MUNDËSI E FORMIMIT TË RADIOS LOKALE EMITUESE
- On 06/03/2018
TAKIM ME DREJTORIN E AGJENSIONIT PËR MEDIA ELEKTRONIKE
Kryetarja e komunës së Gucisë Anela Çekiq dhe nënkryetari Huso Brdakiq janë takuar në Podgoricë me drejtorin e Agjensionit për media elektronike Abaz Beli Xhafiq dhe bashkëpunëtorët e tij Elvir Cekoviq udhëheqës i shërbimit për mardhënie me publikun dhe Marina Mugosha-Lazareviq këshilltaren e drejtorit të Agjensisë për punë juridike.
Në takim është diskutuar rreth mundësisë të formimit të radio emituesit lokal në teritorin e komunës së Gucisë. Në takim janë permendur parashikimet eventuale të cilat do të ndihmonin në formimin e të njejtit dhe ndihma e Agjensionit për media elektronike në drejtim të përgatitjeve të akteve dhe vendimeve paraprake për krijimin e radio emituesit publik vendime që janë të obligueshme të aprovohen në Kuvendin komunal.
Formimi i radio emituesve publik do dë ndikonte mjaft në avancimin e infirmacionit dhe punën transparente të punës së administratës lokale dhe shërbimeve tjera gjithashtu edhe në përcielljen e mbledhjeve të KK si dhe informimin e drejtë dhe në kohë të të gjitha organizimeve që bën administrata dhe organizatat e saj. Radioja do degjohej edhe në internet dhe kështu diaspora jonë do mund të informohet rreth punës tonë dhe ndodhive në Guci. Siç është cekur nga zyrtarët e Agjensionit për media elektronike momentalisht për Guci janë të lira këto frekuenca: 104,0 105,2 dhe 107,0 Mhz FM dhe TV kanali 38 në Multiplex L1. Për momentin kjo është ideja e formimit të radios lokale dhe besojmë që së shpejti do të jetësohet kjo ide e me këtë edhe puna e komunës në këtë drejtim.
0 Comments