MINISTRI I SPORTIT NIKOLA JANOVIQ VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E GUCISË
- On 31/07/2017
Të premten 31 Korrik 2017 për vizitë zyrtare në Komunën e Gucisë ishte ministri i sportit në qeverinë e Malit të Zi Nikola Janoviq me bashkëpunëtorë. Kryetarja e Komunës së Gucisë Anela Çekiq, e ka informuar ministrin se edhe pran dy klubeve ai futbollistik dhe ai i basketbollit, sporti në Guci ka “rënë në degë shumë të ulta” e që prioritet i yni është nderitimi i sallës sportive për shkollarë, klube e qytetar. Kryetarja Çekiq me bashkëpunëtorë ka theksuar se ky objekt infrastrugturor e sportiv është gjatë në pritje, duhe shpresuar në ndihmë nga ana e qeverisë dhe ministrive të caktuara, që të planifikohet në buxhetin kapital të vitit 2018.
Janoviq me iniciativë të anëtarëve të Fondacionit Gucia me seli në New York, është takuar edhe me përfaqësuesit e diasporëes, të cilet për 11 vite ekzistencë kan investuar mbi gjysëm milioni dollarë në Guci. Në takim ishin pjesëmarrës edhe nënkryetari Huso Brdakiq, kryeadministratori Hasret Radonçiq, drejtori i drejtorisë për investime Shemso Jaroviq si dhe drejtori i shkollës fillore Sherif Feratoviq. Në emër të Fondacionit të pranishëm ishin nënkryetari Ruzhdia Pjetroviq dhe koordinatori Sylë Gjonbalaj si dhe njëri nga lojtarët më me nam të handbollit Damir Radonçiq.
Pas takimit kryesuesit e komunës dhe ministrisë kan vizituar luginën e Gërbajes ku u mbajt manifestimi Ditët e diasporës ku pjesëmarrësve u është drejtuar kryetarja e komunës Anela Çekiq duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkëatdhetarëve, gjithashtu edhe ministri Janoviq u është drejtuar të pranishmëve duke ju falenderuar që ashtu si sportistet edhe ata e përfaqësojnë Malin e Zi nëpër Botë, në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze.