AMBASADORJA E SHBA NË VIZITË DYDITORE NË GUCI
- On 13/11/2017
Në Guci në vizitë dyditore ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zonja Margaret Ann Uyehara me bashkëpunëtorët e vet ku me këtë rast diten e parë së bashku me kryetarën e komunës së Gucisë Anela Çekiq, nënkryetarin Huso Brdakiq dhe drejtoreshen e Parkut Nacional Irma Pupoviq kan vizituar Parkun Nacional Bjeshkët e Namuna saktësisht luginen e Gërbajës, ku në një shetitje është njoftuar me bukuritë dhe potencialet e kësaj ane.
Ditën e dytë të vizitës ambasadorja Uyehara në takimin zyrtar në kabinetin e kryetarës së komunës së Gucisë Anela Çekiq kishin një takim të përbashkët me bashkëpunëtorë me çrast kryetarja ka shprehë kënaqësinë që ambasadorja është musafire e jona me bashkëpunëtorët e vet, i ka prezentuar potencialet që posedon Komuna e Gucisë, ka prezantuar projektet aktuale dhe ka theksuar se shpreson që ky takim do të jetë frytëdhënës në bashkëpunimin sa më të mirë në të ardhmen duke shprsuar në përkrahje të ambasadës së SHBA në projekte të caktuara.
Në fund të vizitës së punës, ambasadorja ka vizituar Etno dhomen ose Dhomën e Gucisë ku ka patur rastin me u njoftuar me kulturën dhe traditen e kësaj ane si dhe gjatë qendrimit aty ti sheh të gjitha punimet e dorës dhe punime tjera artizanale të kësaj ane.
[foogallery id=”2886″]