhjën e Kryetarit të Kuvendit e kryeson këshilltari më i vjetër prezent.
Neni 4
Në mbledhjen konstitutive të Kuvendit bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.
- VERIFIKIMI I MANDATEVE
Neni 5
Verifikimi i mandateve të këshilltarëve bëhet në bazë të raportit të komisionit komunal zgjedhor.
Kryesuesi konstaton se Komisioni komunal zgjedhor ka dorëzuar raportin për zgjedhjet e mbajtura, raport të cilin e shpallë për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të sapozgjedhur.
Për verifikimin e mandateve nuk votohet.
Neni 6
Verifikimi i mandateve të këshilltarëve me rastin e plotësimit të vendeve të zbrazeta të këshilltarëve gjatë mandatit të Kuvendit,bëhet sipas mënyrës dhe procedurës së paraparë me këtë Rregullore.
ORGANIZIMI I KUVENDIT
1.Kryetari i Kuvendit
1)Propozimi dhe zgjedhja
Neni 7
Kandidatin për Kryetar të Kuvendit mund ta propozojnë së paku 1/3 e këshilltarëve.
Këshilltari mund të merr pjesë në propozimin e vëtëm një kandidati.
Neni 8
Propozimi i kandidatit për Kryetar të Kuvendit i dorzohët kryesuesit në formë të shkruar dhe duhët të jetë e nënshkruar nga propozuesit.
Propozimi përmban: emrin dhe mbiemrin e kandidatit, biografin e shkurtë,përkatësia partiake,arsyetimin si dhe emri e mbiemri i propozuesit.
Së bashku me propozimin dorëzohët edhe deklarata e kandidatit për pranimin e kandidaturës.
Kryesuesi ju dorëzon të gjitha propozimët e bëra për Kryetar të Kuvendit këshilltarëve.
Nëse ka disa kandidat kryesuesi përpilon listën e kandidatëve sipas rendit alfabetik të mbiemrit të kandidatëve.
Neni 9
Për kandidaturat e propozuara hapët debat.
Raportuesi në emër të propozuesve ka të drejtë që gojarisht ta arsyetoj propozimin.
Neni 10
Kryetari i Kuvendit zgjedhët me votim publik me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve.
Kur Kuvendi vendos që votimi për Kryetar të Kuvendit të jetë publik, votimi bëhet duke thirrur këshilltarët që të deklarohën individualisht me fjalët:”pro”,”kundër”ose “i përmbajtur”.
Neni 11
Për mbajtjën e votimit të fshehtë Kuvendi me propozim të kryesuesit formon komisionin prej 3 anëtarësh nga radha e këshilltarëve.
Përbërja e komisionit i përgjigjët përbërjes partiake në Kuvend.
Anëtar i komisionit nuk mund të jetë këshilltari që është kandidat për Kryetar të Kuvendit.
Nëse për Kryetar të Kuvendit është i propozuar vetëm një kandidat dhe nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të votave procedura e votimit përsëritët me kandidat ose me kandidatët e rinjë.
Nëse janë propozuar dy kandidat dhe asnjëri nuk ka fituar votat e mjaftueshme procedura përsëritet me kandidatë të rinjë.
Votimi i fshehtë për zgjedhjën e Kryetarit të Kuvendit bëhët sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje me të cilat rregullohët procedura e marrjës së vendimeve me votim të fshehtë.
Neni 12
Pas përfundimit të votimit kryesuesi bënë publike rezultatin e votimit për Kryetar të Kuvendit dhe shpallë se cili kandidat është zgjedhur.
Neni 13
Kryetari i Kuvendit merr detyrën pas dhënjës së deklaratës solemne me ç’rast fillon ta udhëheq mbledhjën.
Teksti i deklaratës solemne është:”Solemnisht obligohëm që detyrën e Kryetarit të Kuvendit do ta ushtroj në përputhje me Kushtetut,Ligj dhe Statutin e Komunës”.
Neni 14
2) Fushëveprimi i punës
Kryetari i Kuvendit:
-thërret Kuvendin dhe e kryeson gjatë punës,
-kujdesët për organizimin dhe mënyrën e punës si dhe jep inicijativa për përmirësimin e punës së Kuvendit,
-përfaqëson Kuvendin,
-kujdesët për zbatimin e Rregullores së Kuvendit,
-kujdesët për punën në kohë dhe të koordinuar të trupave të punës,
-kujdesët që puna e Kuvendit të jetë publike,
-nënshkruan aktet e Kuvendit dhe
-kryen edhe punë të tjera në pajtim me ligj,Statut dhe këtë Rregullore.
Neni 15
Kur Kryetari i Kuvendit mungon, mbledhjën e Kuvendit e kryeson këshilltari që caktohët me shkrim nga Kryetari i Kuvendit.
3) Kolegiumi
Neni 16
Kryetari i Kuvendit mundet të formoj kolegiumin.
Kolegiumi përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, kryetarët e klubeve të këshilltarëve ,Sekretari i Kuvendit e sipas nevojës edhe kryetarët e trupave punuese.
Në kolegium sipas nevojës thirrët edhe Kryetari i Komunës,Nënkryetarët e Komunës, Kryeadministratori dhe përsona të tjerë.
Kolegiumi shqyrton çështje rrethë organizimit të punës së Kuvendit ,trupave punuese dhe merr masa për përmirësimin e punës së tyre, konsultohen për thirrjën e mbledhjës së Kuvendit dhe propozim të rendit të ditës,merr pjesë në përpilimin e programit të punës së Kuvendit, kujdesët dhe është përgjegjës për zbatimin e kësaj rregulloreje dhe procedurave në Kuvend,sipas nëvojës gjatë punës së Kuvendit ose me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit apo të ndonjë klubi këshilltarësh shqyrton çështje për punë dhe procedur gjatë seancës si dhe çështje të tjera në lidhje me punën e Kuvendit dhe trupave punuese të saj.
Kolegiumi mblidhet sipas nevojës por më së paku njëherë në 3 muaj.
4) Pushimi i funksionit
Neni 17
Kryetari i Kuvendit mund të shkarkohët edhe para kohës për të cilën është zgjedhë:
-me dorëheqje,
-shkarkimi nga ana e Kuvendit dhe
-sipas fuqisë ligjore.
4.1 Dorëheqja
Neni 18
Kryetari i Kuvendit i jep dorëheqjën Kuvendit në formë të shkruar.
Kuvendi konstaton dorëheqjën e dhënë të Kryetarit të Kuvendit në mbledhjën e parë me çka edhe i pushon mandati Kryetarit të Kuvendit.
4.2) Shkarkimi
Neni 19
Kryetari i kuvendit shkarkohët nëse:
– nuk i ushtron punët në pajtim me ligj,Statut dhe aktetë tjera,
-me sjelljët e tij diskrediton autoritetin e funksionit që ushtron,
-shpërdoron funksionin dhe
-në raste të tjera kur Kuvendi vlerëson se është i papërshtatshëm për ushtrimin e funksionit.
Neni 20
Propozimin për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit mund ta paraqesin së paku 1/3 e këshillrarëve .
Propozimi për shkarkim të Kryetarit të Kuvendit i dorëzohët Kuvendit në formë të shkruar dhe arsyet për çka kërkohët dhe propozohët shkarkimi.
Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të deklarohët në lidhje me arsyet për të cilat kërkohët shkarkimi.
Vendimi për shkarkim të Kryetarit të Kuvendit mirrët me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve.
Neni 21
Çështja e ripropozimit për shkarkim nuk mund të shtrohët në afat prej 6 muajsh nga dita e votimit për shkarkim.
Neni 22
Kuvendi emëron Komisionin nga radha e këshilltarëve për të mbledhur të dhëna dhe informata në lidhje me arsyet që përmban propozimi për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit.
Komisioni ka 3 anëtar, njëri nga të cilët duhët të jetë nga radha e këshilltarëve që kanë propozuar shkarkimin.
Neni 23
Komisioni është i obliguar që në mbledhjën e radhës ti raportoj Kuvendit për të dhënat dhe informacionët e mbledhura.
Neni 24
Mbledhjën e Kuvendit në të cilën votohet për shkarkim Kryetari i Kuvendit është i obliguar ta thërras në afat më së largu prej 30 ditësh nga dita e dorëzimit të propozimit.
Me ftesën për mbledhje Kryetari i Kuvendit, këshilltarëve u dërgon edhe propozimin për shkarkim.
Neni 25
Në rastin kur Kryetari i Kuvendit nuk e thërret mbledhjen e Kuvendit në afat sipas nenit 24 të kësaj Rregulloreje,Kuvendin do ta thërras propozuesi për shkarkim.
Neni 26
Për propozimin e shkarkimit të Kryetarit të Kuvendit hapët debat.
Debati është publik.
Neni 27
Për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit,Kuvendi vendos me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të këshilltarëve.
Nëqoftëse Kuvendi nuk e aprovon propozimin për shkarkim të Kryetarit të Kuvendit procedura nuk mund të përseritët në afat prej 6 muajsh.
4.3) Pushimi i mandatit sipas fuqisë Ligjore
Neni 28
Dispozitat Ligjore për pushimin e mandatit sipas fuqisë Ligjore që kanë të bëjnë me Kryetarin e Komunës aplikohën edhe për Kryetar të Kuvendit.
5) Votëbesimi
Neni 29
Kryetari i Kuvendit mundet që Kuvendit ti paraqesë votëbesimin për vetën.
Votimi për votëbesim të Kryetarit të Kuvendit bëhët me thirrjën publike të këshilltarëve.
Votimi për votëbesim bëhet në mënyrë që këshilltarët deklarohën me “pro”,”kundër”ose “i permbajtur”.
Vendimin për shkarkim, Kuvendi e merr me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve.
Gjatë procedurës së votimit për votëbesimin përkatësisht për mosdhënjen e besimit Kryetarit të Kuvendit ,seancën e kryeson këshilltari të cilin e cakton Kuvendi.
- Sekretari i Kuvendit
Neni 30
Kuvendi ka Sekretarin i cili kujdesët për kryerjën e punëve profesionale si dhe punë të tjera në lidhje me thirrjën dhe mbajtjën e mbledhjeve të Kuvendit dhe trupave punuese e posaçerisht:
-përgatit mbledhjet e Kuvendit dhe trupave punuese.
-koordinon me Kryeadministratorin aktivitetët e organeve të administratës lokale për përgatitjën e mbledhjeve,
-organizon dhe udhëheq Shërbimin e Kuvendit,
-kujdesët për kryerjën e punëve profesionale dhe punëve të tjera në lidhje me thirrejen dhe mbajtjën e mbledhjes së Kuvendit dhe trupave punuese,
-është përgjegjës për mbajtjën e procesverbalit dhe rregjistrimëve fonografike,
-është përgjegjës për publikimin dhe distribuimin e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme të Kuvendit,
-përgatit kërkesën për planifikimin e mjetëve në buxhet për nëvojat e punës së Kuvendit, trupave punuese dhe shërbimëve profesionale,
-lejon pagesat e shpenzimeve për punën e Kuvendit ,trupave punuese,këshilltarëve dhe shërbimimëve profesionale të Kuvendit,
-paraqet raportin komisionitkompetent për shpenzimin e mjetëve financiare të lejuara.
-ndihmon Kryetarin e Kuvendit në punë dhe
-kryën edhe punë të tjera të përcaktuara me Statut dhe akte të tjera.
Neni 31
Sekretarin e Kuvendit e emëron dhe e shkarkon Kuvendi me propozimin e Kryetarit të Kuvendit me shumicën e votave nga numri i pergjithshëm i këshilltarëve.
Për Sekretar mund të zgjidhet personi që ka të kryer fakultetin e drejtësisë, që ka të dhënë provimin profesional për punë në organet e shtetit dhe së paku 5 vite përvojë pune.
Mandati Sekretarit të Kuvendit i zgjat sa zgjat edhe mandati i Kuvendit.
Neni 32
Sekretari për punën e vetë i përgjigjët Kryetarit të Kuvendit dhe Kuvendit.
Sekretari i Kuvendit mund të shkarkohët edhe para kohe për të cilën është emëruar : me shkarkim nga Kuvendi,shpërndarjen e Kuvendit ose me kërkesën e tij personale.
Sekretari i Kuvendit mund të shkarkohët në qoftë se punët nga fushëveprimi i vetë nuk i kryen në mënyrë të ligjshme dhe efikase.
Sekretari i Kuvendit ka të drejtë që në mbledhjen e Kuvendit të deklarohët rreth arsyeve të pretenduara për shkarkim.
Neni 33
Propozimin për shkarkimin e Sekretarit të Kuvendit mund ta paraqes Kryetari i Kuvendit ose së paku 1/3 e këshilltarëve.
Procedurën e shkarkimit të Sekretarit të Kuvendit e inicon Kryetari i Kuvendit.
Për konfirmimin e egzistimit të shkaqëve të shkarkimit Kuvendi emëron Komisionin.
Neni 34
Sekretari i Kuvendit mund të jap dorëheqje.
Kuvendi konstaton dorëheqjën e Sekretarit të Kuvendit në mbledhjen e parë të radhës kur edhe i pushon mandati Sekretarit të Kuvendit.
3 . Klubet e këshilltarëve
Neni 35
Këshilltarët kanë të drejtë të formojnë klubin e këshilltarëve.
Këshilltari ka të drejtë të jetë anëtar vetëm i një klubi këshilltarësh.
Klubin e këshilltarëve e përbëjnë së paku dy këshilltar,si rregull të të njëjtës parti,koalicioni partiak ose grupe qyretarësh.
Në qoftë se këshilltarët nga lista zgjedhore nuk mund ta formojnë të vetëm klubin e këshilltarëve ,atëherë mund ta formojnë me këshilltarët e tjetrës listë zgjedhore ose ti bashkohën ndonjë klubi tjetër të formuar këshilltarësh.
Për formimin dhe përbërjën e klubeve të këshilltarëve Kryetari i Kuvendit informon Kuvendin në afat prej 7 ditësh nga dita e zgjedhjes së Kryetatit të Kuvendit.
Neni 36
Klubi i këshilltarëve konstitutohet në atë mënyrë kur Kryetarit të Kuvendit i dorëzohët rregjistri i anëtarve të klubit të cilen e nënshkruan çdo anëtar i klubit, në rregjistër posaçërisht shënohet kryetari i klubit dhe zëvendësi i tij.
Neni 37
Në qoftë se këshilltarët nuk bëjnë konstitutimin e klubit të këshilltarëve në pajtim me këtë Rregullore nuk mund ti shfrytzojnë të drejtat e përcaktuara me këtë Rregullore e që ju takojnë klubeve të këshilltarëve.
Neni 38
Klubin e këshilltarëve e përfaqëson kryetari i klubit.
Kryetarin e klubit e zëvendëson në rastin kur mungon zëvendësi i kryetarit të klubit.
Neni 39
Gjatë mbledhjes së Kuvendit, klubi i këshilltarëve mund ta autorizojë anëtarin e klubit ta përfaqësoj klubin e këshilltarëve në lidhje me ndonjë pikë të caktuar të rendit të ditës.
Në qoftë se klubin e këshilltarëve e përfaqëson zëvendës kryetari i klubit i ka të gjitha të drejtat dhe obligimet si edhe kryetari i klubit.
Neni 40
Kryetari i klubit të këshilltarëve në formë të shkruar e lajmëron Kryetarin e Kuvendit mbi ndryshimët në përbërjen e klubit të këshilltarëve.
Në rastin e bashkangjitjës së anëtarëve të ri klubit të këshilltarëve i dorëzon Kryetarit të Kuvendit deklaratat e tyre të nënshkruara për të ju bashkuar atij klubi.
Neni 41
Kuvendi Komunal në pajtim me mundësit i siguron klubit të këshilltarëve shfrytëzimin e hapsirave në objekte gjatë seancave të Kuvendit.
Neni 42
Punët profesionale si dhe ato administrative-teknike për nëvojat e këshilltarëve në lidhje me ushtrimin e funksionit të këshilltarit i kryën Shërbimi i Kuvendit.
4 . Trupat punuese të Kuvendit
Neni 43
Për kryërjen e punëve në mënyre efikase dhe racionale nga kompetencat e sajformohën komisionet dhe këshillat si trupa të përhershëm dhe grupe punuese si trupa të përkohshëm të Kuvendit(në tekstin e mëtejm:trupat punuese).
Fushëveprimi, mënyra e punës dhe vendimmarrja, përberja dhe emërimi i trupave punuese si dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e tyre përcaktohën me vendim për formimin e trupave punuese.
Përbërja e trupave punuese i përgjigjët përbërjës partiake të këshilltarëve në Kuvend.
Neni 44
Zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të trupave punuese bëhët në bazë të listës së kandidatëve .
Lista e kandidatëve përmban kryetarin dhe po aq kandidat sa edhe zgjedhen.
Kryetari dhe anëtarët e trupave punuese zgjedhen për periudhë 4 vjeçare.
Mandati kryetarit dhe anëtarëve të trupave punuese zgjatë deri sa të zgjasë mandati Kuvendit, përkatësisht deri sa të shkarkohën nga detyra në të cilën janë zgjedhur.
Neni 45
Listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të trupave punuese e paraqetë këshilli për zgjedhje dhe emërime në konsultim me klubet e këshilltarëve.
Për listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të trupave punuese vendoset me votim publik.
Në rastin e votimit për listë ,votohët për listë si tërsi duke u deklaruar me “pro” listës dhe “kundër” listës.
Për listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të trupave punuese Kuvendi vendosë si tërsi me votim publik dhe me shumicën e votave të keshilltarëve të pranishëm.
Neni 46
Nëse lista e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të trupave punuese nuk fiton shumicën e nëvojshme të votave , votimi përsëritët.
Para se votimi të përsërirët, propozuesi mund ta tërheqë ose ta ndryshoj listën e propozuar.
Para rivotimit, votohët për propozimin e mëparshëm ose listën e ndryshuar.
Nëse në votimin e përseritur lista nuk fiton votat e mjaftuëshme atëherë propozohët lista e re.
Neni 47
Zgjedhja e mëvonshme e kryetarit ose ndonjë anëtari të trupave punuese bëhët në bazë të propozimit individual.
Neni 48
Kryetari i trupës punuese organizon punën e trupës punuese ,merr iniciativa për shqyrtimin e çështjeve të caktuara nga fushveprimi i trupës punuese ,kujdesët për informimin e trupës punuese dhe këshilltarëve për problemet nga fushëveprimtaria e trupës punuese ,bashëkpunon me kryetarët e trupave punuese të tjera të Kuvendit, me eprorët e organeve dhe shërbimeve të administratës lokale,me përfaqësuësit e institucioneve përkatëse për përgatitjën e pyetjeve të cilat do të shqyrtohën në mbledhjen e trupës punuese , përgatit dhe thërret mbledhjen e trupës punuese ,propozon rendin e ditës për mbledhje,kryeson mbledhjen,kujdesët për zbatimin e përfundimëve dhe mendimeve të trupës punuese si dhe punë të tjera që i caktohën nga Kuvendi.
Neni 49
Trupat punuese punojnë në seanca.
Mbledhjët e trupave punuese i thërret kryetari i trupës punuese me vetë iniciativë , nëse një gjë të tillë kërkon Kryetari i Kuvendit ose ¼ e anëtarëve të trupës punuese e që bëjnë të ditur se cila çështje duhët të vihët në rend të ditës për mbledhje.
Nëse kryetari nuk e thërret mbledhjën e trupës punuese ,mbledhjën do ta thërras Kryetari i Kuvendit .
Në rastin kur mungon kryetari i trupës punuese mbledhjën e kryeson anëtari të cilin e cakton trupa punuese.
Neni 50
Propozimin për rend të ditës me materialin përkatës kryetari i trupës punuese u dorëzon anëtarëve të trupes punuese si rregull 5 ditë para ditës së caktuar për mbajtjën e mbledhjës.
Neni 51
Trupa punuese mund të vendosë nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarëve e vendimi mirrët me shumicën e votave të anëtarëve prezent.
Neni 52
Trupa punuese është e obliguar që me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit të shqyrtojë çdo çështje nga fushëveprimi i saj dhe përpilon e ja dërgon raportin, çështjet nga fushëveprimi mund ti shqyrtojë edhe me vetëiniciativë dhe sipas nëvojës përpilon raport për Kuvend.
Raporti i trupës punuese përmban mendimet në lidhje me pyetjën që shqyrtohet si dhe propozimet për zgjidhjën e asaj çështje.
Në raportin e trupës punuese shënohën edhe mendimët e veçuara të ndonjë anëtari gjatë marrjës së qëndrimëve për çështje të caktuar ,kur anëtarët një gjë të tillë kërkojnë që këto të shënohën në raport.
Neni 53
Trupa punuese ka të drejtë të kërkoj nga organët e administratës lokale ,organizatave dhe institucioneve të dhëna dhe informata të nëvojshme për punë me të cilat këto organe disponojnë ose janë të obliguara ti mbledhin dhe ti prëzentojnë.
Neni 54
Trupa punuese për çështjet nga fushëveprimi i saj bashkëpunon me trupat punuese përkatëse të Kuvendit të Malit të Zi dhe në marrëveshje me to mund të organizojë shqyrtimin dhe analizimin e çështjëve të caktuara si dhe bashkëpunimit.
Neni 55
Në mbledhjët e trupave punuese kanë të drejtë të marrin pjesë përfaqësuësit e organeve të administratës lokale përkatësishtë të organizatave dhe bashkësive që ushtrojnë veprimtari publike kurë në mbledhje shqyrtohën çështje nga veprimtaria e atyre organeve ose organizatave të bashkësive si dhe ushtruësi i propozimit kur shqyrtohët propozimi i tij me qëllim që të japë arsyetim profesional.
Në punimet e trupave punuese mundin me thirrje të marrin pjesë edhe persona të shkencës, kulturës,ekspertë dhe përsona publik.
Neni 56
Kur trupa punuese e dorëzon raportin ,nga radha e anëtarëve të vet e cakton raportuësin.
Raportuësi i trupës punuese në bazë të përfundimeve e të mendimeve të trupës punuese ose me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit arsyeton mendimet,qëndrimet dhe propozimet e trupës punuese.
Raportuësi i trupës punuese nuk mund të deklarohët për çështje që trupa punuese nuk e ka dhënë mendimin ose qëndrimin e vetë,nëse këso çështjesh lajmërohën gjatë debatit në seancë të Kuvendit, raportuësi mund të kërkojë nga Kuvendi që ta shtyjë shqyrtimin e asaj çështje derisa trupa punuese ta shqyrtojë.
