PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR SERBI-MALI I ZI 2014-2020
- On 28/11/2017
Në bazë të thirrjes së parë për propozimin e projekteve në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Serbi- Mali i Zi 2014-2020 shfrytëzuesve do u janë në disponim 2 milion euro mjete për projekte nga fushat e ndyshme për punësim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, është thënë në Rozhajë në sesionin Informativ dhe Forumin për gjetjen e partneritetit në projekte.
Përfaqësuesja e Ministrisë së punëve evropiane Anita Berisha ka rikujtuar se bashkëpunimi me Serbin ka filluar prej vitit 2007 dhe nga tri thirrjet e deritanishme për konkurim me projekte janë mbështetur 34 projekte në vlerë prej 6,2 milion euro. Ajo gjithashku ka theksuar se në këtë thirrje tani janë të gatshme për shfrytëzim 2 milion euro mjete nga sfera e ruajtjes së mjedisit dhe punësimi i kuadrove të reja.
“Duke pasur parasyshë svidat e përbashkëta të bashkësive në regjionet e programit, ky program do të kontribojnë në zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror” është shprehur këshilltarja e kryetarit të komunës së Rozhajës Amela Kalender pas hapjes së takimit duke shprehur dëshirën që mjetet e disponueshme të shfrytëzohen në mënyrë sa më të mirë.
Në takim është theksuar se është fjala për thirrjen e parë në kuadër të Programit ndërkufitar Serbi-Mali i Zi 2014-2020 ku afati për dorëzimin e rezymeve të projekteve është 26 Janari 2018. Gjithashtu është theksuar se aplikuesit do të munden të paraqiten për përkrahje për shumat 120 deri 400 mijë euro varësisht nga specifika dhe prioriteti tematik dhe përmbajtja.
Në emër të Komunës së Gucisë në këtë sesion ishin pjesëmarrës Mr. Huso Brdakiq- nënkryetar i komunës së Gucisë si dhe Semih Rexhepagiq- këshilltar në sekretariatin për ekonomi,zhvillim dhe financa.
Si komunë e re shfrytëzimi i mjeteve të tilla do të sjellë valorizimin më të mirë të resurseve tona, realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore që komuna e Gucisë do të mund ti realizoj me sgfrytëzimin e mjeteve të BE-së
0 Comments