LETRA IDENTIFIKUESE E GUCISË
Gucia e ka fituar statusin e komunës në muajin Shkurt të vitit 2014, fillimisht pas mbajtjes së referendumit konstituiv dhe parashikimit për fitimin e statusit ku Qeveria e Malit të Zi në kuvend ka propozuar ndryshimin e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi ku Gucia u vertetua si komuna e 23-të dhe më e reja në Mal të Zi.
Heqja e statusit të komunës që nga viti 1953 ka rezultuar si negative dhe qytetarët i ka lënë me shumë të meta dhe mangësi si në jetën shoqërore ashtu edhe në atë ekonomike. Me zhvillim jo të barabartë të regjionit verior në Mal të Zi, kështu që ndikimi ka qenë i madh dhe i vërejtshëm sidomos në migrimin e qytetarëve, neglizhim në bujqësi, depopulim, zbrazje demografike dhe neglizhim të fshatrave, fluktuimin e kuadrove, rënia e numrit të nxënësve në shkolla si dhe izolimin komunikativ dhe mungesë të infrastrukturës në këtë zonë.
Në bazë të dokumentacionit kadastral territori i Gucisë përbëhet nga 10 ngastra kadastrale ku përfshihen 42 vendbanime, fshatra dhe katunde e ato janë:
- Gucia ( 3.728.751 m2),
- Doli (3.4621.900m2 ),
- Dosugjja I (3.240.464 m2),
- Dosugjja II (9.922.255 m2),
- Gërnçari (20.997.300 m2),
- Krusheva I (14.204.508 m2),
- Krusheva II (15.965.517 m2),
- Martinajt I (4.159.908 m2),
- Martinajt II (11.516.578 m 2) dhe
- Vuthajt (49.559.850m2), me një sipërfaqe totale prej 157km2, që e bëjn rreth 1,1% të territorit të Malit të Zi dhe rreth 2% pjesës së quajtur Regjioni Verior.
Gusinje
Në hartë është paraqitur teritori i Gucisë dhe përbërjet e saj.
TË DHËNAT GJEOGRAFIKE DHE HISTORIKE
Pozita gjeografike
Gucia shtrihet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në afërsi të bashkimit të lumit Vrujë dhe Grnçar, në pjesën veriperendimore të bazenit të Plavë-Gucisë, në lartësinë mbidetare rreth 920m, nën majet e thepisura të Bjeshkëve të Nemuna në Jug si dhe Lipovica, Grebeni e Vizitori në Veri. Duke e shiquar nga ana kryesore dhe dytësore e Botës, Gucia gjindet në pjesën Jugpërëndimore të Malit të Zi. Nëse i krahasojme ajo e ka madhësinë e përafërt me qytetin e Risanit në Bokë të Kotorit si dhe Danilovgradit në rrafshin e Zetës. Megjithatë, sipas shkallës regjionale të zhvillimit Gucia trajtohet si pjesë e regjionit verior të Malit të Zi.
Pozita turistike dhe infrastruktura rrugore
Pozita infrastrukturore rrugore e Gucisë nuk mund të vlerësohet si e pa favorshme, edhe pse Plava dhe Gucia paraqesin stacione të përkryera të rruges automobilistike të Limit. Për dallim prej rrugëve që çojn drejt Zhablakut e Shavnikut dhe qyteteve tjera malore të cilat dimrit janë shpesh të bllokuara, rrugët drejt Plavës e Gucisë janë gjithmonë të kalueshme.
RESURSET NATYRORE DHE ANTROPOLOGJIKE
Malet, luginat dhe rrafshinat
Bjeshkët e Gucisë shtrihen përgjatë kufirit shtetror me Shqipërinë, duke filluar nga Trojani në perendim e deri te Sjapica e madhe në lindje.Me luginat e Ropojanit e Vrujes si dhe Gërbajes e Dolit pjesa e Gucisë që shtrihet në Bjeshket e Nëmuna mund te ndahet në tri grupime: 1. Trojani, Popadija, Vollushafakti, Talijanka; 2. Maja e Karanfilit, Maja e Podgojës, Brada e Vezirit si dhe 3.Bjeliçi e Bori.