Debati për çështje të tilla do të shtyhët edhe nëse Kuvendi kërkon nga trupa punuese që në lidhje me atë çështje të japë mendim dhe të marrë qëndrim.
Neni 57
Trupa punuese mundët që në mbledhje të thërret përfaqësuësit e bashkësive lokale si dhe përfaqësuësit e organizatave e institucioneve publike në mënyrë që të njihën me mendimin e tyre për çështjën që shqyrtohët në mbledhje.
Neni 58
Anëtarëve të trupave punuese të zgjedhur nga radhët e shkencëtarëve, personave publik,punëtorëve të kulturës dhe ekspertëve,përpos kompenzimit të shpenzimeve mund tu caktohët edhe shpërblim i posaçëm për punë në trupen punuese në pajtim me vendimin e posaçëm të Kuvendit.
Neni 59
Për punën e trupave punuese në seancë mbahët procesverbali i cili përmban të dhënat kryesore për punën ne seancë, për çështjet që janë shqyrtuar si dhe mendimët e dhëna , qëndrimet e miratuara nga trupa punuese e posaçërishtë mendimet, propozimet dhe përfundimet.
Procesverbali i miratuar nënshkruhët nga kryetari i trupës punuese.
Këshillat e Kuvendit
Neni 60
Kuvendi ka këto këshilla:
1.këshilli për zgjedhje dhe emërime,
2.këshilli për përcielljën dhe zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit,
3.këshilli për parashtrime, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore,
4.këshilli për dispozita,
5.këshilli për bashkëpunim ndërkomunal ,
6.këshilli për mbrojtjën e mjedisit ,
7.këshilli për çështje fetare.
lV.1. Këshilli për zgjedhje dhe emërime
Neni 61
Këshilli për zgjedhje dhe emërime bën propozimin dhe përcakton kandidatët për bartës të funksioneve që zgjedh dhe emëron Kuvendi,përgatit dhe propozon Kuvendit propozimet në lidhje me zgjedhjën dhe shkarkimin e anëtarëve të trupave punuese të Kuvendit.
Nxjerr në kuadër të kompetencave të saj akte për kompenzimin dhe për të ardhurat personale të këshilltarëve dhe funksionarëve që zgjedh dhe emëron Kuvendi.
Propozon akte me të cilat rregullohët çështja e të drejtave dhe detyrimeve të këshilltarëve dhe funksionarëve që i zgjedh, emëron dhe shkarkon Kuvendi.
Shqyrton edhe çështje të tjera të përcaktuara me dispozita të posaçme.
Listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këshillit për zgjedhje dhe emërime e paraqet kryetari i kuvendit në bazë të propozimit të klubeve të këshilltarëve në mbledhjën konstitutive.
lV.2.Këshilli për përcjelljën dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit
Neni 62
Këshilli për përcjelljën dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit analizon realizimin e Kushtetutës dhe Statutit ,shqyrton çështje parimore në lidhje me harmonizimin e vendimeve të Kuvendit me Kushtetutën, Ligje dhe Statut dhe me qendrimete marra njofton Kuvendin,përcjellë, analizon funksionimin dhe zhvillimin e sistemit politik në Komunë, nxitë iniciativa dhe propozon Kuvendit shqyrtimin e çështjëve dhe marrjën e masave në planin e realizimit të sistemit të vetëqeverisjës lokale në Komunë, funksionimin e organeve lokale, të drejtorive ,organizimin e institucioneve dhe organizatave publike në Komunë.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 4 anëtarë.
lV.3.Këshilli për parashtrime, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore
Neni 63
Këshilli për parashtrime, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore shqyrton parashtrimet dhe propozimet e qytetarëve të drejtuara Kuvendit Komunal ose drejtuar Kuvendit Komunal nga Kuvendet e komunave të tjera dhe Kuvendit të Malit të Zi, shqyrton fenomenët në të cilat qytetarët sygjerojnë me parashtrimet e tyre drejtuar Kuvendit, ndërmerr masat e nëvojshme në evitimin e atyre parregullësive dhe për këtë dërgon raport në Kuvend me propozimet përkatëse, përcjellë dhe analizon fenomenët në lidhje me zbatimin e politikave dhe Ligjeve që kanë të bëjnë për mënyrën e realizimit tëtë drejtave dhe detyrimeve të organeve të qeverisjes lokale,organizatave dhe institucioneve publike.
Me qellim të hulumtimit të pretendimëve të paraqitura në parashtrime ose propozime , këshilli mund ti kërkojë raport dhe informata organevetë administratës lokale, organeve të tjera me punën e së cilës ka të bëj parashtrimi ose propozimi.
Këshilli ka obligim që për qëndrimin e vetë dhe masat e ndërmarra ta lajmëroj ushtruësin e parashtrimit ose propozimit më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të parashtrimit përkatësisht propozimit.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 2 anëtarë.
lV.4.Këshilli për dispozita
Neni 64
Këshilli për dispozita shqyrton propozim vendimet dhe dispozita të tjera nga kompetenca e Kuvendit nga aspekti i përputhshmërisë me Kushtetutë,Ligje, Statut e sistemin juridik dhe i jep Kuvendit propozime dhe mendimet e veta.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 4 anëtarë.
lV.5.Këshilli për bashkëpunim ndërkomunal
Neni 65
Këshilli për bashkëpunim ndërkomunal inicon të gjitha llojët e bashkëpunimit ekonomik, kulturor,sportiv si edhe lloje të tjera bashkëpunimi me komunat në fqinjësi dhe me komuna të tjera.
Këshilli analizon dhe nxitë të gjitha llojët e bashkëpunimit, si dhe përcjellë realizimin e programeve të miratuara për bashkëpunim.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 4 anëtarë.
lV. 6.Këshilli për mbrojtjën e mjedisit
Neni 66
Këshilli për mbrojtjën e mjedisit shqyrton çështje dhe fenomene në lidhje me sigurimin e kushtëve për mbrojtjën dhe zhvillimin e natyrës dhe vlerave të fituara me punë , pengimin dhe menjanimin e pasojave të dëmshmetë cilat me ndotjën e ajrit, tokës dhe ujit ose në mënyra të tjera rrëzikohën këto vlera ku vihët në rrezik jeta dhe shëndeti i njerëzve.
Për realizimin e detyrave të veta këshilli bashkëpunon me organizatat përkatëse dhe institucione, merr iniciativ për vëprimtari të ndryshme shoqërore në mbrojtjën e natyrës dhe mjedisit jetësor ,i jep kuvendit propozime për marrjën e masave për rregullimin e raporteve në këtë lami.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 4 anëtarë.
lV. 7.Këshilli për çështje fetare
Neni 67
Këshilli për çështje fetare mirrët me sigurimin e barazisë së plotë dhe lirisë në ushtrimin e ritëve fetare dhe çështjeve fetare përkatësishtë në mes Kuvendit Komunal dhe bashkësive fetare , shqyrton dhe propozon dhënje të ndihmës materiale bashkësive fetare për riparimin dhe ndërtimin e objektëve të bashkësisë fetare , si dhe çështje të tjera që janë të lidhura me bashkësitë fetare.
Këshillin e përbëjnë kryetari dhe 4 anëtarë.
KOMISIONET E KUVENDIT
Neni 68
Kuvendi ka këto komisione:
1.Komisioni për vetëqeverisje lokale,
2.Komisioni për çështje komunale-banesore,mbrojtje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa
3.Komisioni i për vëprimtari shoqërore.
Komisionet kanë nga 5 anëtarë të cilët zgjidhën nga radha e këshilltarëve.
1.Komisioni për vetëqeverisje lokale
Komisioni për vetëqeverisje lokale shqyrton dhe debaton çështje nga kompetenca e kuvendit e që kanë të bëjnë për :kushtetutshmërin dhe ligjshmërin, funksionimin e sistemit të vetëqeverisjës lokale në Komunë,të drejtat dhe obligimet e Komunës në sistemin e vetëqeverisjës lokale, bashkësive lokale dhe formave të tjera të vetëqeverisjës lokale,sistemit zgjedhor, tubimet dhe takimet publike të qytetarëve,bashkimin e qytetarëve,referendumin,gjëndjen e sigurisë në Komunë,punën e organeve të administratës lokale dhe çështje të tjera nga lëmia e vetqëverisjës lokale.
Komisioni shqyrton propozim vendimet dhe akte të tjera nga këto fusha si dhe çështje të tjera nga kompetenca e Kuvendit kur një gjë të tillë e kërkon Kuvendi ose Kryetari i Kuvendit.
2.Komisioni për çështje komunale-banesore,mbrojtje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa.
Neni 70
Komisioni për çështje komunale-banesore,mbrojtje të mjedisit,zhvillim,ekonomi dhe financa shqyrton dhe propozon çështje që kan të bëjnë për: programe zhvillimore në fushën komunale-banesore,ndërtimin,shfrytëzimindhe mirëmbajtjën e rrugëve lokale,rrugicave dhe objektëve të tjera publike,shfrytëzimin e tokës së ndërtimit në qytet,objektëve afariste,zhvillimin e vendbanimevedhe zhvillimin e veprimtarisë me interes të përgjithshëm për popullsinë lokale, planët urbanistike,, programe për rregullimin urbanistik të territorit në Komunë,ruajtjën dhe zhvillimin e natyrës , pylltaris, gjuetis,të mirave publike me interes të përgjithshëm,terësit e objekteve,shesheve,parqet,qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, buxhetin komunal, llogarinë përfundimtare, taksat dhe kompenzime të tjera, huat, financimi i Komunës dhe nevojave të përbashkëta, mbrojtja nga zjarri dhe fatkeqësi të tjera elementare, realizimi i interesit publik në organizatat publike dhe institucione si dhe çështje të tjera nga kjo lëmi.
3.Komisioni për vëprimtari shëqërore
Neni 71
Komisioni për vëprimtari shëqërore shqyrton dhe debaton çështje nga kompetenca e Kuvendit e që kanë të bëjnë me: shkollimin dhe edukimin, kulturën, kulturën fizike, sigurimin shëndetësor dhe social si dhe kujdesin për fëmijë, informimin publik, punën e organizatave humanitare, mbrojtjën e luftëtarëve, invalidve si dhe mbrojtjën e invalidëve civil të luftës, punësimin dhe çështje të tjera nga kjo lëmi.
Komisioni shqyrton edhe propozim vendime dhe akte të tjera nga kjo lëmi si dhe çështje të tjera nga kompetenca e Kuvendit kur këtë e kërkon Kuvendi ose Kryetari i Kuvendit.
V.MËNYRA E PUNËS DHE VENDIMMARRJËS
1.Thirrja e mbledhjes së Kuvendit
Neni 72
Kuvendin e thërret sipas nevoje Kryetari i Kuvendit por më së paku një herë në 3 muaj.
Kryetari e thërret mbledhjen sipas iniciativës së vetë, me kërkesë të Kryetarit të Komunës , 1/3 e këshilltarëve ose me iniciativën e numrit të caktuar të qytetarëve të përcaktuar me Statut në afat prej 15 ditësh nga dita e dërgimit të iniciativës ose kërkesës.
