Rendi i dites- mbledhja e peste e kuvendit
- On 28/12/2017
Mali i Zi Komuna e Gucisë Kuvendi i Komunës së Gucisë ` Nr 001-31/17 Guci më, 14.12.2017.
Në bazë të nenit 46, të Ligjit për Vetëqeverisjen lokale ( “Gazeta zyrtare e RMZ’’ nr.42/03,28/04, 75/05,13/06, dhe (“Gazeta zyrtare e MZ“nr.88/09,03/10,75/10,38/12,10/14 dhe 03/16), dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Gucisë (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale nr.25 / 14):
THËRRAS
Mbledhje e pestë të Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2017
Mbledhja do të mbahet më 25.11.2017(e hënë), në IP-Qendra për Kulturë në Guci duke filluar nga ora 10h.
Për mbledhje propozoi këtë :
REND TË DITËS
1. Propozim Buxheti i komunës së Gucisë dhe Plani i investimeve për vitin 2018.
2. Propozim vendimi për bursat e studentëve.
3. Propozim Vendimi për plotësimin e vendimit për ndihmat sociale.
4. Propozim Vendimi për themelimin e IP Qendra për kulturë Guci
5.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqinit në ndryshime dhe plotësime në Statutin e IP Qendra për kulture Guci.
6.Propozim Vendimi për dhënjën e pëlqinit në Programin e punës së IP Qendra për kulture Guci për vitin 2018
7.Propozim Vendimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit për monitorimin dhe zbatimin e Kushtetutës dhe Statutit.
8.Propozim Vendimi për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Komisionit për plotësime dhe ndryshimin e Statutit të komunës së Gucisë.
9. Propozim Vendimi për emërimin e Këshillit për zhvillim dhe mbrojtje të vetëqeverisjes lokale.
10. Propozim Vendimi për emërimin e Këshillit për bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale dhe Organizatave Joqeveritare.
11. Propozim Vendimi për zgjedhjen e Komisionit të Etikës për përfaqësuesit dhe funksionarët e zgjedhur.
12. Propozim Vendimi për përzgjedhjen e Komisionit të Etikës për zyrtarët dhe shërbyesit Vendorë.
13. Propozim Vendimi për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor të komunës së Gucisë.
14. Plani lokal i menaxhimit për mbeturinat komunale jo të rrezikshme dhe mbetjet e ndërtimit për periudhën 2018-2020.
15. Propozim i Programit të Punës së Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2018.
16. Pyetje dhe përgjigjje nga këshilltarët. Në mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësues të mediave.
Kryetari i Kuvendit
Dzenadin Radoncic d.v
0 Comments