Maja e Karanfilit e Bjeliçi i takojn zonës gëlqerore të Bjeshkëve të Nëmunua. Në atë zonë përgjatë kufirit ngrihen tri majat më të mëdha në Mal të Zi: Kollata e keqe (2534m), Kollata e Mirë (2528m) dhe Maja e Rosit (2524m). Zonës së butë apo zonës së gjelbërt i takojnë Bori, Bjeshka e Memës dhe Sjapica ku dominojnë format e buta të relevit.
Hidripotencijali
Ngritjet gjeologjike heterogjene dhe strugtura morfologjike si dhe shprendarja jo e barabartë e rrafshnaltave kan pasur ndikim shumë të madh në përbërjen e karakteristikave hidrologjike por edhe të gjithë përbërjes së terrenit të Gucisë gjithashtu edhe pjesëve të ndryshme veç e veç.
Një resurs me shumë domethënie dhe shumë i rëndësishëm i Gucisë është ai i hidropotencialit. Rrjetin hidrologjik të zonës e përbëjnë një numër i madh i lumenjëve, përrenjëve, liqenet graciale, burimet nentoksore, liqej e lumenj nentokësorë etj, në këtë mënyrë kjo zonë hidrologjikisht klasifikohet si ndër më të pasurat në Mal të Zi. Kjo pasuri natyrore ka funksion të shumëfishtë siç janë: furnizimi me ujë të pijshëm, bujqësi, prodhim energjie, peshkim, turizëm e sport, mbajtje të ekosistemit në përgjithsi etj.
Strukturen e rrjetit hidrografik e përbëjnë pjesa më e madhe e lumenjëve siç janë Vruja, Doli e Gërçari të cilat bashkarisht e formojnë lumin Luça e cila gjarpëron nëpër rrjedhen e vet dhe derdhet në Liqenin e Plavës.
Karakteristikat klimatike
Në këto anë deri në lartësinë mbidetare 1000m është e përfaqësuar klima e qetë kontinentale, mbi 1300m submalore, e në lartësitë më të mëdha klima malore (alpine). Verat janë pak të ngrohëta, ndërsa dimri I ftohët dhe me dëborë. Specifikat e klimes së Gucisë është se ndihet fuqishëm ndikimi I klimës mediterane rrymime këto që depertojnë nëpër luginat malore të Bjeshkëve të Namuna.
Resurset gjeografike
Fondi malor paraqet një pasuri të rëndësishme natyrore të kësaj ane ku së bashku me prodhimtarinë dhe përpunimin e drurit luan një rol të rëndësishëm në ekonominë dhe zhvillimin e Gucisë. Për këtë, koncepti I zhvillimit të kësaj ane mbeshtetet në pylltari dhe industrinë e përpunimit të drurit.
Sipërfaqet totale të mbuluara me pyje janë rreth 6.986 ha.
.
Resurset turistike
Një pasuri e jashtëzakonshme dhe llojllojshmëria e resurseve turistike, në theks ato natyrore (bjeshkët, malet, ujrat, klima, biodiversiteti etj) i bëjnë Bjeshkët e Namuna të Gucisë në rajonim me zhvillim dysezonal të turizmit bjeshkatar- veror rekreacional dhe dimror-sportiv në Mal të Zi. Megjithatë, realizimi i deritanishëm i planeve dhe strategjive zhvillimore lokale dhe qendrore nuk kan sijellë një valorizim të këtyre resurseve dhe potencialeve. Pozita turistike gjeografike periferike, investimet e pa ditura në bazën e turizmit, dhe faktorët tjerë të numërt janë arsye e mbetjes pas e këtij rajoni.
Edhe për nga resurset tjera turistike, klima, uji e resurset biogjeografike Bjeshkët e Namuna kan përparësi në krahasim me disa nga rajonet tjera të Malit të Zi dhe rajon. Megjithatë, faktori natyror ka ndikim të madh por jo edhe dominues në turizëm. Ndikim dukshëm më të madh ka edhe faktori shoqëror e zhvillimor, kjo më së miri vërehet në shembullin e Bjeshkëve të Namuna, të cilat posedojn numër shumë më të madh të resurseve turistike se sa vendet tjera, por në kuptimin turistik mbetet si vendi më i pa valorizuar në Mal të Zi.
Vlerat turistike dhe resurset natyrore të bjeshkëve të grupit Vizitor e Zeletin (Grebeni, Lipovica, Çardaku, Kcuberi) potencojn zhvillimin aktiv e rekreativ turistik,si kryefjalë e resurseve, që tregojn edhe qendrimet e gjata dhe më të koncentruara të turistëve.