Nëse Kuvendin nuk e thërret Kryetari i Kuvendit në afat nga paragrafi 2. i këtij neni Kuvendin e thërret ushtruesi i kërkesës ose iniciativës.
Në rastin nga paragrafi 3. i këtij neni Kuvendin e kryeson këshilltari që caktohët nga ushtruesi i kërkesës ose iniciativës.
- Përmbajtja e ftesës për mbledhje
Neni 73
Ftesa për mbledhjen e Kuvendit përmban: datën e mbajtjës,koha e fillimit të mbledhjes,vendi i mbajtjës dhe propozimi për rend të ditës.
Ftesa për mbledhje duhët tu dërgohët këshilltarëve më së voni 7 deri në 10 ditë para ditës së caktuar për mbajtjën e mbledhjes me propozim të rendit të ditës.
Në propozimin e rendit të ditës për mbledhje mund të hyjnë vetëm propozim aktet të cilat janë të përpiluara në pajtim me Ligj, Statut dhe këtë Rregullore.
Kuvendi nuk mund të vendos për çështje për të cilat materiali përkatës nuk ju është dorëzuar këshilltarëve.
Me ftesën për mbledhje dërgohët edhe materiali për rend të ditës me procesverbal nga mbledhja e kaluar.
Kuvendi nuk mund të vendosë për çështje që nuk ka mendim të trupave punuese të Kuvendit nese me këtë Rregullore nuk është përcaktuar ndryshe.
Përjashtim bënë kur materiali për rendin e ditës së propozuar nuk i është bashkangjitur ftesës, mund të dorzohët në afat më të shkurtër ose edhe në mbledhje.
Shkaqët për dorëzimin e materialit në afat më të shkurtër nga ai i përcaktuari duhët të ipët në formë të shkruar.
Neni 74
Përjashtim bëhët në rastet urgjente kur Kryetari i Kuvendit mund ta thërras mbledhjen e Kuvendit edhe në afat më të shkurtër se 10 ditë dhe rendin e ditës e propozon në mbledhje.
Neni 75
Ftesa për mbledhje të Kuvendit me propozim për rendin e ditës dhematerialin për mbledhje përpos këshilltarëve i dërgohët edhe Kryetarit të Komunës , Kryeadministratorit, propozuesve të matërialeve,deputetëve nga Gucia, sipas nëvojes edhe eprorve të organeve të administratës lokale, udhëheqësve publik të shërbimëve themelues i së cilave është Kuvendi e sipas nëvojes edhe personave të tjerë.
Në punën e Kuvendit mund të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare si edhe qytetarë të interesuar.
Organizatat joqeveritare dhe qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në mbledhjën e Kuvendit është e nevojshme ta paraqesin kërkesën për pjesmarrje në mbledhjën e Kuvendit më së voni 5 ditë para mbajtjës së mbledhjës.
Kryetari i Kuvendit në pajtim me mundësit që ofron lokali ku mbahët mbledhja dhe nëvojes për sigurim të kushteve optimale për punën e Kuvendit , do tu mundësoj pjesëmarrje në mbledhje dhe subjektëve të interesuara dhe në mënyrën më të përshtatshme do ti lajmëroj 2 ditë para mbajtjës së mbledhjes së Kuvendit.
- Materialet dhe lajmërimet
Neni 76
Materialet dhe lajmërimet për mbajtjën e mbledhjes Kryetari i Kuvendit ua dërgon mjetëve të informimit publik , shërbimit kompetent për publikim në web-faqën e Komunës.
Kryetari i Kuvendit mund të vendosë që ftesën dhe materialet për rendin e ditës të propozuar tjua jep edhe subjekteve të tjera të interesuara.
- Rrethanat e jashtëzakonshme
Neni 77
Në rastët kur paraqitën rrethanat e jashtëzakonshme ku rrëzikohët jeta dhe shëndeti i njerëzve si dhe pasuria në vlera të mëdha, Kryetari i Kuvendit mund ta thërras mbledhjën e Kuvendit në afat më të shkurtër se 10 ditë dhe rendin e ditës ta propozoj në mbledhje.
Në rend të ditës mund të gjendën vetëm pikat që kanë të bëjnë me paraqitjën e rrethanave të jashtëzakonshme.
Rrjedha dhe procedura e debatit dhe ajo e vendimmarrjës mund të rregullohet në fillim të mbledhjes me qellim që të jetë sa më e shkurtë dhe e thjeshtë varësisht nga shkaqët e thirrjës së mbledhjës dhe urgjencës për marrjën e vendimit.
- Rrjedha e mbledhjës
1.Kuorumi
Neni 78
Mbledhjën e Kuvendit e kryeson Kryetari i Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit e hapë mbledhjen e kuvendi dhe vërteton se a egziston kuorum për punë dhe vendimmarrje.
Me kuorum në kuptimin e kësaj rregullorje konsiderohët prezenca e shumicës së këshilltarëve nga numri i përgjithshëm i tyre.
Kuorumi përcaktohët me thirrje ose në ndonjë mënyr tjetër nëse Kuvendi ashtu vendos.
Thirrjën e emrave të këshilltarëve e bën Sekretari ose personi të cilin ai e cakton.
Kryetari i Kuvendit informon se cilët këshilltarë kanë paralajmëruar mungesën dhe cilët persona janë të ftuar të marrin pjesë në mbledhje.
2.Ndërprerja dhe shtyrja
Neni 79
Nëse gjatë mbledhjes Kryetari i Kuvendit vërteton se nuk ka kuorum për punë ndërpret mbledhjen derisa nuk sigurohët kuorumi dhe cakton kohën e vazhdimit të mbledhjes.
Kryetari i kuvendit mund ta ndërpresë mbledhjen kur vlerëson se është e nevojshme që për çështje të caktuara që janë në rend të ditës së Kuvendit duhët të bëhën konsultime dhe të sigurohët mendimi i nëvojshëm.
Nëse edhe pas kalimit të kohës nga paragrafi 1. i këti neni nuk ka kuorum Kryetari i Kuvendit e shtynë mbledhjën për një ditë të caktuar ose në kohë të pacaktuar e ftesën për mbledhje u dërgohët këshilltarëve që mungojnë.
Nëse mbledhja shtyhët për kohë të pacaktuar,Kryetari i Kuvendit thërret kryetarët e klubeve të këshilltarëve në afat prej 3 ditësh nga dita e shtyrjës me qëllim për përcaktimin e teminit për mbajtjën e mbledhjës së Kuvendit por që mbledhja e shtyrë e Kuvendit duhët të thirrët më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e shtyrjës.
Për shtyrjën e mbledhjes lajmërohën këshilltarët.
- Miratimi i procesverbalit
Neni 80
Para se të kalohët në aprovimin e rendit të ditës për mbledhje, miratohët procesverbali nga mbledhja e kaluar e Kuvendit.
Këshilltari mund të paraqesë vërejtje në procesverbal dhe të kërkoj që të bëhën plotësime dhe ndryshime përkatëse.
Për arsyeshmërinë e vërejtjëve vendos Kuvendi pa debat.
Kryetari i Kuvendit konstaton se është miratuar procesverbali pa vërejtje përkatësishtë me ndryshimet dhe plotësimet e pranuara.
- Pauza gjatë punës
Neni 81
Kryetari i Kuvendit jep pauzë nëse këtë e kërkojnë rrethanat gjatë punës së kuvendit ose një gjë të tillë e kërkon klubi i këshilltarëve.
Pauza nuk mund të zgjat më shumë se 60 minuta.
lll.Aprovimi i rendit të ditës.
3.Propozimi për ndryshim dhe plotsim
Neni 82
Pas miratimit të procesverbalit aprovohet rendi i ditës.
Kryetari i Kuvendit jep sqarimet e nevojshme në lidhje me rendin e ditës së propozuar.
Propozuesi i autorizuar mundët në mbledhjen e Kuvendit të propozoj që në rendin e ditës së Kuvendit të vihët çështje e caktuar por është i obliguar ta arsyeroj ngutshmërin e atij propozimi.
Për vendosjën e ndonjë çështje në rend të ditës nga paragrafi 3. i këtij neni vendoset veçmas pa debat.
Nëse ka të bëjë me propozimin për plotsimin e rendit të ditës që kërkon të mirrët vendim apo ndonjë akt tjetër, propozimin me aktin përkatës dhe materialin e jep në Kuvend.
2.Vendosja për propozim të ndryshim plotsimit të rendit të ditës
Neni 83
Kuvendi vendos veçmas për çdo propozim për ndryshimin dhe plotsimin e rendit të ditës , e së pari për propozimet që ndonjë pikë të hiqët nga rendi i ditës e pastaj për propozimet për plotsimin e rendit të ditës dhe në fund votohët si tërsi rendi i ditës.
Neni 84
Nëqoftëse trupa punuese kompetente kërkon që ndonjë pikë e rendit të ditës të hiqët nga rendi i ditës për shkak se i mungon baza juridike Kuvendi vendosë pa debat.
Neni 85
Kryetari i Kuvendit shpallë rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të miratuar.
lV. Puna në mbledhje
Debati
Neni 86
Pas miratimit të rendit të ditës kalohët të debatohët për çështjet që janë në rend të ditës sipas renditjës.
Kryetari i Kuvendit mundët që me qëllim të efikasitetit dhe racionalitetit të punës të propozoj ndryshim në renditje ose bashkimin e pikave të caktuara, për çka vendos Kuvendi.
Neni 87
Në mbledhjen e Kuvendit askush nuk mund të flas para se ta kërkon fjalën dhe ta marrë nga Kryetari i Kuvendit ,nëse ndryshe nuk është përcaktuar me këtë Rregullore.
Kryetari i Kuvendit i jepë fjalën këshilltarit ose pjesëmarrësve të tjetër sipas radhës së paraqitjës.
2.Arsyetimi hyrës
(propozuesi,raportuesi i trupes punuese)
Neni 88
Në fillim të debatit për propozim aktin ,propozuesi gjegjësishtë përfaqësuësi i propozuesit mund të japë arsyetim hyrës në kohëzgjatëje prej 10 minutash e gjatë debatit kur jep përgjigje në pyetje më së shumti 3 minuta për çdo pyetje,e pasi të përfundojë debati ka të drejtë në fjalën përfundimtare por jo më gjatë se 5 minuta.
Pas propozuesit përkatësishtë përfaqësuësit të propozuesit në debat mund të marr pjesë raportuesi i trupes punuese e cila e ka shqyrtuar atë çështje për të cilën debatohët e i cili në punimet e trupes punuese e ka veçuar mendimin, Kryetari i Komunës nëse ai nuk është propozues në kohë prej 5 minutave.
Pastaj fjalën e marrin këshilltarët sipas radhës së paraqitur.
Raportuesi i trupes punuese mund të flasë edhe jashtë radhës nëse e lypë nëvoja gjatë debatit.
3.Shkelja e Rregullorës
Neni 89
Këshilltari që kërkon të flas për shkelje të Rregullorës ose për shkeljën e rendit të ditës (intërvenimi procedural),Kryetari i Kuvendit ja jep fjalën posa ta kërkoj por që këshilltari është i obliguar të thirrët në dispozitën e Rregullorës për të cilë konsidëron se është shkelë dhe nuk mund të zgjatë më shumë se 3 minuta.
Kryetari i Kuvendit është i obliguar të japë spjëgim për vërejtjën e dhënë.
Nëse këshilltari nuk është i kënaqur me spjegimin e dhënë, Kryetari i Kuvendit thërret këshilltarët që të deklarohën për egzistimin e shkeljës.
4.Prezëntimi
Neni 90
Prezëntimi i këshilltarit ose pjesëmarrësit tjetër në debat nuk mund të zgjatë më shum se 10 minuta.
Këshilltari apo pjesëmarrësi tjetër në debat mund ta marrë fjalën për herë të dytë vetëm kur të ketë kryër lista e pjesëmarrësve të cilët diskutojn për herë të parë, por se herën e dytë nuk mund të flasin më gjatë se 5 minuta.
Neni 91
Përfaqësuesi i organizatës joqeveritare i cili merr pjesë me ftesë në mbledhje ka të drejtë të paraqesë propozim dhe mendim për pikën e propozuar të rendit të ditës për të cilën është i ftuar në mbledhje por që paraqitja e ti nuk mund jet me shumë se 10 minuta, pa të drejtë në vendimmarrje (karriga e zbrazët).
4.Replika
Neni 92
Këshilltarit që i është permend emri ose përsonaliteti në kontekstin negativ ka të drejtë ta kërkoj dhe ta marrë fjalën (e drejta e replikës)që ja jep Kryetari i Kuvendit menjëher pasi të ketë përfunduar diskutimin këshilltari parafolës.
Të drejtën nga paragrafi 1 i këti neni ka kryetari i klubit përkatësisht përfaqësuesi i autorizuar i klubit të këshilltarëve nëse është permend klubi i tyre ose partia, përkatësisht koalicioni.
Të drejtë replike ka edhe Kryetari i Komunës ose përfaqësuesi i autorizuar i Kryetarit të Komunës nëse është permend Kryetari i Komunës gjegjësisht organët e administratës lokale ose shërbimet publike themeluës i së cilave është Komuna.
Replika bëhët me qëllim spjegimi e sqarimit të nevojshëm dhe nuk mund të zgjatë më shumë se 3 minuta.
Replika në replikë është e lejuar në kohëzgjatje prej 1 minute.
Të drejt në replikë ka edhe propozuesi përkatësisht përfaqësuesi i propozuesit të akteve për të cilën bëhët debat si dhe pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje në pajtim me këtë Rregullore.
Pjesëmarrësi i cili sillët në kundërshtim me këtë nen, Kryetari i Kuvendit ia merr fjalën pasi të ja ketë tërhequr vërejtjën.
6.Obligimi për të ju përmbajtur rendit të ditës
Neni 93
Këshilltari apo pjesmarrësi tjetër në debat mund të flasë vetëm për çështjen që është në rend të ditës,e nëse diskutuesi largohët nga rendi i ditës, Kryetari i Kuvendit ia terheqë vërejtjën.
Nëse diskutuesi edhe pasi që i është tërhequr vërejtja nuk i përmbahët rendit të ditës, Kryetari i Kuvendit ia merr fjalën.
Neni 94
Kur nuk ka të lajmëruar të tjerë për diskutim, Kryetari i Kuvendit e shpallë të mbyllur debatin.
V.Mbajtja e rendit në mbledhje
1.Masat për mbajtjën e rendit
Neni 95
Për rendin në mbledhjen e Kuvendit kujdeset Kryetari i Kuvendit.
Për prishjën e rendit në mbledhje mund të ipet masa e vërejtjes, e marrjes së fjalës dhe largimi nga mbledhja.
2.Obligimi i respektimit të dinjitetit
Neni 96
Këshilltarët dhe pjesmarrësit tjerë në diskutim janë të obliguar ta respektojnë dinjitetin e këshilltarit në Kuvend dhe se njëri tjetrit ti drejtohen me fjalë të zgjedhura mirëkuptimi e respekti.
Nuk lejohët përdorimi i shprehjëve fyese dhe nxjerrja e të dhënave e vlerësimeve nga jeta private e këshilltarëve dhe përsonave të tjerë.
Nuk është e lejuar pengimi i këshilltarit ose ndonji përsoni tjetër kur ai diskuton.
Të drejtuarit këshilltarit bëhët me emër dhe mbiemër.
3.Masa e vërejtjes dhe marrja e fjalës
Neni 97
Masa e vërejtjës i shqiptohet këshilltarit i cili me sjelljen e vetë duke marrë fjalën pa leje , me pengimin e këshilltarit kur fletë ose me sjellëje të tjera të ngjajshme prishë rendin në mbledhje dhe shkelë dispozitat e kësaj Rregulloreje.
Masa e marrjës së fjalës i shqiptohet këshilltarit i cili me diskutim prishë rendin në mbledhje ose shkelë dispozitat e kësaj Rregulloreje e që në atë mbledhje ju ka tërhequr vrejtja dy herë që të mos e prishë rendin në mbledhje përkatësisht të mos shkelë dispozitat e kësaj Rregulloreje.
Masa e marrjës së fjalës shqiptohet menjëherë këshilltarit pa vërejtje paraprake i cili përdor fjalë që fyejnë dinjitetin e këshilltarëve dhe personave të tjerë në Kuvend ose nxjerrë të dhëna e vlerësime fyese për institucione si dhe nga jeta private e këshilltarëve dhe personave të tjerë.
Masën e vërejtjës dhe të marrjës së fjalës e shqipton Kryetari i Kuvendit.
4.Masa e largimit
Neni 98
Masa e largimit nga mbledhja i shqiptohet këshilltarit i cili nuk respekton vendimin e Kryetarit të Kuvendit për marrjen e fjales pas vrejtjës së dytë të dhënë ose që në ndonjë mënyrë tjetër prishë rendin në mbledhje.
Për masën e marrë të largimit të këshilltarit nga mbledhja vendos Kuvendi në bazë të propozimit nga Kryetari i Kuvendit pa debat.
Këshilltarit të cilit i është shqiptuar masa e largimit nga mbledhja e Kuvendit është i obliguar që menjëherë ta lëshojë mbledhjën dhe nuk mund të merrë pjesë në punën e asaj mbledhje, e nëse këshilltari refuzon të largohët nga mbledhja Kryetari i Kuvendit do të urdhëroj personave zyrtar që atë këshilltar ta largojnë nga mbledhja.
Masa e shqiptuar shënohet në procesverbal.
Masa e largimit nga mbledhja ka të bëjë vetëm për atë ditë të punës në të cilën është shqiptuar masa.
Neni 99
Kryetari i Kuvendit do ta ndërpres për pakë kohë mbledhjën nëse me masa të parapara në dispozita nuk mundet të mbajë rend në mbledhje.
Ndërprerja e mbledhjës mund të caktohët në kohëzgjatje prej më së shumti 30 minutave.
Dispozitat për mbajtjën e rendit në mbledhjen e Kuvendit që kanë të bëjnë për këshilltarët zbatohën edhe për pjesmarrësit e tjerë në punën e Kuvendit e të njejtin zbatim gjenë edhe në punën e trupave punuese të Kuvendit.
5.Vendimmarrja
Neni 100
Kuvendi vendos nëse në mbledhje janë prezent shumica nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve ndërsa vendimet mirrën me shumicen e votave të këshilltarëve prezent me perjashtim kurë me dispozitat e Statutit të Komunës është përcaktuar kurë vendimet mirrën me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve.
Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve miraton: Statutin, Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal, vendimet në lidhje me buxhetin e Komunës,vendimet në lidhje me marrjën e kredive për Komunën, dhënja e pëlqimit për marrje të kredive nga organizatat,institucionet dhe shërbimet publike themelues i së cilave është Komuna, vendimi për shpalljën e referendumit, planet urbanistike-hapsinore, vendimet për bartjen e së drejtës së prones së paluajtshme,vendimi për eksproprijim, plani shumëvjeçar i investimëve, vendimet për zgjedhjen dhe shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës, vendimi për zgjedhjen dhe shkarkimin e këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjës lokale, si dhe në raste të tjera të parapara me ligj dhe Statut.
2.mënyra e votimit
Neni 101
Votimi është publik përpos në rastet kur Kuvendi vendos të jetë i fshehtë.
2.1.Votimi publik
Neni 102
Para se të kalohët në votim Kryetari i Kuvendit përcakton se a egziston kuorumi dhe fton këshilltaret të fillojnë votimin.
Votimi publik bëhët me ngritjen e dores.
Votimi publik mund të bëhët edhe me thirrje me propozimin e Kryetarit të Kuvendit ose nëse një gjë të tillë e kërkon klubi i këshilltarëve.
Këshilltari voton duke u deklaruar “pro”,”kundër”ose “i përmbajtur”.
Numërimin e votave e bënë Sekretari i Kuvendit ose personi që ai e cakton.
Pas përfundimit të votimit Kryetari i Kuvendit konfirmon rezultatin e votimit dhe shpallë vendimin duke bër të ditur se a është miratuar apo jovendimi.
2.2.Votimi i fshehtë
Neni 103
Kuvendi me propozimin e Kryetarit të Kuvendit ose me propozimin e këshilltarëve mund të vendos që votimi të jetë i fshehtë.
Votimi i fshehtë bëhet me fletëvotim që shtypët në numër aqë sa ka edhe këshilltarë e që duhët të jenë të tënjëjtës madhësi, formë, ngjyrë, si edhe të vulosura.
Për çdo përseritje të votimit në fletëvotim shënohët shenja e atij votimi ose fletëvotimi shtypët në tjetër ngjyrë.
Për shtypjen dhe vulosjën e fletëvotimeve përgjegjës është Sekretari i Kuvendit.
Neni 104
Nëse për propozim akte votimi është i fshehtë, fletëvotimi përmban emrin e atij akti e nën emrin e aktit në anën e majtë fjala “pro”, ndërsa në anën e djathtë “kundër”.
Këshilltari voton duke rrethuar fjalën “pro”, ose fjalën” kundër”.
Neni 105
Në rastin e zgjedhjeve dhe emërimeve fletëvotimi përmban emrat e kandidatëve dhe para emrit të çdonjërit prej tyre vendosët numri rendor.
Votimi bëhet duke rrethuar numërin rendor para emrit të kandidatit për të cilin këshilltari voton.
Nëse në fletvotim ka më shumë kandidat nga numri i atyre që zgjedhën mund të votohet me së shumti për aq kandidat sa edhe zgjedhën.
Nëse në fletëvotim është vetëm një kandidat për të cilin votohët, në vend të numrit rendor para emrit shenohën fjalët “pro” dhe “kundër”, ndersa votohët duke rrethuar njëren nga flalët.
Neni 106
Me votimin e fshehtë udhëheq komisioni i përbër nga 3 anëtar nga radha e këshilltarëve.
Komisionin në punë e ndihmon Sekretari i Kuvendit .
Komisionin nga paragrafi 1. i këtij neni e zgjedh Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kuvendit ose nga kryesuesi i Kuvendit.
Neni 107
Para fillimit të votimit Kryetari i Kuvendit përkatësisht kryesuesi jep sqarimet e nëvojshme mbi mënyrën e votimit dhe cakton kohën për pauzë për përcaktimin e rezultateve të votimit.
Neni 108
Sekretari i Kuvendit bënë thirrjën e këshilltarëve, dorzon fletëvotimin dhe evidenton se cili këshilltar ka pranuar fletëvotimin.
Pasi ka votuar këshilltari përsonalisht fletëvotimin e paluar e hedhë në kutin e votimit.