Në bazë të studimit OECD, të publikuar në Gjenevë 1969 me titullin “Analiza e mundësive dhe problemeve të turizmit dimror në Jugosllavi” të cilin e kan bërë ekspertët e turizmit dimror M. Ray dhe Z. Iten, potencialet e skijimit të këtyre bjeshkëve janë ndër më të mëdhat në Mal të Zi. Denivelimi i rajonit e i cili është i përshtatshëm për skijim sipas studimit kap shifren prej 10.740m gjatësi prej të cilave në bjeshkën Bori në afërsi të Gucisë 5775m e në Popadi e Vollushafakt 4975m. Sipas krahasimit të të njejtëve studijues Durmitori ka gjithsejt 3360m denivelim për skijim ose tri herë më pak në krahasim me Bjeshkët e Namuna. Shtigjet e trasuara të Borit janë të eksponuara kryesisht në drejtim të veriperendimit dhe veriut dhe shumica kalojn nëpër malet halore që garantojn kohëzgjatjen e dëborës në 3 deri në 5 muaj. Sipas studimit të R. Nikoçeviq, në qendren e skijimit të Borit mund të projektohen 12 shtigje të skijimit, me një gjatësi prej 34.401m me kapacitet 9084 skijator. Shumica e shtigjeve ka diferencen e lartësisë mbi 800m. Dy shtigjet kryesore përmbushin kushtet olimpike të skijimit. Ndërsa terenet e skijimit në Popadi e Vollushafkt, gjinden të larguara nga qyteti 7km ngjitur me luginen e Dolit dhe Prrockës së kthiellt. Tereni është i mbuluar me bari në një hapsirë graciale të thelluar, në mes të majave të Karakollës, Vollushafaktit dhe Trojanit. Gjatësia e shtigjeve mund të jetë deri në 2,5km dhe diferenca e lartësisë rreth 800m.
Për nga pasuria hidrografike me Rajonin e Gucisë nuk mund të krahasohet asnjë teritor tjetër në Mal të Zi. Pas Marezes që gjindet afër Podgoricës, në Guci gjindet burimi më i madh i ujit, Burimet e Ali Pashë Gucisë. Në afërsi gjinden burimet Syri i Skafkaçit, Burimi i Bajroviqëve dhe burimi i Dragisë. Nga Syri krijohet lumi i Skafkaçit i cili në kanjonin e Gërles krijon disa ujëvara të madhësisë rreth 15-25m. Në pjesen e poshtme të rrjedhes bashkohet me lumin Vruja, dhe pas bashkimit me Gërçarin krijojnë lumin Luça që rrjedh drejt Liqenit të Plavës.
Resurset bujqësore
Resurset bujqësore i përbëjnë toka e përshtatshme për përpunim, arat, kullosat, livadhet, malet dhe kullosat malore, frutat malore, barishtet mjekuese etj.
Karakteristikat e tokës
Llojet e tokës Vendndodhja
Tokë gelqerore – Vuthaj, Doli, Gërçari
Aluvijum karbonore – Vuthaj
Aluvijum zallore, jokarbonore – Gucia
Tokë e hirtë karbonore e fortë – Doli, Vuthaj, Gërçari, Martinajt
Tokë e hirtë me bazë silikati – Kolina, Krusheva, Vishnjeva
Pothuajse të gjitha llojet e tokave të lartëcekura janë të favorshme për bujqësi. Prodhimet bujqësore, veçanërisht blegtoria e lavërtaria, përbëjnë deget kryesore bujqësore të zonës.
Resurset antropogjene
Resurset antropogjene përbëjnë bazën për zhvillim të turizmit kulturor i cili ka për qellim të përmbushë nevojat dhe kerkesat kulturore, dhe atë nevojat e turistëve të zgjerojnë horizontin kulturor nëpërmjet njoftimit, shfletimit dhe duke e ndjerë disa vlera kulturore e natyrore sic janë: përmendoret kulturore e historike, institucionet kulturore, manifestimet, folklorin, elementet etnologjike, bukuritë natyrore, vlerat turistike e natyrore, etj. Turizmi kulturor nuk është i kufizuar si ai rekreativ, vizitat janë më të shkurtra e mobiliteti i turistëve më i madh. Bashk me resurset natyrore, përmendoret kulturore janë pjesë përbërëse e ofertës primare turistike të Gucisë, por deri tani në këtë zonë shumë pak është bërë që ato të shtyhen në mënyrë që ta pasurojnë këtë ofertën turistike.