Neni 109
Pas përfundimit të votimit komisioni për votim fillon në përcaktimin e rezultatëve të votimit në të njëjtën hapsirë të objektit ku edhe është zhvilluar votimi.
Para hapjes së kutisë së votimit numërohën fletëvotimet e pa përdorura.
Neni 110
Komisioni për votim përpilon raport të shkurtër për rezultatet e votimit të fshehtë e që përmban të dhënat për numrin e fletëvotimeve të dorëzuara, fletëvotimet e gjetura në kutinë e votimit ,fletëvotimet e përdorura, fletëvotimet e vlefshme dhe të pa vlefshme, numri i votave “pro” dhe “kundër”, përkatësisht numri i votave për kandidatët veç e veç si dhe konstatimi a është miratuar propozim vendimi përkarësisht se cili kandidat është zgjedhur.
Neni 111
Fletëvotim i pavlefshëm konsiderohët nëse është: fletëvotim i paplotësuar,fletëvotimi nëse është i plotësuar në atë mënyrë që nuk mundësh me siguri ta përcaktosh se për ke ka votuar këshilltari si dhe fletëvotimi në të cilin janë rrethuar më shumë kandidat se sa duhët të zgjedhen.
Neni 112
Pas përfundimit të votimit Kryetari i Kuvendit përkatsisht kryesuesi shpallë rezultatin e votimit se a është miratuar propozimi dhe a është bër zgjedhja.
Rinumrimi i votave për të njëjtin propozim mund të përsëritët vetëm një herë.
Rezultatët e votimit shënohën në procesverbal.
PROCESVERBALI
1.Përmbajtja
Neni 113
Për punën në Kuvend mbahët procesverbali.
Procesverbali përmban të dhënat elementare për punën në mbledhje, propozimet e dhëna dhe përfundimet e miratuara në mbledhje.
Në procesverbal shënohët edhe rezultati i votimit për çështjet e caktuara.
Për përpilimin e procesverbalit kujdesët Sekretari i Kuvendit.
Procesverbali u dërgohet këshilltarve së bashku me ftesë për mbledhjën e radhës.
Procesverbali i miratur nënshkruhët nga Sekretari dhe Kryetari i Kuvendit.
Rregjistrimi fonografik
Neni 114
Në mbledhjen e Kuvendit bëhët video inçizim.
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E KËSHILLTARËVE
1.Verifikimi i mandateve
Neni 115
Të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me Ligj, Statut dhe këtë Rregullore, këshilltari i fiton ditën e verifikimit të mandatit.
Verifikimi i mandatit bëhët kur Kuvendi njoftohët me raportin e Komisionit komunal zgjedhor.
Për verifikimin e mandateve Kuvendi nuk voton.
2.Të drejtat dhe detyrimet
Neni 116
Këshilltari ka të drejta dhe obligime të:
-merrë pjes në mbledhjen e Kuvendit dhe të trupave punuese,
-propozoj Kuvendit shqyrtimin e çështjeve të caktuara nga kompetenca e sajë,
-miratojë vendime dhe akte të tjera si dhe amendamente në propozim vendime,
-bënë pyetje këshilltari,
-ruan sekretin dhe të dhënat e tjera të natyrës sekrete,
-bënë edhe punë të tjera në pajtim me Ligjin, Statutin dhe këtë Rregullore,
-të drejtat nga ky nen këshilltarët nga radhët e pakicave nacionale i shfrytzojnë edhe në gjuhën dhe shkrimin e asaj pakice nacionale.
3.Sigurimi i kushteve për punë
Neni 117
Për nevojat e ushtrimit të funksionit të këshilltarit,Kryetari i Kuvendit,kryetari i trupës punuese të Kuvendit si dhe Sekretari i Kuvendit sigurojnë kushtet për punë në mënyrë që këshilltarit ti :
-ofrorjnë ndihmënë hartimin e propozimeveqë i dërgon Kuvendit dhe trupave punuese,
-ndihmojnë në kryerjën e punëve të tjera që i besohën trupave punuese ose Kuvendit,
-sigurojnë shfrytëzimin e dokumentacionit të nëvojshëm për çështje nga fushveprimi i punës së Kuvendit dhe trupave punuese,
-japin sqarime profesionale për çështjët nga fushëveprimtaria e Kuvendit dhe sigurojnë mendime profesionale nga organet, drejtorit dhe shërbimet.
Neni 118
Këshilltari ka të drejtë të marrë pjesë në punën e trupave punuese të Kuvendit ku nuk është anëtar pa të drejtë vendimmarrje.
4.Letërnjoftimi i këshilltarit
Neni 119
Këshilltarëve u ipet letërnjoftimi i këshilltarrit, përmbajtjën dhe formën e së cilës e përcakton Kryetari i Kuvendit.
Sekretari i Kuvendit kujdesët për dhënjën dhe evidentimin e letërnjoftimeve të dhëna.
5.E drejta në kompenzim për punë dhe shpenzime të udhtimit
Neni 120
Këshilltari ka të drejtë në kompenzim për punë dhe ti kompenzohën shpenzimet e udhtimit në pajtim me vendimin e posaçëm të Kuvendit.
6.Pushimi i mandatit
Neni 121
Këshilltarit i pushon mandati me dhënjën e dorëheqjës dhe në raste të tjera të parapara me ligj.
Këshilltari jep dorëheqje në formë të shkruar dhe i dërgohët Kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit dorëheqjën ja u dërgon këshilltarëve dhe Komisionit komunal zgjedhor.
Kuvendi në mbledhjën e parë konstaton pushimin e mandatit për këshilltarin që ka dhënë dorëheqje si edhe për situatat e tjera të parapara me ligj.
7.Plotësimi i vendeve të zbrazëta të këshilltarëve
Neni 122
Me rastin e plotësimit të vendit të zbrazët për këshilltar gjatë mandatit të Kuvendit verifikimi i mandateve bëhët në bazë të raportit të Komisionit komunal zgjedhor.
Verifikimi i mandatit bëhët kur Kuvendi njoftohët me raportin e Komisionit komunal zgjedhor.
Për verifikimin e mandatit Kuvendi nuk voton.
8.Pyetja e këshilltarit
Neni 123
Këshilltari ka të drejtë të bëjë pyetje këshilltari në mbledhjen e Kuvendit : Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komunës, Kryeadministratorit,eprorëve të organeve të administratës lokale, udhëheqësve të shërbimëve publike themeluës i së cilave është Komuna .
Pyetja e këshilltarit mund ti referohët punës së organeve të vetëqevetisjës lokale, organeve të administratës lokale si dhe organizatave të shërbimëve publike themeluës i së cilave është Komuna.
Neni 124
Këshilltari ka të drejtë që në mbledhjen e Kuvendit të bëj më së shumti dy pyetje.
Koha për paraqitjën e pyetjës nuk mund të jetë më e gjatë se 3 minuta.
Këshilltari pyetjën e bën në fund të mbledhjes.
Pyetja e këshilltarit parashtrohët me gojë dhe dorzohët në formë të shkruar Kryetarit të Kuvendit dhe mund të jetë e arsyetuar (se kujt i drejtohët).
Për pyetjen e këshilltarit nuk mund të hapet debat.
9.Përgjigjja në pyetjën e këshilltarit
Neni 125
Përgjigjja në pyetjën e këshilltarit sipas mundësis ipët menjëherë ose në mbledhjen e parë të radhës në formë të shkruar.
Këshilltari i cili ka bërë pyetjën e në të cilën ka marrë pergjigjën ka të drejt që në kohën prej dy minutave të komentoj përgjigjën e dhënë dhe mund të bëjë pyetje plotësuese.
Neni 126
Përgjigjja në pyetjën plotësuese ipet menjëher ose në mbledhjen e radhës pas paraqitjës së pyetjës së këshilltarit.
Me përgjigjjën në pyetjen plotësuese përfundon procedura e përgjigjës ne pyetje të këshilltarit.
AKTET E KUVENDIT DHE PROCEDURA E MIRATIMIT SË TYRE
1.Aktet e Kuvendit
Neni 127
Në ushtrimin e punëve përbrenda fushave të kompetencave të veta ,përpos Statutit Kuvendi sjell vendime, aktvendime dhe akte të tjera.
Me Vendim vendoset për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, formohën shërbime publike si dhe vendoset për çështje të tjera në pajtim me Ligjin dhe Statutin e Komunës.
Me aktvendim vendoset për çështje individuale në pajtim me ligj dhe dispozita të tjera.
Me përfundim vendoset për çështje të caktuara të rëndësishme për përcaktimin dhe udhëheqjën e politikave.
Me deklarat dhe rekomandim paraqitët qendrimi ne raport me ndonjë çështje sistematike nga kompetencat e saj, përkatsisht çështje që kanë të bëjnë me organe dhe shërbime publike.
Kuvendi mund të nxjerr plan-programe dhe akte të tjera nga kompetenca e vetë.
Kuvendi me propozim të këshillit për dispozita bënë interpretimin autentik të dispozitave dhe akteve të tjera nga kompetenca e vetë.
2.E drejta e propozimit të Vendimeve
Neni 128
Të drejtën e propozimit të Vendimeve, akteve të përgjithshme dhe dispozitave të tjera e ka Kryetari i Komunës, këshilltari ose numër i caktuar i qytetarëve të percaktuar me Statutin e Komunës.
3.Procedura e rregullt për marrjën e Vendimeve
Neni 129
Procedura për marrjën e Vendimeve fillon me dorzimin e propozim vendimit i cili duhët të jetë e arsyetuar .
Arsyetimi përmban: bazën ligjore për marrjën e vendimit,arsyen e sjelljes dhe spjegimin e instituteve themelore juridike, pasojat që shkaktohën me aprovimin e një vendimi të tillë si dhe çështje të tjera në lidhje me vendimin e propozuar.
Nëse me vendimin e propozuar krijohen obligime financiare për buxhetin e Komunës në arsyetim duhët të vlerësohet sasia e mjetëve për zbatimin e vendimit si dhe mënyra e sigurimit të atyre mjetëve.
Neni 130
Me propozim Vendim për ndryshimplotsimin e vendimit dorëzohet edhe teksti i dispozitave të vendimit,ndryshimi i të cilave kërkohët.
Propozim Vendimi i dergohët Kryetarit të Komunës për dhënjen e mendimit kur ai nuk është propozuës.
Neni 131
Me propozim të këshilltarit përkatësisht të propozuesit të aktit në situatat kur rregullohën çështje me rëndësi të posaçme për qytetarë dhe subjekte të tjera, Kuvendi mund të vendos që akti i propozuar të shqyrtohët si projekt akt.
4.Shqyrtimi i propozim Vendimeve në trupa punuese
Neni 132
Para shqyrtimit të propozim vendimit në mbledhjen e Kuvendit propozuës i së cilës është Kryetari i Komunës,propozim vendimin e shqyrton trupa punuese në fushëveprimin e së cilës bie çështja që rregullohet me vendim(në tekstin e mëtejm:trupa punuese kompetente,komisioni dhe këshilli).
Për propozim Vendimin propozues i së cilës është këshilltari ose numër i caktuar i qytetarëve, Kryetari i Komunës jep mendimin para se ai propozim të shqyrtohët në trupen punuese.
Kryetari i Komunës ka obligim të jepë mendimin nga paragrafi i mësipër dhe ja dorëzon trupës punuese kompetente në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 10 ditë nga dita e pranimit të propozim Vendimit.
Kryetari i Komunës në mendimin e vet mund të propozoj që propozim vendimi të miratohët në tërsi, të miratohët në tekstin e ndryshuar në raport me tekstin fillestar të propozuesit ose që propozim Vendimi të mos miratohët.
Propozim Vendimi u dorzohëtkëshilltarëve në mbledhjen e parë të radhës pasi të jetë marrë mendimi.
Neni 133
Këshilli për dispozita pas shqyrtimit të trupes punuese kompetente shqyrton projektet dhe propozimet e vendimeve si dhe akteve të tjera të cilat i nxjerr Kuvendi nga aspekti i përputhshmërisë së akteve me Kushtetutën, sistemin juridik, Statutin e Komunës si dhe aspektin e përpunimit juridik.
Neni 134
Pas shqyrtimit të propozim vendimit në trupen punuese kompetente i dërgohet raporti Kuvendit për qëndrimet e marra në lidhje me propozim vendimin.
Trupa punuese kompetente mundët në raportin e saj ti propozoj Kuvendit që ta miratoj propozim vendimin në tërsi,ta miratoj vendimin në tekstin e ndryshuar në raport me tekstin fillestar të propozuar nga propozuesi ose që propozim vendimi të mos miratohët fare .
Nëse cilado trup punuese e Kuvendit,kompetente për shqyrtimin e propozim vendimeve ose materialeve të tjera nuk mblidhet, të njëjtat do të shqyrtohen nga ndonjë tjetër trup punuese e përafërm për nga kompetencat me ato.
Neni 135
Raportet e trupave punuese u dorëzohën këshilltarëve dhe propozuesve të akteve në fillim të mbledhjes.
Neni 136
Ushtruesi i propozim vendimit përkatsisht përfaqësuesi i tij në fillim të debatit në mbledhje të Kuvendit jep një sqarim të detajizuar dhe arsyeton propozim Vendimin ndërsa gjatë debatit jep spjegime dhe raporton e deklarohët në lidhje me propozimet dhe mendimet e dhëna.
Raportuesi i trupes punuese e cila e ka shqyrtuar propozim Vendiminnë mbledhjën e Kuvendit arsyeton qëndrimet dhe mendimet e trupes punuese.
5.Debati për propozim Vendim në mbledhjen e Kuvendit
Neni 137
Për propozim Vendimin në Kuvend zhvillohët debat.
Debati zhvillohët për tërsinë e vetëm kur Kuvendi vendos që për propozimin të debatohet në parim dhe për çështje të veçanta.
Nëse gjatë debatit janë dhënë numër i konsidëruëshëm i sygjerimëve dhe propozimeve për ndryshime të zgjidhjeve të caktuara dhe kur në propozim Vendim janë paraqit numër i madh i amendamenteve të cilat propozuesi nuk i ka pranuar, Kuvendi mundët me propozim të Kryetarit të Komunës ose me kërkesë të propozuesit të vendos që të shtyjë votimin për propozim vendimin në mënyrë që propozuesi dhe trupat punuese kompetente përseri ta shqyrtojnë propozim vendimin dhe të marrin qëndrim për vërejtjët dhe propozimet, ti harmonizojë amendamentet me tekstin e propozim Vendimit dhe Kuvendit ti dërgoj propozimet përfundimtare.
Pas përfundimit të debatit dhe votimit për amendamente fillon votimi për propozim vendim si tërsi.
Propozim Vendimin mund ta tërheqë propozuesi në çdo kohë deri sa të mosë ketë përfunduar debati për propozim Vendim.
- Amendamentet
Neni 138
Propozimin për ndryshimin dhe plotsimin Vendimit bëhet në formë amendamenti me shkrim që i dorëzohët Kryetarit të Kuvendit dhe duhët të jetë e arsyetuar.
Amendamente mund të paraqesin të gjithë propozuesit e autorizuar që mund të propozojnë vendime si dhe trupat punuese të Kuvendit.
Ushtruasi i amendamenteve është i obliguar që në arsyetim të amendamentit të sqarojë se për zbatimin e amendamentit a ka nevojë të sigurohën mjete financiare shtesë.
Amendamentet dorëzohen më së voni 48 orë para fillimit të mbledhjes në të cilën do të shqyrtohët propozim vendimi.
Në raste të veçanta amendamenti mund të paraqitet edhe gjatë debatit për propozim vendim.
Neni 139
Amendamenti në propozim Vendim u dërgohet këshilltarëve, propozuesve, Kryetarit të Komunës nëse ai nuk është propozues dhe trupes punuese nëse ajo nuk është ushtrues i amendamentit.
Trupa punuese kompetente është e obliguar ta shqyrtoj amendamentin i cili është paraqit në propozim Vendim dhe ti propozoj Kuvendit se cilin amendament ta pranoj e cilin ta refuzoj.
Neni 140
Kuvendi vendos për amendamente sipas radhës së neneve të propozim Vendimit për të cilat janë paraqitë.
Nëse për të njëjtin nen janë paraqit shumë amendamente, së pari vendoset për amendamentin me të cilin propozohet heqja e ati neni e pastaj për amendamentet me të cilat propozohet ndryshimi i ati neni.
Nëse është paraqit amendament në amendament së pari votohët për amendamentin që është paraqit në amendament.
Amendamentin që paraqet propozuesi i vendimit ose që propozuesi i vendimit e ka pranuar bëhet pjesë përbërse e propozim Vendimit dhe për te Kuvendi nuk vendos.
7.Nxerrja e akteve me procedur të përshpejtuar
Neni 141
Vendimet në raste të caktuara mund të nxirren edhe me procedur të përshpejtuar.
Me procedurë të përshpejtuar mund të nxirret vendimi nëse me këte duhët të rregullohen çështje dhe raporte si pasoj e rrethanave të cilat nuk kanë mundur të parashikohën e mosnxjerrja e vendimit me procedur të përshpejtuar mund të shkaktonte pasoja të dëmshme.
Propozuesi i Vendimit është i detyruar që në arsyetim të propozim vendimit ti shtjelloj arsyet për të cilat është e nevojshme që vendimi të mirrët me procedur të përshpejtuar.
Neni 142
Propozim vendimi për të cilin është propozuar që të nxirret me procedurë të përshpejtuar mund të vihët në rend të ditës së Kuvendit nëse është dorëzuar 24 orë para fillimit të mbledhjes së Kuvendit.
Nëse Kuvendi pranon propozimin që vendimi të bihët me procedur të përshpejtuar caktohët koha në të cilën trupa punuese kompetente do ta shqyrtojnë propozim Vendimin dhe ta bëjë raportin, si dhe afatin në të cilin Kryetari i Komunës nëse nuk është propozues të japë mendimin për propozim Vendimin.
Neni 143
Kur trupa punuese kompetente shqyrton propozim Vendimin për nxerrjën e së cilës është propozuar procedura e përshpejtuar, Kuvendi mund të vendos që debati për propozim Vendim të fillojë menjëherë dhe pa raport të shkruar por që raportuesi i trupes punuese paraqet gojarisht qendrimin në Kuvend.
Nëse trupa punuese nuk e sjellë raportin ne afatin e dhënë debati për Vendimin mund të bëhet në Kuvend edhe pa raport të trupes punuese.
Amendamenti në propozim Vendim që nxerrët me procedurë të përshpejtuar mund të paraqitet deri në përfundimin e debatit.
Për amendamentin deklarohët trupa punuese kompetente si dhe Kryetari i Komunës.
- Procedura për miratimin e akteve të tjera
Neni 144
Miratimi i akteve të tjera bëhet në mënyrë dhe sipas procedorës së parapar edhe për nxerrjën e Vendimeve.
Së bashku me propozim aktin dorëzohët edhe dokumentacioni i nëvojshëm në pajtim me Ligj, Statut dhe vendime të Kuvendit.
- Procedura sipas iniciativës qytetare
Neni 145
Organi të cilit i është dërguar iniciativa qytetare mënjëherë pasi ta ketë pranuar ja dërgon Komisionit për vetëqeverisje lokale të cilët në afat prej tri ditësh do ta procedojnë te këshilli për dispozita.
Këshilli për dispozita në procedurën paraprake do ta vlerësoj tërsin e iniciativës , përputhshmërin ligjore dhe statutare të propozimit më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të iniciativës.
Nëse këshilli për dispozita vlerëson se iniciativa është e kompletuar e në pajtim me Ligj dhe Statut atë ja dërgon organit kompetent të administratës lokale që të jepë mendim në lidhje me te.
Organi kompetent i administrarës lokale ka obligim që mendimin ta jepë në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit.
Neni 146
Kuvendi është i obliguar që për iniciativën qytetare të deklarohët me përfundim për pranimin e iniciativës ose mospranimin e saj në mbledhjen e parë të Kuvendit pasi ta ketë pranuar mendimin.
Nëse pranohët iniciativa qytetare, Kuvendi do ta ngarkoj organin kompetent të administratës lokale që në afat prej 60 ditësh të pregatit propozim aktin për rregullimin e çështjes që është objekt i iniciativës qytetare.
Organi për përgatitjen e aktit nga paragrafi i mësipërm është i obliguar ti mundësoj pjesmarrje përfaqësuesit të iniciativës qytetare.
Për propozim aktin nga paragrafi 2 i këti neni vendos Kuvendi.
Nëse Kuvendi nuk e pranon propozim aktin për të njëjtin propozim mund të organizohët referendum në afat prej 90 ditësh nga dita kur është nxjerrë vendimi për mospranim.
10.Procedura sipas kërkesës ose propozimit të Këshillit për mbrojtje dhe zhvillim të vetëqeverisjës lokale
Neni 147
Këshillit për mbrojtje dhe zhvillim të vetëqeverisjës lokale ka të drejtë që organeve shtetrore,organeve të vetëqeverisjës lokale dhe shërbimeve publike tu paraqesë propozime për avansimin dhe zhvillimin e vetëqeverisjës lokale ,ngritjën e kualitetit të shërbimeve publike, mbrojtjën me Kushtetutë dhe ligj të drejtat e garantuara të Komunës dhe mbrojtjën e të drejtave dhe lirive të popullsisë lokale.
Organet dhe shërbimet nga paragrafi 1. i këti neni janë të obliguara që të deklarohën për propozimin e Këshillit në afat prej 60 ditësh nga dita e paraqitjës së propozimit.
Kuvendi në mbledhjën e parë të radhës pas deklarimit të pranuar, shqyrton dhe deklarohët për kërkesën ose propozimin e Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjës lokale.
Kur shqyrtohët kërkesa apo propozimi i Këshillit, Kryetari i Kuvendit në mbledhjën e Kuvendit thërret kryetarin ose perfaqësuesin e Këshillit.
11.Procedura për dhënjën e interpretimit autentik
Neni 148
Propozimin për interpretimin autentik të Vendimit mund ta paraqesë propozuesi i Vendimit.
Propozimi për dhënjen e interpretimit autentik të Vendimit përmban dispozitën për të cilën kërkohët të bëhet interpretimi dhe shkaqët për të cilat kërkohet interpretimi i saj.
Propozimi për dhënjën e interpretimit i dërgohët Kryetarit të Kuvendit e ai ua dërgon Këshilltarëve dhe këshillit për dispozita.