Karakteristikat kryesore të kësaj trashëgimie kulturore bazohet në:
- prodhimet që janë lokale, të ustahllarëve autokton, dhe përmbajnë specifika të caktuara në bazë të cilave dallohet nga zonat tjera.
- shprehja e të folurës së sotme heterogjene, multikonfesionalitetit dhe multikulturës, por me ndikim orijental dominant, e që janë atribute shtesë për tërheqjen turistike.
- një pjesë e mirë e kësaj trashëgimie nuk është ruajtur në përbërjene e vet burimore e autentike.
Trashëgimia kulturore buron nga periudha të ndryshme, duke filluar nga parahistoria e deri në kohën e sotme moderne. Ka gjurmë të paleolitit e neolitit, nga koha antike romake por janë dobët të ruajtura. Objektet më të rëndësishme datojnë që nga koha e pushtimit osman. Dhëmbi i kohes, zhvillimet e ndryshme historike, shprënguljet e popullsisë kan kontribuar në dëmtimin e shumë mbetjeve kulturore të parahistorisë, të kohës antike, ilire e romake, madje edhe të mesjetës.
VEPRIMTARITË EKONOMIKE
Bujqësia
Largimi nga fshatrat dhe bujqësia ka bërë që kjo veprimtari ekonomike e cila në të kaluaren ishte bazike për jetesë të banorëve tani ka mbetur në plan të dytë, me orjentim në blegtori e pemtari. Për këto arsye ka ardh deri tek ristrukturimi i tokave bujqësore, sipërfaqet mbulohen me bari duke u kthyer në livadhe e kullosa të përshtatshme për blegtori.Amvisnitë janë bartësit kryesor të zhvillimit të bujqësisë, ku mbajtja e bagëtive bëhet në mënyrë tradicionale dhe me një përbërje jo shumë racore. Janë fituar lopë më kualitative të cilat pjesërisht e kan përmirësuar racen e tyre në tërsi mirëpo për shkak të mbajtjes jo të drejtë të tyre efektet janë të vogla. Megjithatë, viteve të fundit vërehet një shtim i importit të lopëve racore dhe interesimi për to është shtuar. Kryesisht është e njohur mbajtja e lopëve në fshatra dhe pjesërisht gjatë verës mbajtja e tyre nëpër kullosa të bjeshkëve.
Në këtë mënyrë fitohen produkte kualitative dhe të shëndosha të zonës. Në këtë mënyrë nuk sigurohet një prodhimtari në seri por vetem punohen prodhimet tradicionale të zonës, sic janë djathi, maza, etj. Në këtë rajon mundet të jetë, e fatkeqësisht nuk është i zhvilluar sektori i prodhimeve ekologjike të zonës. Në theks të veçantë i vëjmë llojet specifike të djathit, mishit të ndryshëm si ai i viçit, qengjit, edhit etj,si dhe prodhimeve tjera që kan për bazë blegtorinë.
Pranë prodhimeve të lartëcekura ekziston mundësia e zhvillimit të prodhimtarisë së peshkut, pemëve e perimeve, prodhimeve të malit, dhe prodhimeve tjera që i ka falë natyra.
Në këtë mënyrë duhet të zhvillohen politika të atilla që të organizohet zhvillimi i integruar i bujqësisë si në fshatra ashtu edhe në qytet.
Ndërmarrja që vlen të permendet e cila ka punësuar dikur 200 punëtorë është Ndërmarrja e përpunimit të tokës “Alo Hot”-Guci. Në pronësi të veten ka pasur rreth 9ha tokë dhe është marrë me përpunimin, prodhimin dhe shitjen pemëve e perimeve duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekonominë vendore. Pos kësaj është marrë edhe me thertore, grumbullimin e barishteve medicionale dhe boronicave si dhe mullirin për bluarjen e drithrave që tani punëson 15 punëtorë. Në të kaluaren kjo ndërmarrje ka qenë faktor kryesor i zhvillimit të komunës tone. (kapaciteti 35 vagona boronica).