Neni 149
Këshilli për dispozita pas pranimit të propozimit përgatit propozimin për interpretim autentik të cilin ja dërgon Kuvendit.
Në shqyrtimin e propozimit për interpretim autentik aplikohën dispozitat e kësaj Rregolloreje që kanë të bëjnë për shqyrtimin e propozim vendimit.
- Procedura për ndryshimin e Statutit
Neni 150
Për propozimin që inicohët ndryshimi i Statutit vendos Kuvendi.
Procedura për ndryshimin e Statutit fillohët me propozim Vendim për ndryshimin e Statutit.
Neni 151
Propozimin që të inicohët ndryshimi i Statutit mund ta paraqesin edhe 1/3 e këshilltarëve në Kuvend, Kryetari i Komunës ose numër i caktuar i qytetarëve të përcaktuar me Statutin e Komunës.
Neni 152
Propozim vendimi për inicimin e ndryshimit të Statutit i dërgohët Kryetarit të Kuvendit e ai ua dërgon këshilltarëve, trupave punuese dhe Kryetarit të Komunës nëse ai nuk është propozues.
Propozimi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të vihët në rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit para kalimit të afatit prej 10 ditësh nga dita kur u është dërguar këshillrarëve.
Neni 153
Për propozim vendimin që inicohët ndryshimi i Statutit zhvillohët debat.
Me përfundimin e debatit Kuvendi vendos se a pranohët propozim vendimi.
Neni 154
Kur miratohët propozim vendimi për inicimin e ndryshimit të Statutit, Kuvendi ngarkon komisionin për mbikqyrje të Kushtetutës e Statutit që ta përgatit tekstin e projekt Vendimit për ndryshimin dhe plotsimin e Statutit dhe përcakton afatin që projektin ta dorëzoj në Kuvend, ndërsa Kuvendi emëron komisionin me detyrë që ta pregatitë tekstin e propozim Statutit.
Neni 155
Procedura për nxerrjen e vendimit për ndryshimin e Statutit është identike sikurse me rastin e nxerrjës së vendimit për Statut.
Neni 156
Për nxerrjen e vendimit për ndryshimin e Statutit, Kuvendi vendos me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të të gjithë këshilltarëve.
Kuvendi mund të vendos që ndryshimi i Statutit të bëhet sipas procedurës që vlejnë edhe për aktet e tjera të përgjithshme nëse ndryshimet bëhën për tu harmonizuar me dispozita që nxjerrin organet shtetrore.
VII. PROCEDURA PËR SHQYRTIMIN, ZBATIMIN E LIGJEVE DHE AKTEVE TË TJERA
Neni 157
Për përcjelljën e realizimit të politikave të përcaktuara dhe zbatimit të ligjeve, dispozitave dhe akteve të tjera si dhe obligimi i organeve të administratës lokale ne lidhje me zbatimin e atyre dispozitave e akteve me qëllim vlerësimi të gjendjës në fusha të caktuara të jetës shoqërore, Kuvendi me propozim të Kryetarit të Komunës shqyrton raporte, analiza e informata të përgatitura nga organe dhe shërbimet publike të administratës lokale.
Neni 158
Kryetari i Komunës paraqet Kuvendit raportin e punës dhe realizimin e funksionit të vetëqeverisjës lokale, më së voni deri me 31 mars të vitit vijues për vitin e kaluar.
Neni 159
Në lidhje me shqyrtimin e raporteve, analizave dhe informatave Kuvendi mund të:
-nxjerrë përfundime për pranimin e tyre,
-nxjerrë përfundime për nëvojen e ndryshimit dhe plotsimit të akteve të shqyrtuara,
-nxjerrë perfundim me të cilin rregullon dhe obligon organet kompetente të Komunës dhe jepë orjentimet e duhura për punën e mëtutjeshme,
-merrë iniciativë për inicimin e procedurës ndaj përsonave përgjegjës për mosnxerrjën ose moszbatimin e vendimeve, dispozitave dhe akteve të tjera të përgjithshme nga kompetenca e Kuvendit.
- BASHKËPUNIMI PARLAMENTAR
Neni 160
Kuvendi dhe trupat punuese të sajë bashkëpunojnë me Kuvendin e Malit të Zi dhe Kuvendet e bashkësive të tjera vetëqeverisësedhe trupave punuese të tyre në shkëmbimin e informatave, dokumentacionit dhe materialeve të tjera, vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve të Kuvendit dhe trupave punuese të tyre si dhe formave të tjera të bashkëpunimit të ndërsjell.
- DORËHEQJA
Neni 161
Kur dorëheqje jep Kryetari i Komunës si dhe funksionarët zgjedhjen dhe emërimin e të cilëve e propozon Kryetari i Komunës, dorëheqja u dërgohët këshilltarëve, dorëheqja nuk mund të ipet nëse është filluar procedura për votbesim përkatësisht procedura për shkarkim.
Kuvendi në mbledhjen e parë konstaton që Kryetari ose njonjë tjetër funksionar ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka debat.
PUNA PUBLIKE E KUVENDIT
Neni 162
Puna e Kuvendit dhe trupave punuese të saj është publike.
Televizioni dhe mjetet tjerë elektronike të informimit publik kanë të drejtë ta transmetojnë drejtpërdrejtë mbledhjen e Kuvendit për të cilën gjë kujdesët Sekretari i Kuvendit.
Kuvendi siguron kushtet që televizioni dhe mjetët tjera të informimit publik të cilat bëjn transmetimin e mbledhjës së Kuvendit që të marrin video-sinjalinnë kohë reale.
Për realizimin e ndërsjellë të të drejtave dhe detyrimeve Kuvendi me televizionet dhe mjetët tjera elektronike të informimit publik lidhin kontratë të posaçme.
Mbledhja e Kuvendit dhe trupave punuese është e mbyllur për publik kur materiali përmban të dhëna të cilat me Ligj përcaktohën si sekret zyrtar.
Neni 163
Kuvendi informon opinionin për punën e vetë, temat që do të shqyrtohën dhe vendimet që nxjerrë.
Disa propozim akte për të cilat debatohet mund të publikohen edhe në mjete të informimit publik ose në publikime të posaçme, në informatorin e kuvendit-biltenin dhe në web-sajtin e Komunës.
Neni 164
Konferencë për shtyp në Kuvend mund të mbajë Kryetari i Kuvendit, kryetari i trupes punuese të Kuvendit, kryetari i klubit të këshilltarëve ose këshilltari i autorizuar nga klubi.
Neni 165
Për zbatimin e këtyre dispozitave që kanë të bëjnë me punën publike të Kuvendit kujdesën Kryetari dhe Sekretari i Kuvendit.
PROGRAM I PUNË SË KUVENDIT
Neni 166
Kuvendi sjellë programin e punës për vitin kalendarik.
Në programin e punës përcaktohën punët dhe detyrat e Kuvendit dhe përmbajtja e tyre thelbësore, bartësit e punëve dhe afatët për shqyrtimin e çështjeve të caktuara.
Neni 167
Në pregatitjën e hartimit të programit të punës së Kuvendit mirrën propozim mendimet për çështje që duhët të përfshihën në programin e punës nga: Kryetari i Komunës, këshilltarët, trupat punuese, klubet e këshilltarëve,shërbimet publike, bashkësit lokale dhe organizatat joqeveritare.
Neni 168
Kryetari i Kuvendit përcakton Programin e punës së Kuvendit e që i dërgohët Kuvendit në shqyrtim dhe aprovim.
Kuvendi ka obligim që Programin e punës për vitin e ardhshëm ta sjellë deri me 31 dhjetor të vitit vijues.
PJESËMARRJA E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE
Neni 169
Me qëllim të afirmimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike dhe rëndësisë shoqërore që kanë organizatat joqeveritare për interes dhe nevoja të popullatës lokale në pajtim me Ligj dhe Statut të Komunës më për së afërmi rregullohet procedura dhe mënyra e pjesmarrjës së përfaqësuesve të organizatës joqeveritare në raportet e realizimit të vetëqeverisjës lokale.
Neni 170
Bashkëpunimi me organizatat joqeveritare realizohët me pjesmarrjën e sektorit joqeveritar në punën e Kuvendit të Komunës dhe trupave punuese në mënyrë që Kryetari i Kuvendit siguron organizatave joqeveritare pjesëmarrjën e përfaqësuesve dhe përfaqësuesve të autorizuar në shqyrtimët dhe debatin për çështje me rëndësi për organizatat joqeveritare dhe popullatën lokale pa të drejtë në vendimmarrje.
Neni 171
Pjesëmarrja sigurohët në bazë të kërkesës zyrtare të organizatave joqeveritare që i dërgohët Kryetarit të Kuvendit më së voni 5 ditë para ditës së mbajtjës së mbledhjes së Kuvendit e që nënkupton edhe kërkesën për të marrë pjesë edhe në punën e trupës punuese kompetente.
Kërkesa e organizatave joqeveritare nënkupton të drejtën e pjesmarrjës në punën e Kuvendit përkatësisht në trupat punuese kompetente për pikë të caktuar të rendit të ditës dhe ku shënohët emri i përfaqësuesit si dhe përmbledhje e shkurtër e interesit për pjesmarrje.
Përfaqësuesi i autorizuar mund ti përfaqësoj disa organizata joqeveritare për ndonjë pikë të caktuar të rendit të ditës.
Neni 172
Nëse dy ose më shumë organizata joqeveritare paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në punën e Kuvendit përkatësishtë të trupave punuese kompetente për të njëjtën pikë të rendit të ditës, pjesmarrjën e përfaqësuesit (karriga e zbrazët) do ta caktojnë organizatat joqeveritare të interesuara në procedur para Kryetarit të Kuvendit.
Neni 173
Organizatat joqeveritare në raport me rendin e ditës të propozuar për mbledhje mund të paraqesin propozim dhe mendim më së voni 5 ditë para ditës kur mbahët mbledhja e Kuvendit.
Propozimet dhe mendimet i dërgohën Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komunës, propozuesve kompetent dhe trupave punuese kompetente.
Për propozimet dhe mendimet Kuvendi nuk vendos vetëm se kur ato i pranon propozuesi përkatësisht trupa punuese kompetente, kur ato bëhën pjesë perbërse e propozimit të propozuesit ose trupës punuese kompetente.
Neni 174
Të drejtat dhe detyrimet e organizatave joqeveritare në Kuvend janë identike me të drejtat dhe detyrimet e këshilltarëve pa të drejtë në vendimmarrje dhe të drejtës për shpenzime.
SHËRBIMI I KUVENDIT
Neni 175
Me qëllim të kryërjës së punëve profesionale dhe punëve të tjera për nëvojat e Kuvendit, trupave punuese të kuvendit, Kryetarit dhe Sekretarit të Kuvendit në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve në Kuvend, Kuvendi nxjerrë vendimin për formimin e Shërbimit të Kuvendit.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 176
Me hyrjën në fuqi të kësaj Rregulloreje çfuqizohët Rregullorja e përkohshme e punës së Kuvendit të Komunës së Gucisë (“Gaz.zyr.e Malit të Zi-dispozitat komunale”nr.23/14).
Neni 177
Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale”.
Nr:001-1/15/1
Guci më,31.03.2015
KUVENDI I KOMUNËS SË GUCISË
KRYETARI I KUVENDIT
dr Elvis Omeragic